Seminari
2 Nefi 4: Psalmi i Nefit


“2 Nefi 4: Psalmi i Nefit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 4: Psalmi i Nefit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 4

Psalmi i Nefit

Nefi duke u Lutur

Çdokush përballet me tundim dhe ndihet i ligështuar ose i shkurajuar nganjëherë. Edhe profeti Nefi u ndje ashtu. Pasi përjetoi vdekjen e të atit, Lehit dhe u përball me vëllezërit e tij të zemëruar, Nefi shkroi rreth disa prej ndjenjave të tij më të thella. Ai shprehu gëzimin e tij si dhe pikëllimin e tij. Shembulli i tij na tregon se si mund tʼi drejtohemi Zotit kur përjetojmë sfidat e vdekshmërisë. Ky mësim mund të të ndihmojë të reagosh me besnikëri ndaj tundimit dhe shkurajimit duke iu drejtuar Zotit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Sfidat e vdekshmërisë

Ne të gjithë tundohemi, trishtohemi ose shkurajohemi nganjëherë. Mendo rreth tundimeve ose problemeve specifike me të cilat po përballesh, që mund të bëjnë të ndihesh i ligështuar.

  • Si mendon, pse çdokush tundohet dhe ndihet i shkurajuar nganjëherë?

  • Në një shkallë nga 1 deri në 10 sa mirë ndien se po ua del në krye këtyre vështirësive?

  • Si do të bekohej jeta jote po të ishe më në gjendje ta mposhtje tundimin dhe shkurajimin?

Psalmi i Nefit

Lexo te 2 Nefi 4:12–13, 18, duke kërkuar disa nga sfidat me të cilat u përball Nefi.

  • Si e imagjinon ti, si e bënë të ndiheshin Nefin këto sfida?

Vargjeve 2 Nefi 4:16–35 shpesh iu referohen si psalmi i Nefit. Një psalm është “një poemë ose hymn i frymëzuar” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Psalm”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Në këto vargje Nefi shkroi rreth disa prej ndjenjave të tij më të thella. Ai tregoi sfidat e veta dhe mënyrën se si reagoi ndaj tundimit dhe shkurajimit. Ndërsa i studion këto vargje, kërko frymëzim nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ditur se çfarë mund të bësh në sfidat specifike me të cilat po përballesh.

Mund të kujtosh katër hapat që të të ndihmojnë t’i përshtatësh shkrimet e shenjta me jetën tënde.

  1. Gjej hollësi të rëndësishme.

  2. Bëj krahasime me jetën tënde.

  3. Zbulo mësime të vyera.

  4. Përcakto zbatimin në planin personal.

icon, record
  1. Lexoji vargjet dhe përgjigju për pyetjet në tabelën vijuese në ditarin tënd të studimit.

Psalmi i Nefit dhe Unë (2 Nefi 4:16–35)

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “2 Nefi 4: Psalmi i Nefit”

Përvoja e Nefit

Përvoja Ime

2 Nefi 4:16

Përvoja e Nefit

Si po ndihej Nefi?

Përvoja Ime

Kur kam pasur unë ndjenja të ngjashme?

2 Nefi 4:17–19

Përvoja e Nefit

Si po ndihej Nefi?

Përvoja Ime

Kur kam pasur unë ndjenja të ngjashme?

2 Nefi 4:20–25

Përvoja e Nefit

Çfarë përvojash me Perëndinë e ndihmuan Nefin t’u përgjigjej me besim tundimeve dhe shkurajimit të tij?

Përvoja Ime

Cilat janë disa përvoja shpirtërore që mund t’i kujtoj kur tundohem ose shkurajohem?

2 Nefi 4:26–29

Përvoja e Nefit

Çfarë lloj mendimesh e ndihmuan Nefin të ishte i fortë kur ndihej i tunduar ose i shkurajuar?

Përvoja Ime

Çfarë lloj mendimesh mund të më ndihmojnë mua të jem i fortë kur ndihem i tunduar ose i shkurajuar?

2 Nefi 4:30–35

Përvoja e Nefit

Çfarë më lë mbresa nga lutja e Nefit?

Përvoja Ime

Si mund ta zbatoj shembullin e Nefit në vetë lutjet e mia?

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për të paktën tri prej pyetjeve vijuese:

  • Çfarë vargjesh ose frazash te 2 Nefi 4 të bëjnë më shumë përshtypje? Përse?

  • Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit nga 2 Nefi 4?

  • Si ndikon përshtatja e shkrimeve të shenjta me jetën tënde te studimi yt i kapitullit 2 Nefi 4?

  • Cilat janë disa parime që përcaktove?

  • Si mendon se mund të të ndihmojnë këto parime t’i drejtohesh Zotit kur tundohesh ose ndihesh i shkurajuar?

Plani im për ta mposhtur tundimin dhe shkurajimin

3:18

Heavenly Father Knows Me

After a trial of her faith, a young woman receives a witness that Heavenly Father truly does answer prayers.

Ndiq shembullin e Nefit dhe shkruaj një psalm tëndin. Disa nga pyetjet vijuese mund të ndihmojnë:

  • Çfarë parimi, mësimi ose vargu(gjesh) nga 2 Nefi 4 mund të zbatosh në jetën tënde?

  • Si do ta zbatosh atë në jetën tënde?

  • Si mendon se bërja e kësaj do të të ndihmojë t’i drejtohesh Shpëtimtarit?

  • Kur jeta bëhet e vështirë, si mund të reagosh me besim te Shpëtimtari?