2011
Misionarët e Shumtë në Jetën Time
shkurt 2011


Rinia

Misionarët e Shumtë në Jetën Time

Të dielën e parë mora pjesë në kishë me misionarët, unë dallova njerëz me të cilët isha rritur dhe që i njihja nga komuniteti. Unë pashë një nga miqtë e mi më të mirë të shkollës, sekretarë të fillores dhe të së mesmes, një vajzë ndaj së cilës nuk pata qenë shumë e mirë në të kaluarën dhe madje një të ri ndaj të cilit dikur isha fshehtas e magjepsur.

Secili nga këta persona pati një ndikim të përhershëm mbi mua. Mikja ime më e mirë ishte një grua me ndershmëri të madhe dhe prej saj unë zgjodha të vazhdoj të jem kërkuese në Kishë. Sekretarët që më mbanin mend nga shkolla më ndihmuan të di se unë jam e rëndësishme. Unë mësova rreth dashurisë dhe dhembshurisë së perëndishme nga e reja që më pranoi mua megjithë sjelljen time jo aq të këndshme ndaj saj në të kaluarën. Djali që shkaktoi tërheqjen time të hershme të fortë si adoleshente qe një shembull aq i mirë, unë e njoha dritën e tij dhe doja të isha rreth tij.

Këto përvoja më ndihmuan të mësoj se, edhe përpara takimit tim të parë me misionarët, Ati Qiellor më pati përgatitur mua të pranoj ungjillin nëpërmjet njerëzve që Ai vendosi përreth meje. Prej tyre unë mësova se gjërat e vogla që bëjmë mund të kenë ndikim të madh. Më e rëndësishmja, unë mësova se puna misionare fillon nga unë.