Seminari
Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13: “Sa të Bekuar Janë Ata që Kanë Punuar me Zell në Vreshtin e Tij”


“Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13: ‘Sa të Bekuar Janë Ata që Kanë Punuar me Zell në Vreshtin e Tij’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13

“Sa të Bekuar Janë Ata që Kanë Punuar me Zell në Vreshtin e Tij”

njerëz duke lexuar Librin e Mormonit

Si lidhet me ty alegoria e pemëve të ullirit e shënuar te Jakobi [LiM] 5? Pjesa e fundit e kësaj alegorie simbolizon punën e Zotit në ditët e fundit, përfshirë përpjekjet që Ai dhe shërbëtorët e Tij bëjnë për të mbledhur shpirtra tek Ai edhe një herë të fundit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh një dëshirë më të madhe për të punuar me Zotin për t’i ndihmuar fëmijët e Atit Qiellor të vijnë tek Ai.

Një punë e madhe

Imagjinoje skenarin vijues:

Anilës iu kërkua kohët e fundit nga peshkopi i saj që të marrë parasysh me lutje mënyrat se si mund t’i afrohet dhe ta ndihmojë një nga të rejat në lagjen e saj që nuk ka qenë duke e frekuentuar Kishën. Anila ndihet pak në siklet dhe pyet veten: “Pse po më kërkon peshkopi ta bëj këtë? Ai mbase do të ishte shumë më tepër i efektshëm sesa unë për ta ndihmuar atë.”

  • Cilat mund të jenë disa nga arsyet pse peshkopi i Anilës mund ta ketë ftuar atë t’i afrohet të resë në vend që t’i afrohej vetë?

Sot, do të studiosh pjesën e fundit të alegorisë së pemëve të ullirit të shënuar te Jakobi [LiM] 5. Kjo pjesë e alegorisë përfaqëson ditët e fundit. Një e vërtetë që mund të mësojmë nga kjo pjesë e alegorisë është se Zoti i fton shërbëtorët e Tij të ditëve të mëvonshme të punojnë në vreshtin e Tij duke marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit.

Përpara se të fillosh të studiosh, merri parasysh ndjenjat e tua rreth të qenit i ftuar nga Zoti për të ndihmuar të mblidhen njerëzit tek Ai. A e ke pyetur ndonjëherë veten se pse Ai të fton ty ta ndihmosh Atë në punën e Tij për shpëtimin e shpirtrave? Ndërsa studion, kërko mësime që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh më mirë qëllimet pse Zoti na fton të marrim pjesë me Të në mbledhjen e Izraelit.

Pronari i vreshtit i fton shërbëtorët të punojnë me të

Pjesa e fundit e alegorisë fillon me një bashkëbisedim që ndodh midis pronarit të vreshtit, i cili përfaqëson Jezu Krishtin dhe shërbëtorit të tij, i cili përfaqëson profetët e Zotit.

Lexo te Jakobi [LiM] 5:61–62, 70, duke kërkuar atë që i udhëzoi pronari i vreshtit shërbëtorit të tij që të bënte dhe përse i kërkoi që ta bënte.

  • Cili në këto vargje mund të të përfaqësojë ty dhe anëtarët e tjerë të Kishës?

Presidenti Rasëll M. Nelson diskutoi për punën që Zoti dhe shërbëtorët e Tij kryejnë në ditët e fundit:

2:3

Takimi Shpirtëror Mbarëbotëror për Rininë për Vitin 2018

Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Motra Uendi Nelson flasin në Takimin Shpirtëror Mbarëbotëror për Rininë më 3 qershor 2018

“Zoti i tha Profetit Jozef Smith që tani, duke nënkuptuar kohën tonë, është ora e njëmbëdhjetë dhe hera e fundit që Ai do të thërrasë punëtorë në vreshtin e Tij për qëllimin e ngutshëm të mbledhjes së të zgjedhurve nga të katra anët e tokës [shih te Doktrina e Besëlidhje 33:3, 6]. …

A do t’ju pëlqente të ndihmonit që Izraeli të mblidhet gjatë këtyre ditëve të çmuara të mëvonshme? …

… Mendoni për këtë! Nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar ndonjëherë në planetin tokë, ne jemi ata që na u dha mundësia të marrim pjesë në këtë ngjarje të fundit, në këtë mbledhje të madhe. Sa emocionuese është kjo!

