2023
Organizimi i Kishës së Jezu Krishtit
Tetor 2023


“Organizimi i Kishës së Jezu Krishtit”, Liahona, tetor 2023.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Liahona, Tetor 2023

Organizimi i Kishës së Jezu Krishtit

Pamja
portret i Jezu Krishtit

The Lord Jesus Christ [Zoti Jezu Krisht], nga Del Parson

Jezu Krishti është kreu i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai i frymëzon profetët dhe apostujt ta udhëheqin Kishën sot, ashtu siç bëri në kohët e Dhiatës së Re. Ata ndihmohen nga udhëheqës të tjerë të Kishës.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e Shpëtimtarit. Ajo është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes” (Efesianëve 2:20). Kjo do të thotë se Ai është pjesa më e rëndësishme e themelit. Ai e udhërrëfen Kishën nëpërmjet profetëve dhe apostujve që i ka zgjedhur të jenë udhëheqës.

Pamja
Presidenca e Parë

Presidenca e Parë

Presidenti i Kishës është profeti i Perëndisë në tokë sot. Ai është Apostulli më i vjetër në detyrë dhe i vetmi njeri mbi tokë, i cili merr zbulesë për ta udhërrëfyer të gjithë Kishën. Zoti e frymëzon të dijë se cilët janë dy Apostujt që duhet t’i thërrasë për të shërbyer si këshilltarët e tij. Ata përbëjnë Presidencën e Parë. Që të tre janë profetë, shikues dhe zbulues.

Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

Anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve janë gjithashtu profetë, shikues dhe zbulues. Ata janë thirrur për të qenë dëshmitarë të veçantë të Jezu Krishtit. Ata udhëtojnë anembanë botës për të dhënë mësim dhe dëshmuar për Të. (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:23, 33.)

Kuorumet e Të Shtatëdhjetëve

Anëtarët e Të Shtatëdhjetëve janë thirrur gjithashtu për të qenë dëshmitarë të Jezu Krishtit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:25). Ata e ndihmojnë Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve të japë mësim ungjillin dhe ta ndërtojë Kishën anembanë botës.

Pamja
udhëheqës duke u këshilluar së bashku

Fotografi nga Machiko Horii

Udhëheqës Vendorë

Presidenca juaj e kunjit ose distriktit, peshkopata ose presidenca juaj e degës dhe kuorumet e pleqve dhe presidencat e Shoqatës së Ndihmës janë thirrur gjithashtu nga Perëndia. Ata mund t’ju ndihmojnë ta mësoni e jetoni ungjillin. Mund të mësoni rreth disa prej këtyre thirrjeve në artikullin Bazat e Ungjillit të marsit 2022: “Shërbimi në Thirrjet e Kishës”.

Shtyp në Letër