2011
Një Rivendosje e Të Gjitha Gjërave
shkurt 2011


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shkurt 2011

Një Rivendosje e Të Gjitha Gjërave

Studiojeni këtë material dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Relief Society seal

Besim • Familje • Ndihmë

Profeti Jozef Smith e organizoi Shoqatën e Ndihmës si një pjesë thelbësore të Kishës. Si presidencë, ne shpresojmë se mund t’ju ndihmojmë juve të kuptoni përse Shoqata e Ndihmës është thelbësore në jetën tuaj.

Ne e dimë se gratë e Dhiatës së Re treguan besim në Jezu Krisht dhe morën pjesë në punën e Tij. Lluka 10:39 tregon për Marien, që “u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.” Në Gjoni 11:27 Marta sjell dëshmi për Krishtin: “Ajo i tha: Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë.” Veprat e Apostujve 9:36, 39 flet për “një dishepull me emër Tabitha, … [që] bënte shumë vepra të mira … të gjitha gratë e veja i dolën atij … dhe i treguan tunikat dhe veshjet që kishte punuar [ajo].” Feba, te Romakëve 16:1–2, ishte “dhjake e kishës” dhe “[shpëtimtare] e shumë veta[ve].”

Këto modele të besimit, dëshmisë dhe shërbimit vazhduan në Kishën e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe u formalizuan me organizimin e Shoqatës së Ndihmës. Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës na mësoi: “Pikërisht ashtu si Shpëtimtari ftoi Marien dhe Martën e kohëve të Dhiatës së Re të merrnin pjesë në punën e Tij, gratë e kësaj periudhe ungjillore kanë një mandat zyrtar që të marrin pjesë në punën e Zotit … Organizimi i Shoqatës së Ndihmës në vitin 1842 mobilizoi forcën kolektive të grave dhe të të caktuarave të tyre të posaçme të ndërtojnë mbretërinë e Zotit.”1

Ne përmbushim punën tonë ndërsa përqendrohemi te qëllimet e Shoqatës së Ndihmës: për të rritur besimin dhe drejtësinë vetjake, forcuar familjet dhe shtëpitë dhe të gjejmë dhe ndihmojmë ata në nevojë.

Unë dëshmoj se Shoqata e Ndihmës u organizua hyjnisht për të ndihmuar në punën e shpëtimit. Çdo motër e Shoqatës së Ndihmës ka një rol thelbësor për të luajtur në përmbushjen e kësaj detyre të shenjtë.

Silvia H. Ollred, këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Nga Shkrimet e Shenjta

Joeli 2:28–29; Lluka 10:38–42; Efesianëve 1:10

Nga Historia Jonë

Motra Xhuli B. Bek na ka mësuar se: “ne e dimë nëpërmjet Profetit Jozef Smith se Shoqata e Ndihmës ishte një pjesë formale e Rivendosjes.”2 Procesi i rivendosjes filloi me Vegimin e Parë në vitin 1820 dhe vazhdoi “rresht pas rreshti, parim pas parimi” (DeB 98:12). Kur Shoqata e Ndihmës u organizua formalisht më 17 mars 1842, Profeti u mësoi grave rreth pozitës së tyre thelbësore në Kishën e rivendosur. Ai tha: “Kisha nuk ishte e organizuar kurrë përsosmërisht gjersa gratë u organizuan kështu.”3

Shënime

  1. Julie B. Beck, “Plotësimi i Qëllimit të Shoqatës së Ndihmës”, Liahona, nëntor 2008, f. 108.

  2. Julie B. Beck, “Plotësimi i Qëllimit të Shoqatës së Ndihmës”, f. 108.

  3. Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (2007), f. 451.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. Çfarë ndihme do t’u jap motrave të mia këtë muaj, që jep shembull të besimit të dishepujve femra të Jezu Krishtit?

  2. Çfarë mësimi të ungjillit të rivendosur do të studioj unë për të forcuar dëshminë time këtë muaj?