Seminari
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 4: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet Shpirtërore


“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 4: Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet Shpirtërore”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 4

Gjetja e Përgjigjeve për Pyetjet Shpirtërore

nxënëse duke bërë një pyetje

Me raste, ti mund të kesh pyetje shpirtërore ose shqetësime për tema doktrinore, vetjake, shoqërore apo historike. Kur ke pyetje ose shqetësime të tilla, mund të veprosh me besim, t’i shqyrtosh konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm dhe të kërkosh kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i përsëritësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Sfidat ndaj besimit

Lexoji skenarët vijues. Ose nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Burimet e Caktuara në Mënyrë Hyjnore” nga kodi kohor 2:43 deri në 4:19, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

9:16

Maria është një e re e cila dëgjoi nga një shoqe diçka për Kishën që e shqetësoi. Ajo ndjeu se ky informacion i ishte mbajtur i fshehur dhe se e kishin gënjyer duke mos ia thënë këto gjëra më parë në jetën e saj. Ajo filloi të fliste me të tjerë që ishin njëlloj të mërzitur, si dhe lexoi komente negative për temën.

Kosta mësoi rreth një teme doktrinore sfiduese në seminar dhe u fut në internet për të mësuar më shumë. Ai pa burime që e kritikonin Kishën në lidhje me këtë temë. Nga kureshtja, ai pa një material filmik që i portretizonte negativisht mësimet e Kishës rreth kësaj teme. Kjo përvojë e bëri atë të dyshonte për vërtetësinë e Kishës për herë të parë në jetën e tij.

  • Si do të ndiheshe në këto situata?

  • Si mendon se do të përgjigjeshe?

Të kesh pyetje shpirtërore pa përgjigje për temat doktrinore, vetjake, shoqërore ose historike mund të jetë e vështirë. Mendo për pyetje të tilla që mund të kesh dhe merre parasysh t’i shkruash ato për këtë mësim.

Ka gjëra që mund t’i mësosh dhe bësh që mund të të ndihmojnë t’u përgjigjesh pyetjeve ose shqetësimeve me integritet dhe besim. Ndërsa e studion këtë mësim, mendo se si informacioni që mëson mund të të ndihmojë t’u përgjigjesh pyetjeve të tua me besim te Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Parimet vijuese mund të të drejtojnë në përpjekjet e tua për të marrë drejtim dhe kuptueshmëri lidhur me pyetjet shpirtërore:

  • Vepro me besim.

  • Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  • Kërko informacion të mëtejshëm nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Vepro me besim

Lexoji skenarët vijues. Ose nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Burimet e Caktuara në Mënyrë Hyjnore” nga kodi kohor 4:19 deri në 5:35, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Nëse dëshiron, mund edhe të lexosh paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) përpara se t’i lexosh skenarët ose ta shohësh materialin filmik.

9:16

Pasi e mori vesh atë gjë, Maria u mërzit aq shumë saqë nuk shkoi më në kishë. Ajo u largua nga Kisha për më shumë se një vit. Përfundimisht, një shoqe e ngushtë e pyeti se përse nuk shkonte më. Ajo i tregoi një bisedë të konferencës së përgjithshme që mendoi se do të ishte e dobishme dhe e ftoi atë të lutej për atë që lexoi.

Kosta i mbajti dyshimet dhe shqetësimet e tij për vete, por vazhdoi të merrte pjesë në kishë. Megjithatë, ndjenjat e tij të pështjellimit nuk u larguan. Në një pikë të caktuar, ai pati një ndjenjë shumë të fortë se duhej të fliste me prindërit për shqetësimet e tij. Ishte ndjenja e parë shpirtërore që kishte kuptuar që nga përvoja e tij në internet.

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Në ç’mënyrë i sheh Marien dhe Kostën të veprojnë ose të mos veprojnë me besim?

    • Çfarë mund të thoshe që mund t’i nxiste ata të ktheheshin te Perëndia në përgjigje të sfidave të tyre?

    • Cilat shkrime të shenjta mund ta ndihmojnë një person të veprojë me besim kur ai ose ajo ka një pyetje që nuk merr përgjigje lehtësisht?

    Rendit të paktën një shkrim të shenjtë në ditarin tënd të studimit dhe shpjego se përse e ndien se mund të jetë i dobishëm. Nëse e ke të vështirë ta gjesh një, përsëriti fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Shqyrtoji paragrafët 8–10 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Si do ta ketë ndihmuar Marien ose Kostën shqyrtimi i koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm kur iu shfaqën dyshimet e para?

    • Si mund t’i ndihmojë ata në situatat e tyre aktuale?

    • Çfarë do të doje që Kosta ose Maria të kuptonte rreth Perëndisë dhe planit të Tij në këtë pikë të jetës së vet?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Shqyrtoji paragrafët 11–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

Lexoji skenarët vijues. Ose nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Burimet e Caktuara në Mënyrë Hyjnore” nga kodi kohor 5:35 deri në 7:01, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

9:16

Maria vendosi ta lexonte bisedën e konferencës së përgjithshme që i rekomandoi shoqja e saj. Ndërsa lexonte, ajo ndjeu një ndjenjë paqeje dhe kënaqësie që ishte shumë e ndryshme nga ajo që kishte ndier kur lexoi komentin negativ për Kishën. Ajo ndjeu një siguri vetjake se ajo çka po lexonte përmbante mirësi dhe të vërtetë. Me kalimin e kohës, nëpërmjet lutjes dhe studimit besnik, ajo ndjeu se dëshmia e saj po forcohej, megjithëse kishte ende pyetje pa përgjigje.

Kosta foli me prindërit e tij dhe zbuloi se ata ishin shumë të dashur dhe mirëkuptues ndaj shqetësimeve të tij. Ata i paraqitën atij burimin Gospel Topics [Temat e Ungjillit] në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe lexuan së bashku rreth temave që e shqetësonin atë. Ai gjeti ngushëllim në njohurinë se ka përgjigje profetike që ai mund t’i shohë si përgjigje për pyetjet e tij.

  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Nga cilat burime mori informacion çdo person në skenarë? Cilat burime ishin të besueshme? Përse po ose përse jo?

    • Ç’ndryshim solli kur Maria dhe Kosta u kthyen te burimet e caktuara në mënyrë hyjnore?

    • Për cilat burime të caktuara në mënyrë hyjnore je mirënjohës/e? Përse?

    Mendo për atë që mësove sot dhe se si mund të të ndihmojë me pyetjet shpirtërore ose sfidat që ti ose të tjerët kanë. Merre parasysh të shkruash në ditarin tënd të studimit atë që ke mësuar që mund të të ndihmojë të gjesh paqe dhe mirëkuptim. Ftoje ndikimin e Atit Qiellor të të frymëzojë ndërsa reflekton dhe shkruan.