“Merreni Shpirtin si Udhëzuesin Tuaj”, Për Forcën e Rinisë, tetor 2023.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Tetor 2023
Merreni Shpirtin si Udhëzuesin Tuaj
Ati ynë në Qiell e dinte se në vdekshmëri ne do të hasnim sfida, mundime dhe shqetësime; Ai e dinte se do të na mundonin pyetjet, zhgënjimet, tundimet dhe dobësitë. Për të na dhënë forcë fizike dhe udhërrëfim hyjnor, Ai siguroi Shpirtin e Shenjtë.
Sipas detyrës [së Tij] hyjnore, Shpirti na frymëzon, dëshmon, mëson dhe na nxit që të ecim në dritën e Zotit. Ne kemi përgjegjësinë e shenjtë që të mësojmë ta dallojmë ndikimin e Tij në jetën tonë dhe të reagojmë.
Si ta bëjmë ne këtë?
Së pari, ne përpiqemi fort të jetojmë të denjë për Shpirtin.
Së dyti, ne duhet të jemi të gatshëm për ta marrë Shpirtin.
Së treti, ne duhet ta dallojmë Shpirtin kur vjen.
Së katërti, ne duhet të veprojmë që me nxitjen e parë.
E marrshim me seriozitet thirrjen e Zotit: “Merrni zemër, sepse unë do t’ju udhëheq përgjatë udhës” (Doktrina e Besëlidhje 78:18). Ai na udhëheq nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Jetofshim pranë Shpirtit, duke vepruar me të shpejtë ndaj nxitjeve tona të para, duke e ditur se ato vijnë prej Perëndisë. Unë jap dëshmi që Fryma e Shenjtë ka fuqinë të na udhëheqë, të na mbrojë dhe të jetë gjithmonë me ne.
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, October 2023. Language. 19048 101