“2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 5: Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 5
Të Jetuarit sipas Mënyrës së Lumturisë
Pasi u nda nga vëllezërit e tij, Nefi dhe ata që e ndoqën, themeluan një komunitet të ri. Njerëzit e Nefit lulëzuan dhe bënë jetë që rezultuan në lumturi. Ky mësim mund të të ndihmojë të zbulosh atë që mund të bësh për të jetuar sipas mënyrës së lumturisë.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Mënyra e lumturisë
-
Çfarë e bën të lumtur një person?
-
Si mendon se do të përgjigjej adoleshenti i zakonshëm?
-
Si mendon se do të përgjigjej Shpëtimtari?
Mendo rreth mënyrës se si do t’i përgjigjeshe pyetjes së parë. A është pikëpamja jote për lumturinë më pranë asaj të një adoleshenti të zakonshëm apo asaj si mund të përgjigjej Shpëtimtari? Çfarë ndikimi mund të ketë në jetën tënde të parit e lumturisë siç e sheh Shpëtimtari? Ndërsa studion kapitullin 2 Nefi 5, kërko atë që mund të bësh për të qenë i lumtur.
Kapitulli 2 Nefi 5 jep me hollësi ndarjen e familjes së Lehit në nefitë dhe lamanitë. Kur Lamani dhe Lemueli planifikuan ta vrisnin Nefin, Zoti e paralajmëroi Nefin që të ndahej nga vëllezërit e vet (shih te 2 Nefi 5:1–5). Nefi iu bind Zotit dhe u largua me ata që “besonin në paralajmërimet dhe zbulesat e Perëndisë” (2 Nefi 5:6) dhe themeloi një komunitet të ri.
Lamanitët qëndruan në atë tokë dhe u rebeluan kundër Zotit. Ata “u përjashtuan nga prania e tij” (2 Nefi 5:20). Mallkimi që përmendet në këtë kapitull, ishte ndarja nga Perëndia (shih te 2 Nefi 5:20–24). Ndryshimi i lëkurës së lamanitëve ishte një tregues ose shenjë e mallkimit. Natyra e kësaj shenje nuk kuptohet plotësisht. Shenja fillimisht dallonte lamanitët nga nefitët. Më vonë, ndërkohë që si nefitët ashtu edhe lamanitët kaluan të dy palët përmes periudhave të ligësisë e drejtësisë, shenja u bë e parëndësishme si një tregues i qëndrimit të lamanitëve përpara Perëndisë.
Lexo te 2 Nefi 5:27 dhe vër re se si e përshkruan Nefi komunitetin e ri që themeloi ai.
-
Çfarë mendon se do të thotë të jetosh sipas mënyrës së lumturisë?
-
Çfarë sfidash mund të ketë tek të jetuarit sipas mënyrës së lumturisë?
Shih vargjet më përpara në kapitull për të pasur një ide për atë që bënë nefitët, që i bëri të jetonin sipas mënyrës së lumturisë.
Lexo te 2 Nefi 5:10–17, 26 dhe plotësoje thënien vijuese me atë që gjen:
mund të më ndihmojë të ndjek Shpëtimtarin dhe të jetoj sipas mënyrës së lumturisë.
-
Çfarë tjetër mendon se mund të të ndihmojnë të jetosh sipas mënyrës së lumturisë?
-
Sa shpesh angazhohesh në këto lloj veprimtarish?
Tri mënyra të mundshme për ta përfunduar këtë fjali janë “Bindja ndaj ligjeve të Perëndisë”, “Puna” dhe “Tempulli”. Veprimtaritë që vijojnë, e eksplorojnë secilën prej këtyre më në thellësi.
Të lutem, kryej një nga veprimtaritë në vijim.
Veprimtaria 1 Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë
-
Cilat janë disa nga ligjet në komunitetin tënd?
-
Cili do të ishte rezultati i zbatimit ose i moszbatimit të vazhdueshëm të atyre ligjeve?
-
Ku ngjason ose ndryshon ky krahasim me ligjet e Perëndisë?
