2012
Daughters in My Kingdom [Bija në Mbretërinë Time]
mars 2012


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Mars 2012

Bija në Mbretërinë Time

Studiojeni këtë material dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Besim, Familje, Ndihmë

Ne jemi bija të Atit tonë në Qiell. Ai na njeh, na do dhe ka një plan për ne. Një pjesë e atij plani përfshin ardhjen në tokë për të mësuar që të zgjedhim të mirën apo të keqen. Kur ne zgjedhim të mbajmë urdhërimet e Perëndisë, ne e nderojmë Atë dhe e pranojmë përkatësinë tonë si bija të Perëndisë. Shoqata e Ndihmës na ndihmon që ta kujtojmë këtë dëshmi hyjnore.

Shoqata e Ndihmës dhe historia e saj na forcon dhe na mbështet ne. Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, ka thënë: “Si bija të Perëndisë, ju po përgatiteni për role të përjetshme dhe secila prej jush ka një përkatësi, natyrë dhe përgjegjësi femërore. Suksesi i familjeve, komuniteteve, i kësaj Kishe dhe planit të çmuar të shpëtimit varen nga besnikëria juaj. …[Ati ynë Qiellor] synonte që Shoqata e Ndihmës të ndihmojë njerëzit e Tij dhe t’i përgatisë ata për bekimet e tempullit. Ai e themeloi [Shoqatën e Ndihmës] që t’i lidhte bijat e Tij me punën e Tij dhe ta përfshinte ndihmën e tyre në ndërtimin e mbretërisë së Tij dhe në forcimin e shtëpive të Sionit.”1

Ati ynë në Qiell na ka dhënë një punë të veçantë për të ndihmuar në ndërtimin e Mbretërisë së Tij. Ai na ka bekuar gjithashtu me dhuratat shpirtërore që na duhen për të plotësuar këtë punë të veçantë. Nëpërmjet Shoqatës së Ndihmës ne kemi mundësi që t’i përdorim dhuratat tona për të forcuar familjet, për të ndihmuar nevojtarët dhe për të mësuar se si të jetojmë si dishepuj të Jezu Krishtit.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, tha për të qenit dishepull: “Duke ecur me durim në rrugën e të qenit dishepull, ne i tregojmë vetes përmasën e besimit tonë dhe gatishmërinë tonë për të pranuar vullnetin e Perëndisë në vend të vullnetit tonë.”2

Le të kujtojmë që jemi bija të Perëndisë dhe të përpiqemi të jetojmë si dishepuj të Tij. Ndërsa veprojmë kështu, ne do të ndihmojmë të ndërtohet mbretëria e Perëndisë këtu në tokë dhe do të bëhemi të denja për t’u kthyer në praninë e Tij.

Nga Shkrimet e Shenjta

Zakaria 2:10; Doktrina e Besëlidhje 25:1, 10, 16; 138:38–39, 56; “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, (Liahona dhe Ensign, nëntor 2010, f. 129)

Nga Historia Jonë

Më 28 prill 1842, Profeti Jozef Smith u tha motrave në Shoqatën e Ndihmës: “Ju jeni vendosur tani në një situatë ku ju mund të veproni sipas atyre ndjenjave që Perëndia ka vendosur në [ju]. … Nëse jetoni në përputhje me privilegjet tuaja, engjëjt nuk do të ngurrojnë të bëhen shoqëruesit tuaj.”3

Duke njohur fuqinë e Shoqatës së Ndihmës për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të ndihmuar individë që të rriten në besim, Zina D. H. Jang, presidentja e tretë e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, u premtoi motrave në 1893-shin: “Nëse ju do të gërmoni në thellësitë e zemrës suaj ju do të gjeni, me ndihmën e Shpirtit të Zotit, perlën me vlerë të madhe, dëshminë e kësaj pune”4.

Shënime

  1. Xhuli B. Bek “Bija në Mbretërinë Time: Historia dhe Puna e Shoqatës së Ndihmës”, Liahona, nëntor 2010, f. 112, 114.

  2. Diter F. Uhdorf, “Rruga e Dishepullit”, Liahona, maj 2009, f. 76.

  3. Joseph Smith, në History of the Church, 4:605.

  4. Zina D. H. Young, “How I Gained My Testimony of the Truth”, Young Woman’s Journal, prill 1893, f. 319.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. Si mund t’i ndihmoj motrat e mia të arrijnë fuqinë e tyre si bija të Perëndisë?

  2. Si mund ta zbatoj në jetën time këshillën dhe paralajmërimet që u jepen grave tek Doktrina e Besëlidhje 25?