Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shtator 2016
Prindërimi Është një Detyrë e Shenjtë
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të thoni. Si do ta rritë besimin tuaj në Perëndi dhe si do t’i bekojë ato, për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore, të kuptuarit e dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.
Ati ynë Qiellor i krijoi familjet për të na ndihmuar t’i japim mësim parimet e sakta në një atmosferë me dashuri. Presidenti Tomas S. Monson tha: “Bëjini fëmijës suaj një kompliment dhe përqafojeni; thojini: ‘Të dua’ më shpesh; shprehini gjithmonë falënderimet tuaja. Mos lejoni kurrë që një problem që duhet zgjidhur, të bëhet më i rëndësishëm se një person që duhet ta doni.”1
Suzan W. Taner, ish-presidentja e përgjithshme e Të Rejave, dha mësim: “Ati ynë në Qiell na jep shembullin e modelit që duhet të ndjekim. Ai na do, na mëson, është i duruar me ne dhe na e ka besuar lirinë tonë të zgjedhjes. … Ndonjëherë disiplina, që do të thotë ‘të japësh mësim’, ngatërrohet me kritikën. Fëmijët – ashtu si njerëzit e të gjitha moshave – e përmirësojnë sjelljen më shumë nga dashuria dhe zemërdhënia sesa nga gjetja e fajit.”2
“Nëse me besnikëri bëjmë lutje familjare, studim të shkrimeve të shenjta, mbrëmje familjare të shtëpisë, bekime të priftërisë dhe mbajtje të ditës së Shabatit”, tha Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “fëmijët tanë do [të] … jenë të përgatitur për një shtëpi të përjetshme në qiell, pavarësisht nga çfarë u ndodh atyre në një botë të vështirë.”3
Shkrime të Shenjta Shtesë
1 Nefi 8:37; 3 Nefi 22:13; Doktrina e Besëlidhje 93:40; 121:41
Ngjarje Aktuale
“Disa vite më parë po lexoja gazetën kur një nga nipërit e mi të vegjël u ul pranë meje”, tha Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Ndërsa po lexoja, u gëzova tek dëgjoja zërin e tij të ëmbël të cicëronte në sfond. Përfytyroni habinë time kur, pak çaste më vonë, ai e shtyu veten mes meje dhe gazetës. Duke e marrë fytyrën time në duar dhe duke e shtypur hundën time me të vetën, pyeti: ‘Gjysh! A më dëgjon?’
… Të dëgjosh do të thotë të kuptosh zemrat e të rinjve tanë dhe t’u përqasesh atyre. Dhe t’u përqasesh atyre do të thotë jo thjesht të bisedosh me ta, por edhe të bëni gjëra së bashku. …
Ne duhet të planifikojmë dhe përfitojmë nga çastet mësimdhënëse. …
… Sa më shumë jetoj, aq më shumë e pranoj se çastet mësimdhënëse në rininë time, veçanërisht ato që m’u dhanë nga prindërit e mi, i kanë dhënë formë jetës sime dhe më kanë bërë ai që jam.”4
© 2016 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në Gjermani. Miratuar për anglisht: 6/16. Miratuar për përkthim: 6/16. Përkthim i Visiting Teaching Message, September 2016. Albanian. 12869 101