“Helamani 11–12: Cikli i Krenarisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Helamani 11–12”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Helamani 11–12
Cikli i Krenarisë
Një nga modelet nëpër të gjithë Librin e Mormonit është se njerëzit priren ta harrojnë Perëndinë dhe bëhen krenarë kur gjërat shkojnë mirë për ta. Nga ana tjetër, njerëzit priren ta përulin veten dhe të kthehen te Perëndia kur gjërat janë të vështira. A e ke vënë re këtë model në shoqëri ose në jetën tënde? Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh një dëshirë më të madhe për ta rritur përulësinë ndaj Perëndisë.
Modele
Shikoji numrat vijues. Për 30 sekonda gjej sa më shumë numra të mundesh në rendin numerik, duke filluar me numrin “1”.
-
Sa numra munde të gjeje për 30 sekonda? A vure re një model se ku ndodhen numrat?
Numrat në tabelë e kanë një model. Nëse vendos një vijë vertikale dhe një vijë horizontale në qendër të tabelës për të krijuar katër kuadrate të barabarta, do të zbulosh se numrat ndjekin një model sipas drejtimit të akrepave të orës, siç e tregon shigjeta. Për shembull, numri “1” është në kuadratin e sipërm majtas, numri “2” është sipër djathtas, e me radhë.
Merr 30 sekonda më shumë për ta ribërë sfidën dhe shih ndryshimin që ndodh kur e ndjek modelin.
-
Cila është vlera e përcaktimit të modeleve si ky?
Të qenit në gjendje për t’i përcaktuar modelet është një aftësi që mund ta përmirësojë studimin e shkrimeve të shenjta nga ana jote. Bërja e kësaj mund të të ndihmojë ta zbatosh më mirë në jetën tënde atë që gjendet në shkrimet e shenjta.
Në mësimin e sotëm ti do të mësosh rreth një modeli të quajtur shpesh si cikli i krenarisë. Ndërsa studion, mendo rreth mënyrës se si ai model mund të jetë duke ndodhur në jetën tënde dhe çfarë mund të bësh për ta shmangur krenarinë dhe rritur përulësinë.
Cikli i krenarisë
Mund të të kujtohet se profeti Nefi ishte i zellshëm dhe kërkoi të bënte vetëm vullnetin e Zotit. Si rrjedhojë, Zoti e bekoi atë me fuqi të madhe dhe i premtoi se “të gjitha gjërat do të bëhen sipas fjalës [së tij]” (Helamani 10:5). Ngjarjet që ndodhën pasi Nefit iu dha kjo fuqi, mund të na ndihmojnë të shohim një shembull të ciklit të krenarisë mes nefitëve.
Lexoji fragmentet e shkrimit të shenjtë në diagram, duke filluar me vargjet te Helamani 10:13–15. Kërkoji fjalët ose frazat që e përshkruajnë fazën e ciklit të krenarisë në të cilën ishin njerëzit. Merre parasysh t’i shenjosh ato fjalë dhe fraza dhe ta shkruash emrin e fazës në anët e shkrimeve të tua të shenjta pranë vargjeve përkatëse.
-
Përse mund të jetë e dobishme për ne të jemi në dijeni të këtij modeli?
Mendo se ku e sheh veten në këtë model. Ndërsa vazhdon të studiosh, mendo se si mund ta rritësh përulësinë dhe mbështetjen te Zoti.
Të mësuarit nga cikli i krenarisë
Pasi Zoti e hoqi zinë e bukës, populli u begatua. Megjithatë, brenda vetëm pak viteve, populli u bë sërish krenar dhe përjetoi luftë dhe pikëllim (shih te Helamani 11:21–33). Ata u nxitën ta kujtonin Perëndinë, por ranë shpejt në krenari dhe ligësi përsëri (shih te Helamani 11:34–38).
Mund ta kesh vënë re nga studimi yt i Librit të Mormonit se ka raste kur profeti Mormon e ndaloi tregimin e rrëfimeve të caktuara për të përcaktuar mësimet që mund të mësojmë. Ai përdorte shpesh fraza si “kështu ne shohim” ose “kështu ne mund të shohim”.
-
Bazuar në atë që ke studiuar rreth nefitëve te Helamani 11, si do ta përfundoje këtë thënie: “Dhe kështu ne mund të shohim …”?
Lexo te Helamani 12:1–6, duke kërkuar disa nga përfundimet në të cilat arriti Mormoni pasi e tregoi këtë rrëfim.
Një e vërtetë që mund të na ndihmojë të mbetemi në pjesët më të mira të këtij cikli është nëse zgjedhim ta kujtojmë Zotin, ta përulim veten dhe të pendohemi, ne mund ta shmangim krenarinë dhe pasojat e saj.
Vlerësoje veten
Mendo se si të vërtetat që ke studiuar sot lidhen me ty. Vetëvlerësimi vijues mund të të ndihmojë për këtë. Vlerësoji përpjekjet e tua në fushat vijuese në një shkallë nga 1 deri në 5, ku 1 është “asnjëherë” dhe 5 është “gjithmonë”.
-
A ndien dhe shpreh mirënjohje ndaj Perëndisë dhe të tjerëve?
-
A gjen kohë për Perëndinë çdo ditë?
-
A të duket sikur sukseset e tua janë rezultati i përpjekjeve të tua?
-
A e kërkon ndihmën dhe udhërrëfimin e Perëndisë në jetën tënde?
-
A i trajton të tjerët me mirësi dhe respekt?
-
A i kritikon të tjerët apo ushtron gjykime të padrejta ndaj tyre?