“Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor
Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta
Mbajtja mend e referencave të shkrimeve të shenjta dhe e asaj që ato na mësojnë, mund ta bekojë jetën tënde në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh shumë referenca të shkrimeve të shenjta dhe fraza kyç të shkrimeve të shenjta nga 12 fragmentet e fundit të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.
Mësimi Përmendsh
Lexoje thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, lidhur me rëndësinë e mësimit përmendsh të shkrimeve të shenjta:
“Fuqi e madhe mund të vijë nga futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta. Futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta është si të krijosh miqësi të re. Ajo është si të zbulosh një individ të ri që mund të të ndihmojë në kohë nevoje, të japë frymëzim e ngushëllim dhe të jetë një burim nxitjeje për ndryshimin e nevojshëm.” (Riçard G. Skot, “Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, nëntor 2011, f. 6)
-
Cilat shkrime të shenjta ke mësuar përmendsh? Përse i mësove përmendsh ato?
Ndërsa përfshihesh në veprimtaritë vijuese të mësimit përmendsh, ki besim në vetvete dhe mirëbesim se Zoti mund të të ndihmojë t’i mësosh përmendsh këto referenca të rëndësishme dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë.
Fragmente të zotërimit doktrinor dhe mësimi përmendsh
Më poshtë është një listë e 12 fragmenteve të fundit të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit me frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Mos shko më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Krijo një komplet kartash të mësimit përmendsh që mund ta përdorësh gjatë gjithë vitit. Nëse është e nevojshme, përdori udhëzimet e mëposhtme për të të ndihmuar të krijosh kartat e tua të mësimit përmendsh:
Hapi 1: Krijo 12 karta
Duke përdorur një anë të tërë të një flete letre, hiq një vijë përgjatë mesit të fletës për të krijuar dy kolona. Më pas hiq dy vija horizontale mes përmes fletës për të krijuar tri kuti me përmasë të barabartë në secilën kolonë, duke krijuar gjashtë kuti gjithsej. Shih figurën vijuese për një shembull të asaj se si duhet të duket faqja jote:
Ktheje letrën nga ana tjetër dhe bëj të njëjtën gjë në atë anë. Përsërite këtë proces në një fletë të veçantë letre për të krijuar 12 kutitë që të duhen.
Në njërën anë të secilës prej letrave të tua, shkruaje në secilën kuti referencën e shkrimit të shenjtë nga tabela. Krahas referencës së shkrimit të shenjtë, mund të marrësh parasysh të vizatosh një figurë të thjeshtë në këtë anë të letrave të tua që do të të ndihmonte ta mbaje mend frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Ndërkohë që vizatimi duhet të të ndihmojë ta mbash mend frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duhet të tregojë gjithashtu nderimin dhe respektin e duhur për natyrën e shenjtë të fragmentit të shkrimit të shenjtë.
Hapi 2: Shkruaji referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor në njërën anë
Në njërën anë të dy fletëve të tua, shkruaj një referencë të shkrimit të shenjtë nga tabela në çdo kuti. Krahas referencës së shkrimit të shenjtë, mund të bësh edhe një vizatim të thjeshtë që do të të ndihmojë ta mbash mend frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Hapi 3: Shkruaji frazat kyç të shkrimit të shenjtë në anën tjetër
Ktheji nga ana tjetër fletët e tua dhe shkruaj në çdo kuti frazën kyç të shkrimit të shenjtë që përputhet me referencën e shkrimit të shenjtë në anën tjetër.
Hapi 4: Priti kartat e tua
Prite secilën nga kutitë që krijove për ta bërë kartë.
Përdorimi i kartave të tua të mësimit përmendsh
Ji krijues në përdorimin e kartave të tua të mësimit përmendsh. Zgjidhe njërën nga idetë vijuese ose krijo një ide tënden. Ti mund të zgjedhësh gjithashtu t’i përdorësh burimet në dispozicion në programin elektronik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].
-
Bëji vetes një detyrë kontrolli: Mbaji kartat e mësimit përmendsh në mënyrë të tillë që të mund të shohësh vetëm referencën ose vetëm frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Mundohu ta thuash frazën kyç përkatëse ose referencën përkatëse të shkrimit të shenjtë. Përsërite këtë disa herë me çdo referencë dhe frazën përkatëse.
-
Veprimtaria e përputhjes: Lidhu me një partner. Kërkoji një personi t’i vendosë kartat e tij ose të saj me pamje nga referenca dhe tjetri t’i vendosë kartat e tij ose të saj me pamje nga fraza kyç e shkrimit të shenjtë. Përputhi frazat kyç të shkrimit të shenjtë me referencat përkatëse duke e vendosur kartën me frazën kyç të shkrimit të shenjtë sipër kartës së referencës.