Rinia
Shërbimi në Tempull
Kur mbusha 17 vjeç, fillova të mendoja seriozisht për të ardhmen time dhe iu luta Atit Qiellor rreth asaj që mund të bëja për t’u përgatitur që të shkoja në një mision dhe të merrja Priftërinë Melkizedeke. Ndieva se duhet të shkoja më shpesh në tempull sepse ai është shtëpia e Zotit dhe do të ishte vendi ku do të ndihesha më pranë Atit tim Qiellor.
Kështu që vendosa një synim për të bërë 1.000 pagëzime në një vit. Ndieva vërtet nevojën për ta vënë këtë synim; unë agjërova për të ditur nëse kjo ishte ajo që duhet të bëja. Ati ynë Qiellor m’u përgjigj dhe unë fillova të shkoja në Tempullin e Tampikos në Meksikë çdo të shtunë.
Pasi pata bërë 500 pagëzime, vendosa një synim për të bërë kërkime për historinë e familjes së paraardhësve të mi dhe më pëlqeu kaq shumë të bëja kërkime saqë nuk mund të flija për shkak se po kërkoja emra. Gjeta 50 emra dhe tetë breza të historisë sime të familjes; ndihmova që të bëhej puna e tempullit për të gjithë ata.
Përfundova duke bërë mbi 1.300 pagëzime dhe u diplomova nga seminari, mora Priftërinë Melkizedeke dhe tani po shërbej si misionar me kohë të plotë, që ishte një nga synimet më të mëdha në jetë.