Rinia
Mundësia e Njohjes së Gjyshes Sime
Autorja jeton tani në Virxhinia të SHBA-ve.
Për një prej projekteve të mia të Të Rejave, dola vullnetare që ta ndihmoja gjyshen time t’i gjente paraardhësit e saj duke kontrolluar në rrotullat e mikrofilmave në qendrën e historisë familjare në Mesë të Arizonës në SHBA. Teksa uleshim krah për krah dhe kërkonim familjen tonë, fillova të pyesja veten: “A di unë vërtet shumë për gjyshen time që e kam pikërisht në krahun tim?”
Ne gjetëm shumë pjesëtarë të familjes, përgatitëm informacionin e tyre dhe shkuam në Tempullin e Mesës në Arizonë për të kryer pagëzimet dhe konfirmimet e tyre. Jo shumë kohë pas kësaj, gjyshja ime më dha një përmbledhje të historisë së saj familjare.
Për shkak se ajo vuan nga artriti reumatik, është shumë e dhembshme për gjyshen time që të shtypë [në kompjuter]. Mua më pëlqen ta ndihmoj atë me kompjuterin. Së bashku, ne shkruajmë histori nga jeta e saj për dobinë shpirtërore të familjes sonë. E adhuroj të qenit pjesë e jetës së saj dhe të mësuarin e kaq shumë gjërave për historinë e Kishës teksa bashkëpunojmë për këto projekte.