“Zotërimi Doktrinor: Alma 7:11–13 – ‘Dhe Ai do të Shkojë Përpara, duke Vuajtur Dhimbje dhe Hidhërime dhe Tundime të çdo Lloji’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: Alma 7:11–13”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: Alma 7:11–13
“Dhe Ai do të Shkojë Përpara, duke Vuajtur Dhimbje dhe Hidhërime dhe Tundime të çdo Lloji”
Në studimin tënd të vargjeve Alma 7:1–13, ti mësove për disa nga ato që Shpëtimtari vuajti si pjesë e Shlyerjes së Tij në mënyrë që “ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij” (Alma 7:12). Ky mësim mund të të ndihmojë ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor për vargjet Alma 7:11–13, ta shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet Alma 7:11–13 është: “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji”. Merre parasysh ta shenjosh këtë frazë në shkrimet e tua të shenjta nëse nuk e ke bërë tashmë.
Veprimtaria vijuese mund të të ndihmojë ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Shkruaj sa më shumë që arrin të mbash mend nga referenca dhe fraza kyç e shkrimit të shenjtë. Nëse nuk ia arrin dot me përpjekjen e parë, rilexoje referencën dhe frazën dhe më pas përpiqu ta shkruash atë. Përsërite të lexuarit dhe të shkruarit derisa të mund ta shkruash të gjithën përmendsh.
Në një mësim të mëparshëm ti mësove nga Alma 7:11–13 se Jezu Krishti vuajti për të të shpëtuar nga mëkati e vdekja dhe për të të ndihmuar përmes sfidave të vdekshmërisë.
Supozo sikur një shok të dërgoi mesazh me celular për diçka të vështirë që po kalon. Ti mendon se mesazhi tek Alma 7:11–13 do të jetë i dobishëm për shokun tënd, por shqetësohesh se ai nuk do ta lexojë nëse ti i dërgon vetëm referencën e shkrimit të shenjtë.
Ushtroje vënien në zbatim
Gjeji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Shkruaji këto parime si tituj në ditarin tënd të studimit, duke lënë hapësirë ndërmjet secilit në mënyrë që të mund t’u përgjigjesh pyetjeve rreth tyre më vonë në mësim.
Merre parasysh se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrina e dhënë mësim tek Alma 7:11–13 mund të ndihmojnë në skenarin vijues.
Që kur prindërit e Ervinit u shkurorëzuan pak vite më parë, ai është ndier sikur jeta e tij është bërë gjithnjë e më e vështirë. Ai ka pasur vështirësi në shkollë dhe disa nga shokët e tij nuk duket se e përfshijnë atë aq sa e përfshinin dikur. Ervini gjithashtu ka ndaluar më së shumti pjesëmarrjen në kishë, leximin e shkrimeve të tij të shenjta dhe lutjen drejtuar Perëndisë. Një ditë, Ervini foli hapur me një nga shokët e tij rreth vështirësive të tij. Ai tha: “Unë dua që gjërat të përmirësohen, por nuk di se kujt t’i drejtohem. Ndihem shumë i vetmuar dhe i bllokuar në situatën time.”
Përfytyro sikur ti je shoku të cilit Ervini po i fliste, dhe gjithashtu sikur ai të kërkoi këshillë se si ta kapërcejë situatën e tij të vështirë. Përdori mësimet tek Alma 7:11–13 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar Ervinin në sfidën e tij.
Vepro me besim
Lexo paragrafët paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merre parasysh ta shenjosh atë që të duket e dobishme.
Shqyrtoji konceptet ose pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Lexo paragrafin 8 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merre parasysh ta shenjosh atë që të duket e dobishme
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Lexoji paragrafët 11–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor, duke kërkuar mësime që mund ta ndihmojnë Ervinin.