Rinia
Kryeni një Detyrë Mirënjohjeje
Jo vetëm të flasim rreth numërimit të bekimeve – le ta bëjmë atë! Shkruani një listë me 100 gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Nëse duket sikur janë tepër, provoni këtë:
-
Shkruani 10 aftësi fizike për të cilat jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 zotërime materiale për të cilat jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 njerëz që jetojnë, për të cilët jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 njerëz që kanë vdekur, për të cilët jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 gjëra rreth natyrës për të cilat ju jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 gjëra rreth të sotmes për të cilat ju jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 vende në tokë për të cilat ju jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 shpikje moderne për të cilat ju jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 ushqime për të cilat jeni mirënjohës.
-
Shkruani 10 gjëra rreth ungjillit për të cilat ju jeni mirënjohës.
Kur ne bëjmë një listë si kjo, ne zbulojmë se një listë me 100 është vetëm fillimi i të gjitha gjërave që Perëndia na ka dhënë.