Seminari
Mosia 27:1–24: “Ai Është Lutur me Besim të Madh në Lidhje me Ty”


“Mosia 27:1–24: ‘Ai Është Lutur me Besim të Madh në Lidhje me Ty’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 27:1–24”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 27:1–24

“Ai Është Lutur me Besim të Madh në Lidhje me Ty”

një engjëll duke ndaluar Alma të Riun

A e di se si është të shohësh njerëzit e tu të dashur ta refuzojnë të vërtetën? Alma dhe mbreti Mosia e njihnin pikëllimin që vjen kur i sheh pjesëtarët e familjes të rebelohen kundër Shpëtimtarit dhe Kishës së Tij. Nëpërmjet mëshirës së Krishtit, ata u bekuan në fund që të ndienin gëzimin e të parit të këtyre njerëzve të dashur të pendoheshin. Ky mësim mund të të ndihmojë të zbulosh mënyra për t’i ndihmuar ata që i refuzojnë mësimet e Jezu Krishtit të kthehen tek Ai.

Ka shpresë nëpërmjet Krishtit

A ka ndonjë për të cilin je i/e shqetësuar ngaqë ka vështirësi shpirtërore ose edhe rebelim kundër Perëndisë? Nëse po, mbaje këtë person në mendje teksa studion sot. Në të njëjtën mënyrë, nëse ke vështirësi shpirtërore, mund të mbash vetë situatën tënde në mendje gjatë gjithë mësimit.

Përsiat se sa me saktësi të përshkruajnë thëniet vijuese:

  1. Unë besoj se nuk është tepër vonë për ata që kanë vështirësi shpirtërore ose rebelim për t’u shëruar nga Jezu Krishti.

  2. Unë kam parë shembuj në shkrimet e shenjta dhe te njerëzit rreth meje që më japin shpresë për njerëzit që kanë vështirësi shpirtërore ose rebelim.

  3. Unë e di se çfarë mund të bëj për t’i ndihmuar njerëzit që kanë vështirësi shpirtërore ose rebelim.

Teksa studion kapitullin te Mosia 27 sot, kërko arsyet për të pasur shpresë dhe se çfarë mund të bësh për t’i ndihmuar ata që kanë vështirësi shpirtërore ose rebelim.

Ndihma ndaj të humburve shpirtërisht

Lexo te Mosia 27:1, 8–10 për të parë se për kë u shqetësuan profeti Alma dhe mbreti Mosia.

  • Si mendon se mund të kenë ndikuar zgjedhjet e këtyre të rinjve te prindërit, motrat e vëllezërit dhe shokët e tyre?

Lexo te Mosia 27:11–16, 19 për të parë atë që bëri Zoti për ta ndihmuar Alma të Riun ta ndryshonte jetën e tij dhe arsyen. Nëse dëshiron, mund të shohësh edhe materialin filmik “Alma i Riu Kthehet në Besim te Zoti” nga kodi kohor 03:06 deri në 06:59.

11:32
  • Cilat fraza nga mesazhi i engjëllit mendon se do të kishin pasur më shumë ndikim se të tjerat te këta të rinj?

  • Si mund ta tregojë kjo përvojë dashurinë dhe dëshirën e Perëndisë për t’i shpëtuar këta të rinj (si edhe të tjerë që janë të humbur shpirtërisht)?

  • Sipas vargut te Mosia 27:14, si tha engjëlli, pse kishte ardhur tek Alma i Riu dhe bijtë e Mosias? (Merre parasysh ta shenjosh përgjigjen për këtë pyetje në shkrimet e tua të shenjta.)

Gjej një çast për të përsiatur se çfarë parimesh mund të mësosh nga këto vargje.

Një parim që mund të mësojmë është se lutja me besim të madh për ata që kanë vështirësi shpirtërore ose rebelim, e fton Zotin t’i ndihmojë ata të arrijnë në një njohuri të së vërtetës.

