Mesazhi i Vizitave Mësimore, Korrik 2016
Potenciali Ynë për Prindërim
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Si do ta rritë besimin tuaj në Perëndi dhe si do t’i bekojë ato për cilat kujdeseni nëpërmjet vizitave mësimore, të kuptuarit e dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.
“Ishte thelbësore që fëmijët shpirtërore të Perëndisë të kishin një lindje në vdekshmëri dhe një mundësi për të përparuar drejt jetës së përjetshme”, dha mësim Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Në dritën e qëllimit përfundimtar të planit të madh të lumturisë, unë besoj se thesaret më të mëdha në tokë dhe në qiell janë fëmijët tanë dhe pasardhësit tanë.”1
Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:
“Ne besojmë te familjet dhe ne besojmë te fëmijët. …
… Perëndia u tha [Adamit dhe Evës]: ‘Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën’ [Zanafilla 1:28]. …
Ky urdhërim nuk është harruar apo lënë mënjanë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.”2
Megjithëse jo të gjithë ne bëhemi prindër në këtë jetë, ne mund të edukojmë fëmijë të çdo moshe. Ne gëzojmë bekimet e të qenit pjesë e familjes së Atit Qiellor dhe përjetojmë gëzimet e sfidat e të qenit pjesë e një familjeje tokësore. Dhe shumë njerëz, prindërimi i pret në përjetësitë që do të vijnë.
Shkrime të Shenjta Shtesë
Ngjarje Aktuale
“Shumë zëra në botë sot e zhvleftësojnë rëndësinë e të pasurit fëmijë ose sugjerojnë vonimin ose kufizimin e fëmijëve në familje”, tha Plaku Andersen. “Vajzat e mia kohët e fundit, më treguan një koment në internet shkruar nga një nënë e krishterë (jo e besimit tonë) me pesë fëmijë. Ajo thoshte: ‘[E rritur] në këtë kulturë është shumë e vështirë të kesh një këndvështrim biblik mbi mëmësinë. … Fëmijët renditen shumë më poshtë për nga rëndësia sesa studimi në kolegj. Më poshtë se udhëtimi nëpër botë sigurisht. Më poshtë se mundësia për të dalë natën për të kaluar kohën. Më poshtë përmirësimit të trupit tuaj në palestër. Më poshtë çfarëdo pune që mund të keni apo shpresoni ta fitoni.’ Ajo pastaj shton: ‘Mëmësia nuk është një hobi, ajo është një thirrje. Ju nuk mblidhni fëmijë sepse ju duken më të bukur se pullat. Nuk është diçka për ta bërë nëse mund t’i ngjeshni brenda kohës suaj. Të pasurit e fëmijëve është ajo për të cilën Perëndia ju dha kohë.’”3
© 2016 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në Gjermani. Miratuar për anglisht: 6/16. Miratuar për përkthim: 6/16. Përkthim i Visiting Teaching Message, July 2016. Albanian. 12867 101