Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4: Enosi – Mosia 17


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4: Enosi – Mosia 17”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4

EnosiMosia 17

të rinj duke studiuar dhe duke folur së bashku rreth shkrimeve të shenjta

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar deri tani nga studimi i Librit të Mormonit nga ana jote.

“Vlerëso … dhe vazhdo të përpiqesh”

Në mënyrë periodike, është e rëndësishme të gjejmë kohë për të reflektuar dhe vlerësuar ecurinë. Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

“Ftesa ime për të gjithë ne, është që ta vlerësojmë jetën tonë, të pendohemi dhe të vazhdojmë të përpiqemi. … Ndërsa ne ndryshojmë, do të zbulojmë se Perëndia me të vërtetë shqetësohet më shumë rreth asaj se kush jemi dhe kush po bëhemi sesa kush ishim dikur.” (Dejll G. Renland, “Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme Vazhdojnë të Përpiqen”, Liahona, maj 2015, f. 58)

Nëse dëshiron, gjatë këtij mësimi mund të marrësh parasysh pyetje si ato në vijim:

  • Në çfarë mënyrash e ndien se po rritesh apo po ndryshon për shkak të asaj që po mëson nga Libri i Mormonit?

  • Sa ke përparuar për synimet që ke vendosur?

  • Për çfarë do të doje të vazhdoje të punoje apo do të ishte e dobishme të zgjidhje një fushë tjetër përqendrimi?

Veprimtaritë vijuese mund të të ndihmojnë ta matësh kuptueshmërinë tënde, njohurinë tënde dhe përparimin që po përpiqesh të bësh. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë t’i dallosh përpjekjet e tua dhe të ndiesh dashurinë e Atit Qiellor.

Shpjegimi i rolit të profetëve

Kur studiove rreth profetit Abinad te Mosia 11–17, mund të kesh dalluar se Alma besonte se ai ishte një profet dhe i zbatonte mësimet e tij ndërkohë që mbreti Noe dhe priftërinjtë e tjerë e refuzuan hapur atë. Ti mund të vësh re në kohën tonë se disa njerëz i pranojnë profetët ndërkohë që të tjerë i refuzojnë ata.

Përdori burimet vijuese ose të tjera që gjen për të përgatitur një përgjigje të shkurtër për ta ndihmuar dikë të kuptojë se çfarë është një profet dhe përse janë të nevojshëm profetët sot. Përfshi një ose më shumë shkrime të shenjta për ta përkrahur përgjigjen tënde.

Në vend që thjesht ta shkruash përgjigjen tënde, mund të krijosh një publikim në mediat shoqërore, një material filmik të shkurtër ose të mendosh një mënyrë tjetër për ta treguar atë që di.

Burime nga shkrimet e shenjta që mund të jenë të dobishme:

Pyetje që mund t’i marrësh parasysh në formulimin e përgjigjes sate:

  • Çfarë është një profet dhe çfarë bëjnë profetët?

  • Çfarë pyetjesh ose keqkuptimesh mund të kenë njerëzit rreth profetëve?

  • Çfarë tjetër mund të tregosh për t’i ndihmuar të tjerët të kuptojnë përse Perëndia thërret profetë sot?

ikonë, shëno
  1. Mbaje shënim përgjigjen tënde ose një përshkrim të asaj që përgatite.

Ndihma që të mblidhet Izraeli dhe shërbimi ndaj të tjerëve

Një nga të vërtetat që Perëndia ka zbuluar nëpërmjet profetëve të Tij është që puna dhe lavdia e Tij është t’i ndihmojë fëmijët e Tij të arrijnë jetën e përjetshme (shih te Moisiu 1:39). Në Librin e Mormonit, mbreti Beniamin vuri në dukje se një nga mënyrat se si mund të ndihmojmë të arrihet puna e Perëndisë është duke u shërbyer të tjerëve (shih te Moisiu 2:17). Në kohët më të fundit, Presidentja Boni H. Kordën, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, dha mësim:

