2012
Falë Mësueses Sime të Shkollës të së Dielës
Qershor 2012


Rinia

Falë Mësueses Sime të Shkollës të së Dielës

Klasa ime e Shkollës të së Dielës nuk tregon gjithnjë nderim. Mua më pëlqen shumë të dëgjoj mësimin çdo javë, por ndonjëherë duket sikur të tjerët në klasën time nuk e bëjnë këtë gjë. Shpesh, ata flasin me njëri-tjetrin ose luajnë lojëra në pajisje elektronike teksa mësuesja jonë është duke u përpjekur të na japë mësim. Fatkeqësisht, unë ndonjëherë e gjej veten pjesë të problemit.

Një javë, ne ishim më keq se zakonisht dhe, nga fundi i orës së mësimit, mësuesja jonë po qante, sepse askush nuk po e dëgjonte mësimin e saj. Ndërsa po dilnim nga klasa, mua më erdhi keq për të.

Të dielën vijuese, mësuesja jonë na shpjegoi se ajo ishte lutur shumë atë javë, duke kërkuar drejtim, dhe asaj i erdhi ndër mend se duhej të na paraqiste një film të Kishës. Ajo e vendosi filmin, që ishte rreth jetës së Jezu Krishtit dhe mrekullive që kreu Ai.

Teksa mendoja për filmin atë mbrëmje, ndieva diçka ndryshe. Papritmas, kuptova se po ndieja Shpirtin, më shumë se kurrë më parë. Menjëherë, vendosa se dëshiroja të bëja ndryshime në jetën time që të isha më shumë si Shpëtimtari dhe kuptova se përvoja e Shkollës të së Dielës atë ditë e kishte forcuar shumë dëshminë time. Unë jam shumë mirënjohës për mësuesen time të Shkollës të së Dielës dhe për gjithçka që ajo bën për klasën tonë çdo javë.