Seminari
Alma 4: Pengesa e Krenarisë


“Alma 4: Pengesa e Krenarisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 4

Pengesa e Krenarisë

Alma i Riu duke predikuar në Gideon

Krenaria është mungesa e përulësisë dhe i shtyn njerëzit ta vendosin vetveten mbi të tjerët dhe Perëndinë ose në kundërshtim me ta (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Kryelartësi, Krenari”,.scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Mendo për krenarinë që shikon në botë sot, dhe ndikimet negative që ajo ka tek ti dhe tek njerëzit përreth teje. Krenaria dhe grindja e demonstruar nga disa anëtarë të Kishës së Shpëtimtarit në kohën e Almës, bëri që Kisha të dështonte në përparimin e saj. Si rrjedhim, Alma u ndje i frymëzuar të jepte dorëheqjen si kryegjykatës për t’ia kushtuar veten predikimit të fjalës së Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta përdorësh fjalën e Perëndisë për ta mposhtur krenarinë dhe grindjen.

Një pengesë

Sill ndër mend një rast kur je rrëzuar ose penguar. A e mban mend se çfarë ishte ajo që të bëri të rrëzoheshe? Në jetë, ne ndonjëherë rrëzohemi nga gjëra që mund të quhen “pengesa”. Kjo është gjithashtu e vërtetë shpirtërisht.

figurë e blloqeve

Vizato disa blloqe dhe emërtoji me gjëra që mund ta bëjnë rininë të pengohet shpirtërisht. Për shembull, disa mund ta kenë të vështirë t’ia vënë veshin profetit ose t’i binden Fjalës së Urtësisë.

Mendo për pasojat e të penguarit nga këto gjëra. Përsiat përse ke nevojë për ndihmën e Perëndisë për t’i dalluar, shmangur dhe kapërcyer këto pengesa.

Populli i Almës kishte përjetuar së fundi humbje të mëdha në luftën me lamanitët. Për shkak të pikëllimeve të tyre, ata “u zgjuan që ta kujtonin detyrën e tyre”, dhe shumë njerëz u pagëzuan (shih tek Alma 4:1–5). Megjithatë, paqja e tyre nuk zgjati shumë për shkak se ata filluan të pengoheshin shpirtërisht.

Lexo tek Alma 4:6–8, duke kërkuar pse udhëheqësit e Kishës ishin të shqetësuar.

  • Pse mendon se udhëheqësit e Kishës ishin “shumë të brengosur” (Alma 4:7) nga krenaria në rritje e popullit?

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim:

“Krenaria është blloku i madh pengues për në Sion. E përsëris: Krenaria është blloku i madh pengues për në Sion.” (Ezra Taft Benson, “Beware of Pride”, Ensign, maj 1989, f. 7)

Vizato një bllok të madh që përfaqëson pengesën e krenarisë. Mbi bllok, rendit përgjigjet për pyetjet vijuese:

  • Si mendon se krenaria mund të bëjë që dikush të pengohet shpirtërisht?

  • Në ç’mënyra krenaria na pengon të bëhemi më të ngjashëm me Shpëtimtarin?

Ndërsa vazhdon të studiosh tek Alma 4, mendo se si krenaria mund të jetë një pengesë për ty dhe çfarë mund të bësh për ta kapërcyer atë.

Lexo tek Alma 4:8–12, duke kërkuar pasojat e krenarisë në Kishë. Vër re që zënie do të thotë mosmarrëveshje ose grindje me zemërim ose hidhërim. Shpirtligësi është dëshira për të bërë të ligën ose vullneti i keq.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Cilat ishin pasojat e krenarisë në Kishë?

    • Në ç’mënyra këto veprime janë të pahijshme për anëtarët e Kishës së Shpëtimtarit?

    • Si u ndikuan ata që nuk ishin të Kishës?