Mbaj mend se Zoti nuk do ta shkelë lirinë morale të zgjedhjes të atyre për të cilët lutemi. Pavarësisht se u vizituan nga një engjëll, Alma dhe bijtë e Mosias mund ta kishin përdorur gjithsesi lirinë e tyre të zgjedhjes për të mos u penduar. Megjithëse Ati Qiellor mund të mos dërgojë një engjëll tek njerëzit tanë të dashur, Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona në mënyrën dhe kohën e Tij. Ne mund të besojmë se Ai do të na ndihmojë. Në mësimin e radhës do të mësosh më shumë rreth rolit të Zotit në ndryshimin e Almës.

  • Si përfytyron se mund të kenë qenë lutjet e Alma Plakut? Si mendon, çfarë do të thotë të lutesh “me besim të madh” (Mosia 27:14)?

  • Si mendon, përse Zoti dëshiron që ne të lutemi për ata që kanë vështirësi shpirtërore ose rebelim?

  • Kur e ke ndier se lutjet e tua kanë sjellë një ndryshim në jetën e dikujt tjetër? Kur mendon se të kanë ndihmuar lutjet e dikujt tjetër?

Përsiat për gjëra specifike për të cilat mund të lutesh kur i kërkon Atit Qiellor ta ndihmojë dikë që ka vështirësi shpirtërore. Mundesh madje ta ndërpresësh studimin tënd për t’u lutur për të tani.

Çfarë mund të bëj më shumë?

Lexoji fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë duke kërkuar atë që bëri Alma dhe të tjerët, përveçse u lutën, për ta ndihmuar djalin e tij të kthehej te Zoti.

Mosia 27:20–24

Alma 36:17–19 (Përshkrimi i mëvonshëm i Alma të Riut për atë që babai i tij i kishte mësuar dhe se si e ndihmoi kjo atë)

  • Çfarë bëri Alma, përveçse u lut, për ta ndihmuar djalin e tij?

Studioje njërën nga gjërat vijuese që bëri Alma dhe mbaji shënim mendimet e tua. Teksa studion, mund të mbash në mendje një njeri të dashur që ka vështirësi shpirtërore ose madje rebelim:

  1. Agjërimi – Mëso më shumë rreth agjërimit duke kërkuar te ChurchofJesusChrist.org, programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose fragmente të tjera të shkrimeve të shenjta si Marku 9:17–18, 25–29. Si mund të të ndihmojë agjërimi ty ose njeriun tënd të dashur? A ka të tjerë që mund t’i ftosh të të bashkohen në agjërim?

  2. Dëshmimi – Krahasoje përvojën e Almës të përshkruar tek Alma 36:17–19 me përvojën e Enosit tek Enosi 1:1–5. Përsiat për aftësinë e Frymës së Shenjtë për t’ua kujtuar njerëzve atë që kanë dëgjuar kur u nevojitet (shih te Gjoni 14:26). Kjo mund të na japë kurajë për t’ua dhënë dëshminë tonë për Krishtin edhe atyre që duken të pandjeshëm. Mund të na ndihmojë gjithashtu të kujtojmë atë që dimë dhe besojmë rreth Shpëtimtarit kur mund të na nevojitet më së shumti. Si mund ta japësh dëshminë tënde për Shpëtimtarin?

  1. Përgjigju për të paktën tri prej pyetjeve vijuese:

    • Çfarë mësove nga ky tregim rreth mënyrës se si t’i ndihmosh ata që kanë vështirësi shpirtërore?

    • Çfarë këshille do t’i jepje dikujt, njeriu i dashur i të/së cilit/ës nuk ndryshon shpejt?

    • Cili është roli i Shpëtimtarit te ndihma ndaj atyre që duam? Përse mund të mirëbesosh se Ai do t’i ndihmojë ata?

    • Çfarë gjërash specifike ndien nxitjen të bësh ose të thuash për ta ndihmuar dikë të kthehet te Shpëtimtari?