“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3: 2 Nefi 26 – Jakobi [LiM] 7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3
Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh se si je rritur ose si ke ndryshuar gjatë studimit tënd të kapitujve te 2 Nefi 26 – Jakobi [LiM] 7.
Pak më të Mirë nga Dita në Ditë
Presidenti Lorenco Snou (1814–1901), Presidenti i pestë i Kishës, dha mësim:
“Mos prisni të bëheni të përsosur menjëherë. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Jini më i mirë sot nga sa ishit dje dhe jini më i mirë nesër nga sa jeni sot. Tundimet që ndoshta na mposhtin pjesërisht sot, le të mos na mposhtin po kaq nesër. Kështu vazhdoni të jeni pak më të mirë nga dita në ditë; dhe mos e lini jetën tuaj të konsumohet pa u bërë mirë të tjerëve si edhe vetes.” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Lorenco Snou [2012], f. 107)
-
Si mund ta dish nëse je më i mirë sot nga sa ishe dje?
-
Si mund të të ndihmojnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti në përpjekjet e tua për të qenë më i mirë nesër nga sa ishe sot?
Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mendosh për rritjen tënde si një dishepull i Jezu Krishtit, përfshirë aftësinë tënde për ta shpjeguar doktrinën që mëson në shkrimet e shenjta. Mendo për mënyrat se si të ka ndihmuar studimi nga ana jote e Librit të Mormonit që të rritesh si dishepull i Krishtit. Ndërsa studion sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të kuptosh se si studimi nga ana jote e Librit të Mormonit po ndikon tek aftësia jote për ta jetuar dhe përhapur ungjillin e Jezu Krishtit.
Veprimtaria A: Shpjego doktrinën e Jezu Krishtit
Nefi i dha mësim ato që nevojitet të bëjmë për të marrë jetën e përjetshme. Këto parime dhe ordinanca nganjëherë quhen doktrina e Krishtit (shih te 2 Nefi 31:2, 21). Doktrina e Krishtit “është udha; dhe s’ka udhë tjetër dhe as emër të dhënë nën qiell, nëpërmjet të cilit njeriu mund të shpëtohet në mbretërinë e Perëndisë” (2 Nefi 31:21). Rishikoji vargjet te 2 Nefi 31:10–12, 17, 20–21, duke kërkuar parimet dhe ordinancat që janë pjesë e doktrinës së Krishtit.
Nëse zgjodhe këtë veprimtari, përgjigju për pyetjet vijuese:
-
Si mund t’ia shpjegosh doktrinën e Krishtit dikujt tjetër duke përdorur atë që Nefi shënoi te 2 Nefi 31?
-
Si na ndihmon doktrina e Krishtit të mbështetemi tek Ai për shpëtimin tonë?
-
Si je bekuar nga ndjekja e doktrinës së Krishtit?
Veprimtaria B: Shpjego rolin e Librit të Mormonit në Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit
Imagjinoje skenarin vijues:
Nëse zgjodhe këtë veprimtari, përgjigju për pyetjen vijuese:
-
Çfarë mund të thotë Miri nga Libri i Mormonit rreth rolit të tij në Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit?
Veprimtaria C: Rezistoji djallit me besim te Jezu Krishti
Te 2 Nefi 28:20–22, Nefi dha mësim rreth strategjive që Satani do të përdorë për t’i larguar njerëzit nga Perëndia në ditët e fundit. Këto përfshijnë ndezjen e njerëzve në zemërim kundër asaj që është e mirë, paqësimin e njerëzve dhe përkundjen e tyre në siguri trupore dhe të treguarit atyre se nuk ka ferr dhe nuk ka djall. Si pjesë e studimit tënd të mësimit “2 Nefi 28:1–26”, mund të kesh krijuar një plan për ta mbrojtur më mirë veten nga taktikat e Satanit. Rishikoje atë që shkrove në ditarin tënd të studimit nga ai mësim.
Nëse zgjodhe këtë veprimtari, përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:
-
Me sa efektshmëri e ke vënë në veprim planin tënd? Pse?
-
Në çfarë mënyrash të ka ndihmuar plani yt të marrësh mbrojtjen e Shpëtimtarit nga taktikat e Satanit?
-
Çfarë ke mësuar ose përjetuar që mund të të ndihmojë të shtosh gjëra në planin tënd?
Merr parasysh mënyra se si të rizotohesh ndaj planit tënd. Sigurohu që të shohësh tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti që të të lajmërojnë për rrezikun dhe të të fuqizojnë për të shpëtuar nga përpjekjet e Satanit ose për t’i mposhtur ato (shih te Doktrina e Besëlidhje 10:5).
Veprimtaria D: Merr pjesë në mbledhjen e Izraelit
Të dy Nefi dhe Jakobi kishin interesim të madh për mbledhjen e Izraelit. Ndoshta kjo ishte pjesërisht për shkak se Zoti i tregoi Nefit se çfarë do t’u ndodhte pasardhësve të tyre (shih te 1 Nefi 12–13).
Mund të të kenë ftuar të marrësh pjesë në mbledhjen e Izraelit si pjesë e studimit nga ana jote të vargjeve te 1 Nefi 19–22; 2 Nefi 6 ose Jakobi [LiM] 5:52–77; 6:1–13. Nëse është kështu, rishiko çfarëdo zotimi ose plani që bëre apo qëndrimin dhe gatishmërinë tënde për t’u përfshirë në punë.
Nëse zgjodhe këtë veprimtari, përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:
-
Çfarë ke mësuar gjatë studimeve të tua rreth mbledhjes së Izraelit që t’u duk inkurajuese ose e dobishme?
-
Çfarë përpjekjesh ke bërë që nuk i kishe provuar më parë? A pate sukses? Përse po ose përse jo?
-
Si e ke ndier Shpëtimtarin të të udhërrëfejë ose forcojë ndërsa përfshihesh në punën e Tij?
-
Çfarë bekimesh ke parë nga pjesëmarrja në këtë punë?