2015
Mënyra për të Shërbyer në Kohën e Krishtlindjes
dhjetor 2015


Rinia

Mënyra për të Shërbyer në Kohën e Krishtlindjes

Presidenti Monson gjen kohën për të vizituar të moshuarit dhe ata që janë në qendra përkujdesjeje, veçanërisht në kohën e Krishtlindjes. Ai vuri re se ka nga ata që janë të lumtur sepse kanë pasur vizitorë, ndërkohë që të tjerët vetëm shpresojnë për vizitorë që nuk vijnë kurrë. Ka njerëz që presin për dikë – ndoshta këtë Krishtlindje, ju mund të jeni ai dikush.

Sa vijon është një listë me vetëm disa mënyra në të cilat ju mund të ndihmoni që askush të mos ndihet i vetmuar këtë Krishtlindje. Ndihuni të lirë për të menduar më shumë mënyra me të cilat mund t’i jepni ndihmë komunitetit tuaj këtë periudhë. “A ka ndonjë që e pret vizitën tuaj?”

  • Bëni kartolina Krishtlindjeje për t’ua dërguar misionarëve dhe anëtarëve beqarë e të moshuar të lagjes apo të degës suaj.

  • Bëni punë vullnetare në një organizatë komunitare vendore.

  • Jepuni kopje të Librit të Mormonit miqve dhe fqinjëve tuaj si dhuratë Krishtlindjeje.

  • Vizitojini njerëzit e moshuar në lagjen ose familjen tuaj.

  • Bëni gostitje për t’ua çuar fqinjëve tuaj.