2015
Tiparet e Jezu Krishtit: I Durueshëm dhe I Duruar
mars 2015


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Mars 2015

Tiparet e Jezu Krishtit: I Durueshëm dhe I Duruar

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Në ç’mënyrë të kuptuarit e jetës dhe roleve të Shpëtimtarit do ta rritë besimin tuaj tek Ai dhe do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

Durimi shpesh mendohet si një tipar i qetë e pësor por, sikurse tha Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltari i Dytë në Presidencën e Parë: “Durimi nuk është dorëheqje pasive as nuk është të mos veprosh për shkak të druajtjeve tona. Durim do të thotë pritje dhe qëndrueshmëri aktive. Do të thotë këmbëngulje te diçka … edhe kur dëshirat e zemrave tona vonohen. Durim nuk është thjesht të qëndrosh, ai është të qëndrosh mirë!”

Në jetën tonë paratokësore, Ati ynë Qiellor përgatiti një plan për ne – fëmijët e Tij shpirtërorë – dhe ne lëshuam britma gëzimi prej mundësisë për të ardhur në tokë (shih Jobit 38:7). Teksa zgjedhim ta përputhim vullnetin tonë me të Tijin gjatë jetës sonë tokësore, Ai “do t[ë na] bëj[ë] një mjet në duart e [Tij] për shpëtimin e shumë shpirtrave” (Alma 17:11).

Presidenti Uhtdorf vazhdoi: “Durim do të thotë të pranojmë atë që nuk mund të ndryshohet, dhe ta përballojmë atë me kurajë, mirësi dhe besim. Do të thotë të jemi të ‘gatshëm t’u nënshtrohe[mi] të gjitha gjërave që Zoti i sheh të përshtatshme të shkaktojë mbi [ne], madje sikurse një fëmijë i nënshtrohet atit të tij’ [Mosia 3:19]. Së fundi, durim do të thotë të jemi ‘[të] vendosur dhe [të] qëndrueshëm dhe [të] patundur në zbatimin e urdhërimeve të Zotit’ [1 Nefi 2:10] çdo orë të çdo dite, edhe kur është e vështirë ta bëjmë këtë.”1

Shkrime të Shenjta të Tjera

Psalmeve 40:1; Galatasve 5:22–23; 2 Pjetër 1:6; Alma 17:11

Nga Shkrimet e Shenjta

Shkrimet e shenjta na thonë se në jetën tonë tokësore ne duhet të “j[emi] të duruar në mundime, sepse do të ke[mi] shumë”. Perëndia pastaj na jep këtë premtim ngushëllues: “Duroji ato, pasi, vër re, unë jam me ty, madje deri në mbarim të ditëve të tua” (DeB 24:8).

Historia vijuese nga Bibla është një shembull durimi dhe besimi.

“Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh … preku cepin e rrobës së [Krishtit] dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut.

Dhe Jezusi tha: … ‘Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje’.

Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.

Dhe ai i tha: ‘Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!’” (Lluka 8:43–48).

Si ajo, ne mund të gjejmë bekime e ngushëllim dhe madje shërim, ndërsa i afrohemi Jezu Krishtit – Shlyerja e të cilit mund të na shërojë.

Shënim

  1. Diter F. Uhtdorf, “Vazhdoni me Durim”, Liahona, maj 2010, f. 57, 59.

Merreni Parasysh Këtë

Nga tregimi te Lluka 8, si u shpërblyen vitet e durimit dhe më pas besimi i kësaj gruaje te Jezu Krishti?