“Qëllimi ynë i përjetshëm është të vijmë te Krishti dhe t’i bashkohemi aktivisht Atij në punën e Tij të madhe. Është aq e thjeshtë sa bërja e asaj që dha mësim Presidenti [Rasëll M.] Nelson: ‘Në çfarëdo kohe që bëjmë çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo … që të bëjë dhe të mbajë besëlidhjet e veta me Perëndinë, ne po ndihmojmë për ta mbledhur Izraelin’. Kur e bëjmë punën e Tij bashkë me Të, ne arrijmë ta njohim e ta duam Atë më shumë.” (Boni H. Kordën, “Ejani te Krishti dhe Mos Ejani Vetëm”, Liahona, nëntor 2021, f. 11)

Mendo për synimet ose planet që mund të kesh bërë në mësimet e mëparshme, që po të ndihmojnë të marrësh pjesë në punën e Perëndisë:

  • Duke e ndihmuar Zotin në punën e Tij për të mbledhur Izraelin (shih te Jakobi [LiM] 5:71–72, 75)

  • Duke u shërbyer të tjerëve me mënyra si të Krishtit (shih te Mosia 2:17)

  • Duke punuar për një synim tjetër të lidhur me ungjillin nga ai që je duke punuar ose për të cilin dëshiron të fillosh të punosh

  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Si përparove (ose përse dëshiron të përparosh) në këtë fushë? Çfarë bëre (ose mund të bësh) për ta bërë këtë përparim?

    • Cilat janë disa nga pengesat ose mundimet që përjetove (ose pret të përjetosh)? Si u përpoqe (ose mund të përpiqesh) t’i kapërcesh ato?

    • Si e ke ndier dashurinë e Atit Qiellor teksa ke punuar për këtë synim? Si mendon, përse Ai do të ishte i kënaqur me përpjekjet e tua?

Të ndierit e lumturisë dhe gëzimit nëpërmjet Jezu Krishtit

Gjatë studimit tënd të Librit të Mormonit, ti ke lexuar tregime për shumë njerëz që gjetën gëzim dhe lumturi nëpërmjet Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Gjej pak kohë për të shqyrtuar disa prej këtyre shembujve. Ata përfshijnë sa vijon:

Mendo se si mund ta përshkruash ose ilustrosh lumturinë që ndien nëpërmjet ungjillit të Jezu Krishtit.

Në qendër të një faqeje bosh në ditarin tënd të studimit ose në një fletë letre të veçantë, shkruaji fjalët Gëzim dhe Lumturi nëpërmjet Jezu Krishtit. Vizato një rreth përqark fjalëve. Tani fillo të shtosh ide që ti i lidh me këto fjalë. Për të filluar, mund të marrësh parasysh se si do t’u përgjigjeshe pyetjeve vijuese.

  • A e ndien se ungjilli i Jezu Krishtit po kontribuon në gëzimin e jetës sate? Përse po ose përse jo?

  • Çfarë ke mësuar në Librin e Mormonit që të ka ndihmuar të ndihesh më i/e lumtur?

  • A e ndien se marrëdhënia jote me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin është më e mirë për shkak të studimit nga ana jote të shkrimeve të shenjta? Përse po ose përse jo?

Teksa mendon për ide, shkruaji në letrën tënde dhe rrethoji ato. Lidhi ato me njëra-tjetrën ose prapa me frazën në qendër. Teksa shton më shumë mendime dhe ide, harta jote e mendjes mund të fillojë të duket kështu:

hartë bosh e mendjes

Pasi ta përfundosh hartën tënde të mendjes, merre parasysh ta vendosësh atë në një vend ku do ta shohësh gjatë javës së ardhshme. Nëse dëshiron, mund t’i lutesh Atit Qiellor për ndihmë për të gjetur dhe dalluar gëzim dhe lumturi më të madhe te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij.