Doktrina e Besëlidhje 2021
28 Mars. Përse më Nevojitet Shlyerja e Jezu Krishtit? Doktrina e Besëlidhje 29


“28 Mars. Përse më Nevojitet Shlyerja e Jezu Krishtit? Doktrina e Besëlidhje 29”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“28 Mars. Përse më Nevojitet Shlyerja e Jezu Krishtit?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Krishti duke u lutur

Krishti në Gjetseman, nga Heinrich Hofmann

28 Mars

Përse më Nevojitet Shlyerja e Jezu Krishtit?

Doktrina e Besëlidhje 29

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Çfarë mund të bëjmë që të ndërtojmë unitet mes anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës? Për cilat synime do të donim të punonim së bashku?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë po bëjmë për ta përhapur ungjillin? Çfarë përvojash kemi pasur gjatë bërjes së punës në tempull dhe punës për historinë familjare?

  • Jeta jonë. Si e kemi parë dorën e Zotit në jetën tonë? Çfarë na ka frymëzuar në studimin tonë të shkrimeve të shenjta këtë javë?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim: “Pikërisht ashtu si njeriu nuk dëshiron vërtet ushqim gjersa të jetë i uritur, po ashtu ai nuk e dëshiron vërtet shpëtimin e Krishtit derisa ta dijë se përse i nevojitet Krishti. Askush nuk e di mjaftueshëm dhe siç duhet se përse ka nevojë për Krishtin derisa të kuptojë e të pranojë doktrinën e Rënies dhe ndikimin e saj mbi të gjithë njerëzimin” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 85). Ndërsa studiuat seksionin te Doktrina e Besëlidhje 29 këtë javë, ju mund të keni vënë re përshkrimin e Shpëtimtarit për Rënien dhe se si shëlbohemi prej saj. Si fituat një dëshmi për Jezu Krishtin dhe rolin e Tij si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë? Mendoni rreth mënyrës se si forcimi i dëshmive të anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës për Të do t’i ndryshojë ata. Ndërsa përgatiteni, merreni parasysh të studioni “Agency and the Fall of Adam and Eve [Liria e Zgjedhjes dhe Rënia e Adamit dhe Evës]”, “The Atonement of Jesus Christ [Shlyerja e Jezu Krishtit]” dhe “The Divine Mission of Jesus Christ [Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit]” te kapitulli 3 i Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] ([2019], f. 49–52, 60–61).

të reja në klasë

Për shkak se Shpëtimtari na shëlboi nga Rënia, ne mund të gjejmë gëzim.

Mësoni së Bashku

Për ta filluar diskutimin e sotëm, ju mund t’i ftoni ata të cilëve u jepni mësim, që të renditin në tabelë çdo gjë që dinë rreth Rënies së Adamit dhe Evës. Për shembull, çfarë mësojnë rreth Rënies nga Doktrina e Besëlidhje 29:36–50? Çfarë provash të Rënies shohim rreth nesh? Veprimtaritë më poshtë do ta ndihmojnë kuorumin ose klasën tuaj që të zbulojë se si na ndihmon Shlyerja e Jezu Krishtit për t’i mposhtur efektet e Rënies.

  • Për ta kuptuar më mirë Rënien e Adamit dhe të Evës, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të lexojnë pjesën “Rënie” në librin Të Vërtetë ndaj Besimit (f. 142–145) ose “Agency and the Fall of Adam and Eve [Liria e Zgjedhjes dhe Rënia e Adamit dhe Evës]” në kapitullin 3 të Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] (f. 49–50). Ftojini që të përfytyrojnë sikur një shok/shoqe i pyet: “Pse kam nevojë për Jezu Krishtin?” Ftojini që t’i mësojnë njëri‑tjetrit në dyshe mënyrën se si do t’i përgjigjeshin asaj pyetjeje bazuar tek ajo që mësuan nga leximi.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të mësojnë nga shkrimet e shenjta arsyen përse u nevojitet Shlyerja e Jezu Krishtit? Një mënyrë është të shkruani në tabelë disa prej referencave të shkrimeve të shenjta nga pjesa “Burime Mbështetëse” dhe pastaj të shkruani në shirita letre deklarata përmbledhëse për ato referenca. Jepini çdo anëtari të kuorumit ose anëtareje të klasës një prej shiritave të letrës. Ftojini tʼi lexojnë referencat e shkrimeve të shenjta të shkruara në tabelë dhe të gjejnë njërën që përputhet me deklaratën e tyre përmbledhëse. (Disa prej deklaratave i referohen më shumë se një shkrimi të shenjtë.) Ftojeni çdo anëtar të kuorumit ose anëtare të klasës që të lexojë me zë të lartë fragmentin e shkrimit të shenjtë që përputhet me deklaratën e tyre dhe të tregojë atë që mësoi rreth arsyes përse na nevojitet Shlyerja e Shpëtimtarit.

  • Ftojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përgjigjen privatisht për pyetje si ato që vijojnë: Si jam bekuar nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit? Çfarë do të donte Shpëtimtari që unë të ndryshoja në mënyrë që të përjetoja më plotësisht bekimet e Shlyerjes së Tij? Pastaj kërkojuni që ta diskutojnë pyetjen e parë së bashku. Ata mund të shqyrtojnë “The Atonement of Jesus Christ [Shlyerja e Jezu Krishtit]” dhe “The Divine Mission of Jesus Christ [Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit]” te kapitulli 3 i Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] (f. 51–52, 60–61) dhe një ose më shumë materiale filmike te pjesa “Burime Mbështetëse”. Ftojini të tregojnë atë që mësuan.

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

  • Doktrina e Besëlidhje 19:16–19 (Jezu Krishti e pagoi çmimin për mëkatet tona, që ne të mos vuanim nëse pendoheshim)

  • 2 Nefi 9:6–16; Alma 42:6–9 (Jezu Krishti na shpëton nga vdekja dhe ferri)

  • 2 Nefi 2:5–10; Helamani 14:15–17 (Vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit ne mund të kthehemi te Perëndia)

  • Mosia 3:7; Alma 7:11–13 (Për shkak se Krishti mori mbi Veten e Tij vuajtjet dhe mëkatet tona, Ai di se si të na ndihmojë)

  • Moisiu 5:10–12 (Për shkak se Shpëtimtari na shëlboi nga Rënia, ne mund të gjejmë gëzim)

  • Uolter F. Gonzalez, “Prekja e Shpëtimarit”, Liahona, nëntor 2019, f. 90–92

  • “Where Justice, Love, and Mercy Meet” [“Ku Drejtësia, Dashuria e Mëshira Takohen”], “Why We Need a Savior” [“Përse Na Nevojitet një Shpëtimtar”], “The Atonement Enables Us” [“Shlyerja Na Aftëson”] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari u lut për dishepujt e Tij dhe u shërbeu vazhdimisht atyre. Ai gjeti mundësi për të qenë me ta dhe për t’u shprehur dashurinë e Tij. Çfarë mundësish keni për të bërë të njëjtën gjë me ata të cilëve u jepni mësim? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 6.)