2015
Fitore me anë të Jezu Krishtit
mars 2015


Rinia

Fitore me anë të Jezu Krishtit

Kisha një problem me ngrënien e tepërt. Seancat e mia të përsëritura të të ngrënit me babëzi shkaktonin një masë munduese faji, acarimi dhe zhgënjimi. Ndihesha aq i dobët kur përpiqesha ta mposhtja problemin tim.

Për një kohë të gjatë e shpërfilla faktin se Shlyerja e Shpëtimtarit jo vetëm që na shpëton, por edhe na shëlbon e na përsos dhe se kjo gjen zbatim madje edhe për zakonin tim dukshëm të papërsosur të ngrënies së tepërt.

Vendosa t’ia jap veten Shpëtimtarit tim. U luta. E pranova sinqerisht dobësinë time dhe nevojën time për hir dhe pastaj i kërkova Atit Qiellor të më bekonte me ndihmën e Tij hyjnore në ditën vijuese. Atë natë ndjeva sigurimin e një Ati të Dashur se Ai kishte dëshirën e pamatshme për ta ndihmuar birin e Tij dhe fuqinë e padiskutueshme për ta përmbushur vullnetin e Tij.

Që nga ajo natë, ushqimi nuk ka më të njëjtin ndikim dërrmues mbi mua. E di se Jezu Krishti është arsyeja e suksesit tim. Ashtu si Pali, po mësoj se “unë mund të bëjë gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13). Dhe po përpiqem që të mos harroj kurrë një tjetër mësim nga Pali: “Ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht” (1 Korintasve 15:56).