Shmangia e krenarisë dhe e grindjes

Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim:

“Kundërhelmi për krenarinë është përulësia – butësia, nënshtrimi [shih tek Alma 7:23].” (Ezra Taft Benson, “Beware of Pride”, Ensign, maj 1989, f. 6)

Lexo tek Alma 4:13–14, duke kërkuar atë që bënë disa anëtarë të Kishës për ta shmangur krenarinë dhe për të qëndruar besnikë. Vër re që përuleshin te vargu 13 i drejtohet të bërit më i përulur dhe më zemërbutë.

Përreth pengesës së krenarisë që vizatove, rendit qëndrimet ose veprimet si të Krishtit nga Alma 4:13–14 që ti e ndien se mund të na ndihmojnë ta kapërcejmë krenarinë ose t’i bëjmë ballë asaj.

  • Çfarë veprimesh dhe qëndrimesh te vargjet 13–14 të kujtojnë Jezu Krishtin?

  • Si mund të na ndihmojë zhvillimi i këtyre qëndrimeve dhe ndërmarrja e këtyre veprimeve të bëhemi më të ngjashëm me Të?

  • Si i ke parë të tjerët t’i jetojnë këto qëndrime ose veprime si të Krishtit dhe si ndikoi ajo tek ti?

Mendo për çdo rast krenarie ose grindjeje që mund të ekzistojë në jetën tënde. Reflekto mbi atë që mund të bësh për ta ndjekur shembullin e Shpëtimtarit. Çfarë mund të bësh për ta zvogëluar problemin dhe për të qenë pjesë e zgjidhjes?

Alma vendosi se ai kishte nevojë ta kalonte kohën e tij duke i ndihmuar njerëzit shpirtërisht. Ai ia dorëzoi fronin e gjykimit Nefihas ndërkohë që vetë mbajti detyrën e kryepriftit (shih tek Alma 4:15–18).

Lexo tek Alma 4:19 dhe kërko atë që Alma e dinte se mund ta “zhdukte” krenarinë dhe grindjen mes popullit. Ti mund të shohësh gjithashtu “Alma Predikon Fjalën e Perëndisë” nga kodi kohor 00:36 deri në 01:59, që është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org [ose te https://www.youtube.com/@kishaejezukrishtiteshenjto9199/videos].

10:24
  • Në çfarë mënyrash Alma u soll si Jezu Krishti?

  • Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Almës?

Një e vërtetë nga Alma 4:19 është që fjala e Perëndisë dhe dëgjimi i dëshmisë së pastër mund të na ndihmojnë ta kapërcejmë krenarinë dhe grindjen.

Kërko atë që Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim rreth fjalës së Perëndisë në pohimin vijues.

“Fjala e Perëndisë, siç gjendet në shkrimet e shenjta, në fjalët e profetëve të gjallë dhe në zbulesën vetjake, ka fuqinë për t’i fortifikuar shenjtorët dhe për t’i armatosur ata me Shpirtin në mënyrë që të mund t’i bëjnë ballë së ligës, të kapen fort pas së mirës dhe të gjejnë gëzim në këtë jetë.” (Ezra Taft Benson, “The Power of the Word”, Ensign, maj 1986, f. 80)

  • Në ç’mënyra fjala e Perëndisë dhe dhënia e dëshmisë së pastër mund të na ndihmojnë ta shkatërrojmë krenarinë dhe grindjen?

  1. Plotëso sa vijon:

    • Rendit dy ose tri probleme që vijnë si rezultat i krenarisë dhe grindjes.

    • Rendit shkrimet e shenjta dhe mësimet e profetëve bashkëkohorë që ti e ndien se mund të ndihmojnë për këto probleme.

    • Përcakto pse ose si gjërat që rendite, do të të ndihmonin t’i trajtoje të tjerët ashtu siç do t’i trajtonte Shpëtimtari.

Kërko të vësh re dhe të dallosh nxitjet nga Fryma e Shenjtë për mënyrën se si ti mund ta zbatosh atë që mësove në këtë mësim. Kërko mundësi për t’i realizuar ato mbresa.