Nefi dhe ndjekësit e tij iu bindën urdhërimeve të Zotit (shih te 2 Nefi 5:10). Lexo fragmentin e zotërimit doktrinor te Mosia 2:41 dhe kërko atë që donte Mbreti Beniamin që të kuptonte populli i tij rreth zbatimit të urdhërimeve. Mund të marrësh parasysh ta bësh referencë‑kryq këtë varg me vargun 2 Nefi 5:10.
-
Si mendon se na ndihmon bindja ndaj ligjeve të Perëndisë për të qenë të lumtur?
-
Si qe Jezu Krishti shembull për bindjen?
-
Cilat janë disa nga urdhërimet e Perëndisë që të kanë sjellë lumturi më të madhe?
Veprimtaria 2 Puna dhe mbështetja te vetja
Në një fletë letre ose në ditarin tënd të studimit, gjej një çast për të bërë një listë me përfitimet që mendon se vijnë nga të punuarit fort.
Lexo te 2 Nefi 5:11, 15, 17 dhe përcakto mënyrat e ndryshme se si punonin nefitët dhe rezultatet e punëve të tyre.
-
Çfarë gjete?
Lexo pjesën “Puna dhe Mbështetja tek Vetja” te broshura Për Forcën e Rinisë (2011) dhe shih se çfarë mëson rreth parimit të punës.
-
Çfarë përfitimesh të tjera nga puna gjete? (Merre parasysh t’i shtosh këto në listën tënde.)
-
Cilin nga këto përfitime ke përjetuar?
-
Si mund ta ndihmojë puna një person që të bëhet më shumë si Jezu Krishti?
Veprimtaria 3 Tempulli
-
Çfarë mendon ose ndien për tempujt?
Lexo te 2 Nefi 5:16 dhe shih se çfarë mëson rreth tempullit të nefitëve.
-
Si mendon, pse Nefi dhe populli i tij bënë përpjekje kaq të mëdha për ta ndërtuar tempullin?
-
Si mendon, pse Zoti ka kërkuar dhe vazhdon t’u kërkojë njerëzve të tij të sakrifikojnë për të ndërtuar tempujt?
Presidenti Rasëll M. Nelson tha sa vijon rreth qëllimit dhe bekimeve të tempujve. Mund të dëshirosh të shohësh materialin filmik “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror” nga kodi kohor 04:27 deri në 05:55 ose lexo thënien e mëposhtme:
“Tempulli ndodhet në qendër të forcimit të besimit dhe qëndresës sonë shpirtërore sepse Shpëtimtari dhe doktrina e Tij janë vetë thelbi i tempullit. Çdo gjë që jepet mësim në tempull, nëpërmjet udhëzimit dhe nëpërmjet Shpirtit, e rrit kupt[ueshmërinë] tonë për Jezu Krishtin. Ordinancat e Tij thelbësore na lidhin me Të nëpërmjet besëlidhjeve të shenjta të priftërisë. Më pas, ndërsa i mbajmë besëlidhjet tona, Ai na dhuron fuqinë e Tij shëruese, forcuese. Dhe o, sa do të na nevojitet fuqia e Tij në ditët në vazhdim.
Na është premtuar që ‘nëse je[m]i të përgatitur, [ne] s’do të frikësohe[m]i’. Kjo siguri ka ndikime të thella sot. Zoti ka shpallur se pavarësisht nga sfidat e sotme të pashembullta, ata që i ndërtojnë themelet e tyre mbi Jezu Krishtin dhe kanë mësuar se si të mbështeten te fuqia e Tij, nuk kanë nevojë t’u dorëzohen shqetësimeve të pashoqe të kësaj epoke.” (Rasëll M. Nelson, “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror”, Liahona, nëntor 2021, f. 94)
-
Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson?
-
Si mund të të ndihmojë frekuentimi i tempullit që ta ndërtosh më mirë themelin tënd mbi Jezu Krishtin? Mund të tregosh një përvojë nëse të vjen ndër mend një e tillë.
-
Si të ka sjellë tempulli një lumturi më të madhe ty ose dikujt që e njeh?