“Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Zotërimi doktrinor mund të të ndihmojë ta kuptosh dhe shpjegosh doktrinën e Shpëtimtarit me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë një mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për të vërtetat që gjenden në fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit, dhe për t’i shpjeguar ato.
Bërja e pyetjeve
Mendo për dikë që ti e njeh mirë.
-
Si arrite ta njohësh atë?
-
Çfarë roli luajti bërja e pyetjeve në aftësinë tënde për të arritur në njohjen e tij?
-
Si do të ishte e ndryshme marrëdhënia juaj nëse nuk do t’i kishe bërë asnjëherë ndonjë pyetje?
Ashtu siç është e rëndësishme të bësh pyetje që të arrish ta njohësh dikë personalisht, është gjithashtu thelbësore të bësh pyetje ndërsa i studion shkrimet e shenjta që të arrish ta njohësh dhe kuptosh më mirë Jezu Krishtin nëpërmjet tyre.
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Arritja e udhërrëfimit nga shkrimet e shenjta ndihmohet nga shtrimi i pyetjeve përkatëse” (“Living by Scriptural Guidance”, Ensign, nëntor 2000, f. 18).
Bërja e pyetjeve për fragmentet e zotërimit doktrinor mund të na ndihmojë t’i kuptojmë ato më mirë dhe ta ftojmë në mënyrë më të plotë udhërrëfimin e Zotit në jetën tonë.
Shqyrtoji shkurtimisht referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor në tabelën vijuese.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të mos shkosh më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
© 2024 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Zgjidhe njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor që dëshiron ta kuptosh më mirë dhe lexoje me kujdes. Përcakto të paktën dy pyetje që mund t’i bësh rreth fragmentit për ta kuptuar më mirë atë dhe mbaji shënim ato. Për shembull, ndërsa lexon te 3 Nefi 27:20 mund të bësh pyetjen: “Çfarë do të thotë të shenjtërohesh?” Ose ndërsa lexon te Moroni 10:3–5 mund të bësh pyetjen: “Çfarë do të thotë të pyesësh ‘me qëllim të vërtetë’?”
Kërko përgjigje për pyetjet që mendove; përdor mjetet e studimit të shkrimit të shenjtë si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, ose edhe biseda të konferencave të përgjithshme. Mund të përdorësh strategji të tjera të studimit të shkrimit të shenjtë që ti i di, si studimi i vargjeve që janë pranë, për ta kuptuar më mirë kontekstin e fragmentit.
Ki parasysh, ti mund të mos i gjesh përgjigjet për të gjitha pyetjet e tua ndërsa studion. Por ndërsa vazhdon ta ushtrosh besimin tek Zoti, Ai do të të ndihmojë ta njohësh të vërtetën e asaj që kërkon.
Merre parasysh të ftosh një mik ose pjesëtar të familjes për të të ndihmuar t’u përgjigjesh pyetjeve të tua. Ti mund të marrësh parasysh edhe ta përsëritësh këtë veprimtari duke përdorur fragmente të tjera të zotërimit doktrinor që do të doje t’i kuptoje më mirë.