2016
Të Vërtetë ndaj Besimit të Tyre
korrik 2016


Rinia

Të Vërtetë ndaj Besimit të Tyre

Presidenti Monson tregon një histori rreth një familjeje pionierësh dhe më pas citon Presidentin Xhorxh Albert Smith: “A do të jetoni të vërtetë ndaj besimit të paraardhësve tuaj? … Përpiquni të jeni të denjë për të gjitha sakrificat që [ata] kanë bërë për ju.” Qoftë nëse keni një origjinë pionierësh apo jeni një anëtar i Kishës i brezit të parë, a shihni drejt shembujve të besimit për udhërrëfim e forcë? Ja tek është një mënyrë e mirë nga mund t’ia filloni:

1. Bëni një listë të njerëzve që i çmoni. Ata mund të jenë anëtarë të vetë familjes suaj (në të shkuarën ose të tashmen), miq, udhëheqës të Kishës ose njerëz në shkrimet e shenjta.

2. Hidhini në letër cilësitë që ata kanë të cilat ju pëlqejnë. A është nëna juaj shumë e duruar? Ndoshta miku/mikja juaj është i/e sjellshëm/me me të tjerët. Mbase ju pëlqen shumë guximi i Kapiten Moronit.

3. Zgjidheni një cilësi nga lista juaj dhe pyeteni veten: “Si mund ta fitoj këtë cilësi? Çfarë duhet të bëj që ta zhvilloj këtë në jetën time?”

4. Hidhini në letër planet tuaja për zhvillimin e kësaj cilësie dhe vëreni diku ku ta shihni shpesh, që t’ju kujtojë për synimin tuaj. Lutuni për ndihmën e Atit Qiellor dhe kontrollojeni përparimin tuaj rregullisht. Pasi të ndieni se e keni zhvilluar mjaftueshëm këtë cilësi, mund të zgjidhni një cilësi të re me të cilën të punoni.

Mbajeni mend se teksa zhvillojmë cilësi të shkëlqyera te vetja jonë, ne jo vetëm që e nderojmë besimin e paraardhësve tanë dhe sakrificat që ata bënë, por mund të jemi gjithashtu një ndikim për mirë ndaj atyre që janë përreth nesh.