2015
Ndjekja e Shembullit të Pionierëve
korrik 2015


Fëmijët

Ndjekja e Shembullit të Pionierëve

Presidenti Uhtdorf jep disa mënyra në të cilat pionierët treguan dashuri për Atin Qiellor. Ju mund ta ndiqni shembullin e tyre. Këtu keni disa për të filluar:

Dhembshuria

Shkruani një pusullë të ngrohtë ose qeraseni me diçka dikë që është i trishtuar.

Ndihmojeni një shok/shoqe të klasës për detyrat e shtëpisë.

Puna

Vendosni një synim. Bëni diçka çdo ditë këtë muaj që t’ju ndihmojë ta arrini synimin tuaj.

Ndihmojini prindërit tuaj të bëjnë darkën.

Optimizmi

Bëni një listë me 10 gjëra të lumtura në jetën tuaj.

Buzëqeshini kujtdo që shikoni.