Seminari
Helamani 14: Shenjat e Shpëtimtarit


“Helamani 14: Shenjat e Shpëtimtarit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Helamani 14”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Helamani 14

Shenjat e Shpëtimtarit

një i ri duke studiuar shkrimet e shenjta

Ati Qiellor dërgon profetë për t’i ndihmuar fëmijët e Tij të besojnë te Biri i Tij i Dashur, si atëherë kur e udhëzoi Samuel lamanitin t’u profetizonte nefitëve. Si pjesë e profecive të tij, Samueli foli për shenjat që do të lajmëronin lindjen dhe vdekjen e Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë ta forcosh besimin tënd te Jezu Krishti ndërsa i kupton shenjat që na ka dhënë Perëndia.

Lajmërimet

Mendo për ngjarje në jetën tënde që janë aq të rëndësishme saqë ti do t’ua lajmërosh ato shokëve dhe familjes përpara kohe. Në shumë kultura, lajmërimet zyrtare të diplomimit, martesës, ditëlindjeve për raste të shënuara dhe ngjarjeve të tjera krijohen dhe dërgohen javë ose muaj më përpara.

  • Cilat janë disa arsye përse njerëzit do t’i dërgonin këto lajmërime përpara datës së ngjarjes?

  • Cilat janë disa ngjarje që Ati Qiellor ka zgjedhur për t’i lajmëruar që më përpara nëpërmjet profetëve të Tij? Si mendon, përse ato ngjarje janë kaq të rëndësishme për t’u bërë të ditura?

Nëpërmjet profecive të Samuel lamanitit, Perëndia u lajmëroi nefitëve ngjarje të ardhshme të rëndësishme dhe shenjat që do t’i shoqëronin ato.

Lexo te Helamani 14:12, duke kërkuar arsyet përse Perëndia e urdhëroi Samuelin të profetizonte për këto shenja.

Një e vërtetë që mund të mësojmë është se njohja e shenjave që Perëndia ka dhënë, mund ta vërtetojë besimin tonë te Jezu Krishti.

Si mendon se do të kishte ndikuar tek ti dëshmimi i shenjave që u dhanë nga Samueli për të lajmëruar lindjen dhe vdekjen e Jezu Krishtit? Përsiat se çfarë shenjash ose përvojash të ka dhënë Perëndia për ta pohuar besimin tënd te Shpëtimtari. Këto mund të përfshijnë shenjat që i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.

Shenjat e lindjes dhe vdekjes së Shpëtimtarit

ikonë, shëno
  1. Plotësoje sa vijon:

    Duke përdorur profecitë vijuese, krijo lajmërime për nefitët në kohën e Samuelit për lindjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit. Përpiqu ta përcjellësh emocionin e lindjes së Shpëtimtarit dhe peshën e vdekjes së Tij. Gjithashtu, përfshi se përse njerëzit duhet të përgatiten për këto ngjarje të ardhshme.

Përsiati pyetjet vijuese:

  • Si mendon, përse shenjat që kanë të bëjnë me dritën dhe errësirën e lajmëruan lindjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit?

  • Si mund ta ketë vërtetuar të parit e këtyre shenjave besimin e nefitëve te Shpëtimtari?

Shenjat e Ardhjes së Dytë

Ardhja e Dytë

Ashtu si Ati Qiellor përdori shenja për t’i përgatitur nefitët e lashtë për ardhjen e Birit të Tij, Ai përdor shenja në kohën tonë për të na ndihmuar të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Birit të Tij.

Për të të ndihmuar të familjarizohesh ose kujtosh disa nga shenjat që i paraprijnë Ardhjes së Dytë, lexoji fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe përputhi me përshkrimin e shenjës. Nëse dëshiron të studiosh më shumë shenja, shih “Shenj(a) të Kohërave” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Përgjigjet e sakta gjenden në fund të këtij mësimi.

  1. 1 Nefi 14:14

  1. Njerëz nga të gjitha kombet do të vijnë tek tempulli i Perëndisë

  1. 2 Nefi 3:6, 11, 15

  1. Një pasardhës i Jozefit nga Egjipti (Jozef Smithi) do të sjellë fjalën e Perëndisë (Librin e Mormonit)

  1. Isaia 2:2–3

  1. Ungjilli do të predikohet në gjithë botën

  1. Mateu 24:14

  1. Njerëzit e Zotit do të gjenden në të gjithë faqen e tokës dhe do të bekohen me fuqinë e Perëndisë

  1. 2 Timoteut 3:1–7

  1. Njerëzit do të jenë egoistë dhe mëkatarë dhe do të largohen nga Perëndia

  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:

    • Si i ke parë të përmbushen disa nga shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit?

    Para se t’i përgjigjesh pyetjes vijuese, përsiat se si besimi yt te Shpëtimtari është ndikuar nga Kisha e rivendosur e Jezu Krishtit, Profeti Jozef Smith, Libri i Mormonit, puna misionare dhe tempujt.

    • Si e ka vërtetuar përmbushja e këtyre shenjave besimin tënd te Shpëtimtari?

    • Sipas vargjeve te Helamani 14:13, 28–29, përse është kaq e rëndësishme që ne të besojmë te Krishti?

    • Në ç’mënyra besimi yt te Jezu Krishti ka qenë një bekim për ty?

Ndërsa do të studiosh kapitujt te 3 Nefi 1–10 në mësimet e ardhshme, do të lexosh rreth përmbushjes së shenjave që dha Samueli për lindjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit. Njerëzit në kohën e Samuelit që i besuan profecitë dhe u përgatitën për ardhjen e Krishtit, patën përvoja shumë të ndryshme nga ata që nuk i bënë ato gjëra.

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj rreth besimit tënd te Shpëtimtari dhe përvojat që të çuan në të. Mund të përfshish gjithashtu se si mund ta forcosh atë besim (për shembull, duke vijuar me studimin e Librit të Mormonit ose duke marrë pjesë në tempull).

Përgjigjet e duhura për veprimtarinë me përputhje: 1-d, 2-b, 3-a, 4-c, 5-e