2012
Marrja e Masave në Kohë Nevoje
gusht 2012


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Gusht 2012

Marrja e Masave në Kohë Nevoje

Studiojeni këtë material plot lutje dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni atë me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

Si mësuese vizitore, një prej qëllimeve tona është të ndihmojmë për të forcuar familjet dhe shtëpitë. Motrat që vizitojmë, duhet të jenë në gjendje të thonë: “Nëse kam probleme, e di se mësueset e mia vizitore do të më ndihmojnë pa pritur që t’ua kërkoj”. Në mënyrë që të shërbejmë, kemi një përgjegjësi që të jemi të ndërgjegjshme për nevojat e motrave të cilat i vizitojmë. Kur kërkojmë frymëzim, do ta dimë se si t’u përgjigjemi nevojave shpirtërore dhe materiale të çdo motre të cilën jemi caktuar ta vizitojmë. Pastaj, duke përdorur kohën, aftësitë, talentet, lutjet e besimit dhe mbështetjen tonë shpirtërore dhe emocionale, ne mund të ndihmojmë për të dhënë shërbim të dhembshur gjatë kohëve të sëmundjes, vdekjes dhe rrethanava të tjera të veçanta.1

Nëpërmjet ndihmës së raportimit nga mësueset vizitore, presidenca e Shoqatës së Ndihmës përcakton ato që kanë nevoja të veçanta për shkak të sëmundjes fizike apo emocionale, rasteve urgjente, lindjeve, vdekjeve, paaftësisë, vetmisë ose sfidave të tjera. Presidentja e Shoqatës së Ndihmës ia raporton më pas zbulimet e saj peshkopit [presidentit të degës]. Ajo bashkërendon ndihmën, nën drejtimin e tij.2

Si mësuese vizitore ne mund të kemi një “arsye të madhe … për t’u gëzuar” për shkak të “bekimi[t] që na është dhënë që ne u bëmë mjete në duart e Perëndisë për të plotësuar këtë punë të madhe” (Alma 26:1, 3).

Nga Shkrimet e Shenjta

Mateu 22:37–40; Lluka 10:29–37; Alma 26:1–4; Doktrina e Besëlidhje 82:18–19

Nga Historia Jonë

Në vitet e hershme të Kishës, anëtarësia qe e vogël dhe e përqendruar. Anëtarët mund të përgjigjeshin shpejt kur dikush qe në nevojë. Sot anëtarësia është mbi 14 milionë dhe është e shpërndarë anembanë botës. Vizita mësimore është pjesë e planit të Zotit për të siguruar ndihmë për të gjithë fëmijët e Tij.

“I vetmi sistem që mund të siguronte ndihmë dhe ngushëllim anembanë një kishe kaq të madhe në një botë kaq të ndryshuar, do të ishte nëpërmjet shërbyesve individualë pranë njerëzve në nevojë”, tha Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë.

… Çdo peshkop dhe çdo president dege ka një presidente të Shoqatës së Ndihmës ku të mbështetet”, vazhdoi ai. “Ajo ka mësuese vizitore, të cilat i njohin sprovat dhe nevojat e secilës motër. Ajo mundet, nëpërmjet mësueseve vizitore, t’i kuptojë zemrat e individëve dhe familjeve. Ajo mund të përmbushë nevojat dhe ta ndihmojë peshkopin në thirrjen e tij për të ushqyer individë dhe familje.”3

Shënime

  1. Shih Handbook 2: Administering the Church (2010), 9.5.1; 9.6.2.

  2. Shih Handbook 2, 9.6.2.

  3. Henri B. Eyring, në Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011) f. 110.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. A po i përdor dhuntitë dhe talentet e mia për t’i bekuar të tjerët?

  2. A e dinë motrat për të cilat kujdesem, se jam e gatshme t’i ndihmoj ato kur kanë një nevojë?