Rinia
Shërbeva Përsëri
Autorja jeton në Rio Grande do Norte të Brazilit.
Një ditë, pas mbarimit të një projekti shërbimi, po kaloja pranë shtëpisë sonë të mbledhjes dhe pashë dy motra që po e pastronin ndërtesën. Thjesht më dolën fjalët: “Motra, a keni nevojë për pak ndihmë?” Njëra prej tyre më buzëqeshi dhe tha se kisha mbërritur pikërisht në kohë sepse ato ishin të vetmet që po pastronin dhe ishin shumë të lodhura. Ajo tha se ishte lutur që Zoti të dërgonte dikë për ndihmë. U lumturova shumë që isha një përgjigje për lutjen e saj. Sapo kisha mbaruar së bëri shërbim ndaj dikujt tjetër dhe isha e lodhur gjithashtu, por ndoqa zemrën time dhe u ofrova për të shërbyer më tepër.
Të shërbyerit me gëzim është një urdhërim (shih DeB 24:7). Kur kemi dëshirë për të shërbyer në të gjitha kohët, ne mund të ndihmojmë që të ndodhin lumturi në jetën e njerëzve të tjerë. Jeta jonë bëhet më kuptimplote kur shërbejmë. Zoti na do vërtet, Ai e ndihmon secilin prej fëmijëve të Tij dhe Ai do të na japë forcën për të shërbyer.