2014
Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Avokat
korrik 2014


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Korrik 2014

Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Avokat

Studiojeni me lutje këtë material dhe kërkoni të dini se çfarë të thoni prej tij. Si do ta rrisë besimin tuaj te Shpëtimtari të kuptuarit e jetës dhe të misionit të Tij dhe si do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Jezu Krishti është Avokati ynë me Atin. Fjala avokat ka prejardhje latine që do të thotë “dikush që ndërhyn për dikë tjetër”1. Shpëtimtari ndërhyn për ne duke përdorur kuptueshmërinë, drejtësinë dhe mëshirën. Të diturit e kësaj, mund të na mbushë me dashuri dhe mirënjohje për Shlyerjen e Tij.

“Dëgjoni [Jezu Krishtin] që është avokati juaj me Atin, i cili po e mbron çështjen tuaj para tij –

Duke thënë: Atë, vër re vuajtjet dhe vdekjen e atij që nuk bëri asnjë mëkat, në të cilin ti ishe kënaqur; vër re gjakun e Birit tënd që u derdh, gjakun e atij të cilin e dhe që ti vetë të mund të përlëvdoheshe;

Si rrjedhim, Atë, kurseji këta vëllezërit e mi që besojnë në emrin tim, që ata të mund të vijnë tek unë dhe të kenë jetë të përhershme” (DeB 45:3–5).

Për Krishtin si Avokati ynë, Plaku D. Tod Kristoferson, nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Është me shumë domethënie për mua që unë mundem t’i afrohem nëpërmjet lutjes fronit të hirit në çdo çast e në çdo rrethanë, që Ati im Qiellor do ta dëgjojë kërkesën time, që Avokati im, ai që nuk bëri mëkat, gjaku i të cilit u derdh, do të ndërhyjë për çështjen time”2.

Nga Shkrimet e Shenjta

Mosia 15:8–9; Moroni 7:28; Doktrina e Besëlidhje 29:5; 110:4

Nga Historia Jonë

Gjatë gjithë historisë së Kishës së Zotit, dishepullet femra të Jezu Krishtit, e kanë ndjekur shembullin e Tij. Esteri ishte një avokate besnike dhe e guximshme. Kushëriri i saj, Mordekai, i dërgoi një kopje të dekretit të mbretit [ku thuhej] se judenjtë duhet të shfaroseshin dhe ai e ngarkoi atë “për të ndërhyrë pranë [mbretit] në favor të popullit të [saj]”. Ai shtoi: “Kush e di nëse është pikërisht për një kohë të tillë që ti ke arritur në pozitë mbretërore?” (Esterit 4:8, 14.)

Pavarësisht rrezikut të të qenit një avokate për popullin e saj, Esteri ra dakord: “Pastaj do të hyj te mbreti; megjithëse një gjë e tillë është kundër ligjit; dhe në qoftë se duhet të vdes, do të vdes” (Esterit 4:16).

Më pas, Esteri i foli me përulësi mbretit dhe “ra në këmbët e tij dhe iu lut me lot ndër sy që … t[’i] revok[onte] dokumentet e hartuara … për të shkatërruar Judejtë”. Ajo shtoi: “Si do të mund të rezistoja duke parë shkatërrimin e fisit tim?” (shih Esterit 8:3, 5–6). Zemra e mbretit u zbut dhe ia plotësoi kërkesën asaj.3

Shënime

  1. Shih Russell M. Nelson, “Jesus Christ—Our Master and More” (mbrëmje rreth vatrës e Universitetit “Brigam Jang”, 2 shkurt 1992), f. 4; speeches.byu.edu.

  2. D. Todd Christofferson, “I Know in Whom I Have Trusted”, Ensign, maj 1993, f. 83.

  3. Shih edhe Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 180.

Merreni Parasysh Këtë

Si mund të na frymëzojë mbrojtja prej Jezu Krishtit, që t’u japim mëshirë e falje të tjerëve?