“Ethëri 3: ‘Besim Kaq të Jashtëzakonshëm’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Ethëri 3”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Ethëri 3
“Besim Kaq të Jashtëzakonshëm”
E ke marrë ndonjëherë parasysh me të vërtetë ndryshimin që besimi te Jezu Krishti mund të sjellë në jetën tonë? Një shembull i madh është vëllai i Jaredit, i cili iu afrua Zotit me një plan për t’i zgjidhur problemet e tij dhe u lut me përulësi me “besim kaq të jashtëzakonshëm” (Ethëri 3:9), saqë “veli u hoq nga sytë e [tij]” (Ethëri 3:6) dhe e pa Zotin e bisedoi me Të. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta ushtrosh me përulësi besimin zr Jezu Krishti.
Si tregon ti besim?
Bëj një listë të tre njerëzve që i admiron nga historia e Kishës ose shkrimet e shenjta.
-
Cilat janë disa mënyra se si këta njerëz treguan besim te Jezu Krishti?
-
Si mund ta kuptosh nëse po ushtron besim te Jezu Krishti në jetën tënde?
-
Përse do të doje të ushtroje besim?
Për të të ndihmuar të përsiatësh për besimin tënd te Jezu Krishti, shkruaje se sa të vërteta janë thëniet vijuese në një shkallë nga 1–5 (1 = asnjëherë; 2 = ndonjëherë; 3 = shpesh; 4 = pothuajse gjithnjë; 5 = gjithnjë):
-
Unë besoj te Krishti dhe e pranoj Atë si Shpëtimtarin tim.
-
Nëpërmjet lutjes së sinqertë ndaj Atit Qiellor, unë kërkoj ndihmë nga Perëndia dhe Jezu Krishti për problemet e mia dhe besoj te drejtimi dhe ndihma e Tyre.
-
Unë veproj dhe mirëbesoj se Zoti do të më ndihmojë.
Ndërsa e studion këtë mësim, kërko të mësosh më shumë se si mund ta ushtrosh me përulësi besimin te Jezu Krishti dhe përse mund të duash ta bësh.
Ushtrimi i besimit
Në mësimin e mëparshëm, ti mësove se Zoti e urdhëroi vëllanë e Jaredit të ndërtonte mauna dhe të kalonte oqeanin drejt tokës së premtuar; megjithatë, maunat nuk kishin dritë. Zoti i kërkoi vëllait të Jaredit të propozonte një zgjidhje (shih tek Ethëri 2:23). Ndërsa vëllai i Jaredit veproi me besim te Jezu Krishti, Zoti e ndihmoi ta zgjidhte problemin e tij dhe e bekoi në mënyra përtej asaj që kishte kërkuar.
Një parim që mund të mësojmë, është se, ndërsa e ushtrojmë me përulësi besimin tek Zoti, ne do t’i afrohemi më shumë Atij.
Afrimi më pranë Zotit
-
Cilat janë mënyrat e ndryshme se si Zoti e bekoi vëllanë e Jaredit për shkak të besimit të tij?
-
Në ç’mënyra u afrua vëllai i Jaredit më pranë Zotit nëpërmjet kësaj përvoje?
Mund të jetë e dobishme t’i shenjosh fjalët e Zotit për vëllanë e Jaredit: “Ti je shëlbuar nga rënia; prandaj ti je kthyer prapë në praninë time” (Ethëri 3:13). Ndërsa ushtrojmë besim te Zoti për problemet tona individuale, ne mund të marrim gjithashtu ndihmën e Tij për synimin tonë të përjetshëm për ta kapërcyer ndarjen tonë nga Ai dhe për t’u kthyer që të jetojmë me Të.
Shikoje ose lexoje njërin prej shembujve vijues të të rinjve që e ushtrojnë besimin e tyre.
-
Shikoje materialin filmik “Faith and the Goal” [“Besimi dhe Synimi”] (4:40). Një lojtare në moshë të re, profesioniste e futbollit amerikan tregon se si e ushtron besimin e saj te Zoti.
4:39 -
Shikoje materialin filmik “Rebuilding My Faith When I Felt Lost” [“Rindërtimi i Besimit Tim Kur u Ndjeva i Humbur”] (6:25). Pasi kthehet herët nga një mision, një i ri e rindërton besimin e tij te Jezu Krishti.
0:0 -
Lexoje rrëfimin e Jan Rut’hofit, një djalë i ri në Holandë, që e kërkoi profetin Jozef F. Smith që t’ia shëronte sytë e tij të sëmurë (Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days, vëll. 3, Boldly, Nobly, and Independent, 1893–1955 [2022], f. 123–125).
Kërko mënyra për t’u ndier më pranë Zotit ndërsa vepron me besim.