Mesazhi i Vizitës Mësimore, dhjetor 2011
Një Sferë e Gjerë Veprimi
Studiojeni këtë material dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.
Zoti, Kisha e Tij, familjet dhe komunitetet kanë nevojë për ndikimin e grave të drejta. Në fakt, Plaku M. Rasëll Ballard i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve na mësoi se “çdo motër në këtë Kishë që ka bërë besëlidhje me Zotin, ka një përgjegjësi hyjnore për të ndihmuar të shpëtohen shpirtra, të udhëheqin gratë e botës, të forcojnë familjet e Sionit dhe të ndërtojnë mbretërinë e Perëndisë”1.
Disa motra mund të pyesin veten nëse munden të përmbushin obje-ktiva të tilla shumë të larta. Por siç shpjegoi Eliza R. Snou (1804–1887), presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës: “Nuk ka motër aq të izoluar dhe me sferë aq të ngushtë, sa të mos mund të bëjë shumë për vendosjen e Mbretërisë së Perëndisë mbi tokë”2. Motra Snou gjithashtu na mësoi se Shoqata e Ndihmës qe organizuar “për përmbushjen e çdo pune të mirë dhe fisnike”3.
Pjesëmarrja në Shoqatën e ndih-mës zgjeron sferat tona të ndikimit duke i dhënë çdo motre mundësi për të ngritur besimin, për të forcuar familjet e shtëpitë dhe për të dhënë shërbime edhe në shtëpi edhe kudo në botë. Dhe fatmirësisht, përpjekjet tona si individë dhe si Shoqata të Ndihmës nuk është nevoja të jenë të mëdha dhe dërrmuese, por ato duhet të jenë matura dhe të qëndrueshme. Praktika të tilla të drejta si lutja e përditshme vetjake dhe familjare, studimi i përditshëm i shkrimeve të shenjta dhe përmirësimi i qëndrueshëm i thirrjeve të Kishës, do të ndihmojnë rritjen e besimit dhe ndërtimin e mbretërisë së Zotit.
Për motrat që pyesin veten nëse këto ndihmesa në dukje të vogla ndryshojnë ndonjë gjë, Plaku Ballard pohon: “Çdo motër që qëndron për të vërtetën dhe drejtësinë, zvogëlon ndikimin e së keqes. Çdo motër që forcon dhe mbron familjen e saj, po bën punën e Perëndisë. Çdo motër që jeton si grua e Perëndisë, bëhet një fanar që të tjerët ta ndjekin dhe mbjell farën e ndikimit të drejtë që do të korret në dekadat që vijnë.”4
Nga Shkrimet e Shenjta
1 Korintasve 12:4–18; 1 Timoteut 6:18–19; Mosia 4:27; Nenet e Besimit 1:13
Nga Historia Jonë
Eliza R. Snou, që pati shërbyer si sekretare kur Shoqata e Ndihmës u organizua në Nauvu, qe thirrur nga Presidenti Brigam Jang (1801–1877) që të udhëtonte nëpër të gjithë Kishën, për të ndihmuar peshkopët të organizonin Shoqatën e Ndihmës në lagjet e tyre.
Motra Snou na mësoi: “Nëse bijat dhe nënat në Izrael po ndihen sadopak të përjashtuara [të kufizuara] në fushat e tyre të veprimit të së tashmes, ato do të gjejnë tani një liri të gjerë veprimi për çdo fuqi dhe aftësi për të bërë mirë, me të cilat janë pajisur në mënyrë të bollshme … Presidenti Jang ka krijuar mundësinë për aftësi të madhe veprimi dhe përfitimi.”5
© 2011 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në Gjermani. Miratuar për anglisht: 6/10. Miratuar për përkthim: 6/10. Përkthim i Visiting Teaching Message, December 2011. Albanian. 09772 101