Seminari
Alma 19: “Krahu i Tij Shtrihet tek të Gjithë Njerëzit që Pendohen dhe Besojnë”


“Alma 19: ‘Krahu i Tij Shtrihet tek të Gjithë Njerëzit që Pendohen dhe Besojnë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 19”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 19

“Krahu i Tij Shtrihet tek të Gjithë Njerëzit që Pendohen dhe Besojnë”

një e re duke e shpërndarë ungjillin te një shok

Ndërsa mendon për ta shpërndarë ungjillin tek të tjerët, a e ndien ndonjëherë se ka disa njerëz që nuk ka gjasa t’i pranojnë ndonjëherë mësimet e Shpëtimtarit? Si mendon se i sheh Ati Qiellor këta njerëz? Nga përvojat misionare të Amonit me lamanitët, ne shohim se Zoti po i përgatit zemrat e njerëzve nga të gjitha shtresat shoqërore për ta pranuar ungjillin e Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh se Zoti i do të gjithë njerëzit dhe dëshiron që ata të vijnë tek Ai.

Anketo veten

Vlerësoje veten në një shkallë nga 1–5 se sa gjasa mendon se ke për t’i ftuar njerëzit në vijim të mësojnë më shumë rreth ungjillit të Jezu Krishtit.

  1. Dikush që ti e njeh, i cili ka shprehur interes për Kishën

  2. Një shok, shoqe ose pjesëtar i familjes që në përgjithësi i zbaton tashmë standardet e ungjillit, por nuk është ende një anëtar/e

  3. Një shok, shoqe ose pjesëtar i familjes që nuk i zbaton standardet e ungjillit

  4. Dikush që ti e njeh, i cili i ka refuzuar ftesat e mëparshme nga të tjerët për të mësuar më shumë rreth ungjillit

Përsiat për arsyet përse u përgjigje në atë mënyrë.

  • Si mund të ndikojnë mendimet tona vetjake për të tjerët në përpjekjet tona për ta shpërndarë ungjillin?

Kur bijtë e Mosias e filluan misionin e tyre te lamanitët, shumë njerëz i përqeshën dhe dyshuan se ata do të kishin ndonjëherë sukses mes një populli kaq të lig (shih tek Alma 26:23–25). Megjithatë, Amoni dhe vëllezërit e tij përjetuan sukses. Mund të të kujtohet se pasi Amoni ia dha mësim ungjillin mbretit Lamoni, mbreti i besoi fjalët e Amonit, u lut për mëshirë dhe ra në tokë pasi u pushtua nga Shpirti (shih tek Alma 18:40–43).

Lamoni duke u lutur

Sot ti do të mësosh rreth ngjarjeve që ndodhën në shtëpinë e Lamonit pasi Amoni i dha mësim mbretit. Ndërsa studion, kërko të vërtetat që mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë mënyrën se si Ati Qiellor i sheh fëmijët e Tij, duke përfshirë ata që mund të duket se nuk kanë gjasa ta pranojnë ungjillin.

Amoni vazhdoi t’i jepte mësim familjes së Lamonit

Kur mbretëresha e lamanitëve mësoi për vdekjen e bashkëshortit të saj, ajo dërgoi ta thërritnin Amonin që të fliste me të (shih tek Alma 19:1–3).

Lexo tek Alma 19:4–17, duke kërkuar atë që mbretëresha dhe të tjerët përjetuan pasi folën me Amonin. Nëse dëshiron, mund edhe të shohësh “Amoni i Shërben dhe i Jep Mësim Mbretit Lamoni” nga kodi kohor 15:18 deri në 20:06. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

23:4
  • Çfarë mëson rreth mbretëreshës nga këto vargje?

  • Çfarë kishte mësuar Lamoni rreth Jezu Krishtit gjatë tri ditëve të mëparshme?

  • Përse mendon se kjo njohuri i solli Lamonit gëzim të tillë?

Pasi i mblodhi të tjerët në shtëpinë e mbretit, shërbëtorja e mbretëreshës, Abishi, u habit dhe u trishtua kur njerëzit filluan të grindeshin mes tyre se përse mbreti dhe të tjerët ishin të shtrirë në tokë sikur të ishin të vdekur (shih tek Alma 19:18–28).

Lexo tek Alma 19:29–36, duke kërkuar atë që Abishi bëri në këtë çast grindjeje dhe çfarë ndodhi mes lamanitëve më pas. Nëse dëshiron, mund edhe të shohësh “Amoni i Shërben dhe i Jep Mësim Mbretit Lamoni” nga kodi kohor 20:07 deri në 23:04. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

23:4
  • Çfarë ndikimi pati ungjilli i Jezu Krishtit te lamanitët e shumtë që zgjodhën të besonin?

  • Çfarë të vërtete për Zotin dha mësim Mormoni te vargu 36 pasi e tregoi këtë rrëfim?

Dëshira e Zotit që të gjithë të vijnë tek Ai

Nga fjalët e Mormonit te vargu 36, ne mësojmë se krahu i Zotit shtrihet për të gjithë njerëzit që do të pendohen dhe besojnë në emrin e Tij. Merre parasysh ta shenjosh këtë të vërtetë në shkrimet e tua të shenjta.

Në këtë kontekst, krahu i Zotit që shtrihet përfshin mëshirën dhe gatishmërinë e Tij për të falur.

  • Çfarë përvojash të kanë ndihmuar ta shohësh vërtetësinë e këtij parimi në jetën tënde ose në jetën e të tjerëve?

Ndonjëherë ne mund të vendosim në mënyrë të gabuar se dikush nuk do të ishte i/e interesuar për ungjillin për shkak të mënyrës se si ai person duket ose asaj që ai ose ajo ka bërë në të kaluarën. Gjej një çast për të përfytyruar dikë në këtë situatë. Ky mund të jetë një person i veçantë që ti e njeh, ose thjesht mund të mendosh për njerëz që në përgjithësi i përshtaten këtij përshkrimi.

  1. Përgjigju për pyetjet në vijim në një paragraf që është tre deri në pesë fjali:

    • Si ndihet Perëndia për këtë person?

    • Si mund të ndikojë kuptueshmëria për mënyrën se si ndihet Perëndia për këtë person në ndjenjat e tua ndaj tij?