2016
Si do ta Kujtoni Shpëtimtarin Këtë Javë?
dhjetor 2016


Rinia

Si do ta Kujtoni Shpëtimtarin Këtë Javë?

Presidenti Ajring na nxit të “zgj[edhim] ta kujto[jmë] [Shpëtimtarin] në mënyrën që e tërheq më së shumti zemrën [tonë] për tek Ai”.

Si e “kujto[ni gjithmonë] atë” gjatë gjithë javës (shih DeB 20:77, 79)?

A keni shkrime të shenjta të parapëlqyera rreth Shpëtimtarit? Ju mund të shenjoni një shkrim të shenjtë të ndryshëm çdo ditë këtë javë dhe t’ia tregoni atë dikujt.

A këndoni ndonjë himn apo ndonjë këngë tjetër lartësuese në mendjen tuaj kur ndieni se ju është ulur morali? Ndoshta këtë javë zgjidhni një këngë që është posaçërisht rreth Shpëtimtarit.

A e përsiatni jetën dhe sakrificën shlyese të Shpëtimtarit gjatë sakramentit çdo javë? Ju mund të përgatiteni për sakramentin duke i sjellë ndër mend zgjedhjet tuaja gjatë gjithë javës për ta kujtuar gjithmonë Shpëtimtarin dhe për t’u penduar për rastet kur e patët të vështirë ta bënit.

A luteni për raste që ta shpërndani ungjillin çdo ditë? Përpiquni këtë javë të bëni një diskutim mbi ungjillin që përqendrohet te Shpëtimtari. Mund të jepni dëshminë tuaj për Shpëtimtarin gjatë një mbrëmjeje familjare ose të bisedoni me një mik në shkollë rreth një përvoje që patët në Kishë.

Bëjeni synim ta kujtoni Shpëtimtarin në mënyrë të veçantë këtë javë. Tregojini një prindi, motre apo vëllai, një udhëheqësi apo një miku rreth synimit tuaj. Në fund të javës, tregojuni atyre atë që ndodhi. Të dy do ta ndieni paqen dhe lumturinë për të cilat foli Presidenti Ajring.