Ati ynë Qiellor ka ruajtur shumë nga shpirtrat e Tij më fisnikë – ndoshta, mund të them, skuadrën e Tij më të mirë – për këtë fazë përfundimtare. Ata shpirtra fisnikë – ata lojtarë më të mirë, ata heronj – jeni ju!” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë New Era dhe Ensign, f. 8, ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë të ndihmoi të mësosh ose ndiesh rreth Perëndisë thënia e Presidentit Nelson?

  • Çfarë të mësoi ajo rreth vetes dhe rolit që duhet të luash në mbledhjen e Izraelit?

  • Cilat mendon se janë disa nga arsyet pse Zoti na fton të ndihmojmë të mblidhen njerëzit tek Ai?

Pjesa jote e vreshtit të Zotit

  1. Plotëso sa vijon:

    Në ditarin tënd të studimit ose në një fletë tjetër letre, bëj një vizatim të një vreshti ose një fushe që përfaqëson vreshtin e Zotit. Më pas vizato ose shkruaj disa gjëra që përfaqësojnë sa vijon:

    1. Mundësitë që ke për të punuar në vreshtin e Zotit dhe për të ndihmuar të mblidhet Izraeli. Shembujt mund të përfshijnë figura ose fjalë që përfaqësojnë njerëz të cilët mund t’i ndihmosh të afrohen më shumë me Shpëtimtarin, veprime që mund të ndërmarrësh për ta shpërndarë ungjillin ballë për ballë ose përmes internetit, ose përpjekje për të bekuar njerëz në anën tjetër të velit nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare.

    2. Pengesat me të cilat përballesh gjatë përpjekjeve të tua për të punuar në vreshtin e Zotit. Shembujt mund të përfshijnë figura ose fjalë që përfaqësojnë pengesa të tilla si frika, pasiguria rreth asaj që duhet të bësh ose të ndierit shumë i ngarkuar me gjëra të tjera.

Studioji vargjet vijuese, duke kërkuar mësime që mund të të ndihmojnë t’i mposhtësh pengesat që përcaktove. Merre parasysh t’i shtosh figura ose fjalë vizatimit të vreshtit tënd në bazë të asaj që mësove.

  • Çfarë mësove për Zotin nga këto vargje?

  • Cilat fjalë ose fraza nga këto vargje mund ta ndihmojnë dikë që është ngurrues për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit?

  • Çfarë bekimesh ke parë ose përjetuar për pjesëmarrjen me Zotin në punën për të sjellë shpirtra tek Ai?

Gjej një çast për të menduar rreth hapave të tu të radhës për të marrë pjesë me Zotin në mbledhjen e Izraelit. Shëno një synim në lidhje me këtë në ditarin tënd të studimit ose vazhdo një synim që e ke vendosur tashmë për veten. Mund të përfshish edhe fjalë ose figura që përfaqësojnë synimin tënd në vizatimin tënd të vreshtit. Merr parasysh të shikosh materialin filmik “2021 Youth Theme Song: ‘A Great Work’” [“Kënga për Temën e Rinisë për Vitin 2021: ‘Një Vepër e Madhe’”] (04:06), e cila është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ndërsa përsiat se çfarë synimesh do të kesh.

4:6

2021 Youth Theme Song: “A Great Work”

This is the lyric video of the 2021 Youth Theme, “A Great Work,” sung by Nik Day. The inspirational video details the work and the promises of the Lord in the latter days.