2010
Forcimi i Familjeve dhe i Shtëpive
korrik 2010


Mesazhi i Vizitës MësimORE, korrik 2010

Forcimi i Familjeve dhe i Shtëpive

Studioni këtë material dhe, sipas rastit, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar që të forconi motrat tuaja dhe ta bëni Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Nga Shkrimet e Shenjta: Zanafilla 18:19; Mosia 4:15; DeB 93:40; Moisiu 6:55–58

Forcim në Çdo Rast

“Secili prej nesh është në një gjendje të ndryshme familjare. Disa familje kanë një nënë dhe baba me fëmijë në shtëpi. Disa çifte nuk kanë më fëmijë në shtëpi. Shumë anëtarë të Kishës janë beqarë dhe disa janë prindër pa partner. Të tjerë janë të ve që jetojnë vetëm.

Nuk ka rëndësi se si duket familja jonë, secili prej nesh mund të punojë për forcimin e familjeve tona apo të ndihmojë në forcimin e të tjerëve.

[Njëherë] unë qëndrova në shtëpinë e mbesës time dhe familjes së saj. Atë mbrëmje përpara se fëmijët të shkonin në shtrat, ne patëm një mbrëmje të shkurtër familjare në shtëpi dhe një histori nga shkrimet e shenjta. Babai i tyre tregoi mbi familjen e Lehit dhe sesi ky u mësoi fëmijëve të vet se duhej të mbaheshin me fort pas shufrës së hekurt, që është fjala e Perëndisë. Mbajtja fort pas shufrës së hekurit do t’i mbante ata të sigurt dhe do t’i udhëhiqte në gëzim dhe lumturi. Nëse ata do të shkëputeshin nga shufra e hekurt, kishte rrezik fundosjeje në lumin me ujë të ndotur.

Për t’ua demonstruar këtë fëmijëve, nëna e tyre u bë ‘shufra e hekurt’ ku ata duhej të kapeshin dhe babai luajti rolin e djallit, duke u përpjekur t’i tërheqë fëmijët nga siguria dhe lumturia. Fëmijët e pëlqyen historinë dhe mësuan se sa e rëndësishme është të mbahesh fort tek shufra e hekurt. Pas historisë nga shkrimet e shenjta ishte koha për lutjen familjare. …

Shkrimet, mbrëmja familjare në shtëpi dhe lutja familjare do të forcojnë familjet. Ne kemi nevojë të përdorim çdo mundësi për të forcuar familjet dhe mbështetur njëri-tjetrin për të qëndruar në rrugën e drejtë.”1

Barbara Tompson, këshilltare e dytë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Çfarë Mund të Bëjmë Ne?

  1. Çfarë idesh për forcimin e familjeve dhe të shtëpive do të tregoni me motrat tuaja? Kur meditoni mbi rrethanat e tyre vetjake, Shpirti mund të sjellë në mendje ide.

  2. Çfarë përparësish mund të ndryshoni këtë muaj për të forcuar më mirë vetë familjen dhe shtëpinë tuaj?

Nga Historia Jonë

Qysh në fillim, Shoqata e Ndihmës ka pasur detyrë të forcojë familjet dhe shtëpitë. Profeti Jozef u mësoi motrave në një mbledhje të hershme të Shoqatës së Ndihmës: “Kur shkoni në shtëpi, kurrë mos u thoni bashkëshortëve fjalë zemërake ose të ashpra, por mirësia, dashamirësia dhe dashuria le të kurorëzojnë punët tuaja këtej e tutje.”2

Në 1914-n, Presidenti Jozef F. Smith u tha motrave të Shoqatës së Ndihmës: “Kudo ku të ketë injorancë apo të paktën mungesë kuptimi mbi familjen, … atje gjendet kjo organizatë ose është pranë e gatshme; dhe me dhuratat dhe frymëzimin e natyrshëm që i përket organizatës, ato janë të përgatitura dhe të gatshme të japin udhëzim lidhur me ato detyra të rëndësishme.”3

Shënime

  1. Barbara Tompson, “His Arm Is Sufficient,” Liahona, maj 2009, f. 84.

  2. Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (2007), f. 482.

  3. Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith (1998), f. 186.