2012
E Udhëhequr nga një Profet i Gjallë
mars 2012


Rinia

E Udhëhequr nga një Profet i Gjallë

Kur isha 16 vjeç, unë pata rastin të merrja pjesë personalisht në një konferencë të përgjithshme për herë të parë. Familja ime jetonte në Oregonin perëndimor, SHBA, dhe ne shkuam me makinë në Juta për të marrë pjesë në konferencë dhe për të çuar vëllanë tim më të madh te qendra e trajnimit misionar.

Unë shkova në konferencë me një dëshirë për t’u mësuar nga Fryma e Shenjtë. Si rrjedhim, unë mora një shfaqje nga Shpirti që ndoshta nuk do ta kisha marrë nëse nuk do ta kisha përgatitur veten.

Gjatë njërit prej sesioneve, secili u ngrit dhe këndoi himnin e mbledhjes “Guide Us, O Thou Great Jehovah” [“Na Udhëhiq Ne, O Ti Jehova i Madh”]. Ndërsa këndonim, unë pata përshtypjen e qartë që të vështroja përreth Qendrës së Konferencës. Unë e bëra dhe më bëri përshtypje forca e unitetit e mijëra njerëzve atje ndërsa të gjithë ngrinim zërin në përlëvdim të Perëndisë.

Pastaj unë pata një përjetim ku u ndieva si Nefi kur pa vegimin e pemës së jetës, sepse Shpirti më tha: “Shih” (shih 1 Nefi 11–14). Unë pashë Presidentin Tomas S. Monson dhe ndieva se uniteti i Kishës ekzistonte, sepse ne udhëhiqeshim nga një profet i gjallë. Nëpërmjet dëshmisë së Frymës së Shenjtë, unë e di se Presidenti Monson është profeti i vërtetë për kohën tonë dhe unë e di se Jezu Krishti e udhëheq këtë Kishë nëpërmjet tij.