“Një Llambë në Këmbët Tona”, Për Forcën e Rinisë, gusht 2022.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Gusht 2022
Një Llambë në Këmbët Tona
Një objekt i zakonshëm për izraelitët e lashtësisë mund të na mësojë se si na udhërrëfen Zoti.
Fakte
Në kohët e Dhiatës së Vjetër, njerëzit përdornin llamba vaji për të pasur dritë me vete në errësirë. Shumica e këtyre llambave kishin tri veçori kyç:
-
Një enë argjile për të mbajtur vajin e ullirit; zakonisht aq e vogël sa të mbahej në pëllëmbën e dorës së personit
-
Një fitil me fije liri për ta ndezur pasi të kishte përthithur vajin
-
Një grykë ose vrimëz për të mbajtur fitilin
Llambat e thjeshta të vajit vetëm me një fitil mund të bënin dritë vetëm deri në një metër nga vendndodhja e tyre. Nëse përdoreshin gjatë ecjes, ato bënin mjaftueshëm dritë sa për të parë një hap përpara vetes në mënyrë që të mund të lëvizje me kujdes në errësirë.
Çfarë Mund të Mësojmë Ne
Fjala e Zotit mund ta ndriçojë udhën tonë nëpër errësirën dhe pështjellimin që na rrethon në botë.
Zoti na ka kërkuar që të mos e mbulojmë dritën tonë, por ta mbajmë dritën e ungjillit me vete që të tjerët të mund ta shohin (shih Mateu 5:14–16).
Është në dorën tonë që të sigurohemi që llambat tona të jenë të mbushura me vaj (shih Mateu 25:1–13). Ne e bëjmë këtë përmes lutjes, studimit të shkrimeve të shenjta, shërbimit, ndjekjes së profetit dhe veprimeve të tjera të bëra me besim dhe përkushtim (shih Spencer W. Kimball, Faith Precedes the Miracle [1972], f. 256).
Nëse e ushtrojmë besimin, Zoti nganjëherë na e ndriçon shtegun aq sa ne të hedhim edhe një hap tjetër (shih Boyd K. Packer, “The Candle of the Lord”, Ensign, janar 1983, f. 54).
© 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, August 2022. Albanian. 18316 101