Rinia
Mbajtja e Urdhërimeve dhe Dashuria për të Tjerët
Kur mendojmë për dashurinë, shpesh gjërat e para që na vijnë në mendje, janë filmat romantikë, çokollata dhe lulet. Por dashuria – dashuria e vërtetë – është shumë më e thellë dhe shumë më vetëmohuese se aq. Jezu Krishti jetoi për ne dhe vdiq për ne për shkak të dashurisë së Tij për ne. Në fakt, dy urdhërimet e mëdha janë ta duam Perëndinë dhe të duam gjithkënd tjetër (shih Mateu 22:36–40). Por si mund t’ua tregojmë të tjerëve që i duam?
Presidenti Uhtdorf tregon shëmbëlltyrën e Krishtit për dy bijtë, njëri që punon për babanë e tij dhe një tjetër që nuk punon. Shpëtimtari e thekson se vetëm biri që iu bind të atit, e donte me të vërtetë atë. Në mënyrë të ngjashme, kur u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, ne tregojmë se e duam Atë dhe se duam të kthehemi tek Ai.
Por si e tregojmë ne se i duam gjithë të tjerët? Presidenti Uhtdorf e shpjegon edhe atë: “Nëse i duam vërtet bashkëqeniet tona, ne zgjatemi për të ndihmuar ‘të varfërit dhe nevojtarët, të sëmurët dhe të brengosurit’. Pasi ata që i bëjnë këto vepra vetëmohuese dhembshurie dhe shërbimi, madje ata janë dishepuj të Jezu Krishtit.”
Ndaj, herën tjetër që do ta shikoni prindin tuaj, një motër apo vëlla, ose një shok apo shoqe, mendoni t’u shërbeni atyre që ta tregoni që i keni për zemër. Kjo, jo vetëm që do t’i bëjë ata dhe ju të lumtur, por do ta lumturojë edhe Atin tuaj në Qiell.