Doktrina e Besëlidhje 2021
11 Prill. Si Mund t’i Ftoj të Gjithë të Vijnë te Krishti? Doktrina e Besëlidhje 30–36


“11 Prill. Si Mund t’i Ftoj të Gjithë të Vijnë te Krishti? Doktrina e Besëlidhje 30–36”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“11 Prill. Si Mund t’i Ftoj të Gjithë të Vijnë te Krishti?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

të rinj duke parë telefonin celular

11 Prill

Si Mund t’i Ftoj të Gjithë të Vijnë te Krishti?

Doktrina e Besëlidhje 30–36

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas, përveç këshillimit rreth punëve të veçanta të kuorumit ose klasës, ju mund të doni të diskutoni mbresa dhe tema nga konferenca e përgjithshme. Pyetjet në vijim mund të ndihmojnë.

  • Çfarë temash ose mesazhesh na bënë përshtypje?

  • Çfarë u ndiem të nxitur të bëjmë për shkak të asaj që mësuam apo ndiem?

  • Çfarë na nevojitet të bëjmë si kuorum ose klasë për të vepruar sipas këshillës që dëgjuam në konferencën e përgjithshme?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Vetëm disa muaj pasi u organizua Kisha e rivendosur më 6 prill 1830, në Fajet të Nju‑Jorkut, Zoti filloi të thërriste misionarë për të mbledhur “të zgjedhurit … nga të katër anët e dheut” (Doktrina e Besëlidhje 33:6). Ajo që filloi si përpjekjet e një grushti të kthyerish të rinj në besim në një zonë të kufizuar gjeografike, është shndërruar në një ushtri misionarësh që e shpallin ungjillin anembanë botës. Por puna misionare nuk është e kufizuar vetëm tek ata që kryejnë misione me kohë të plotë. Zoti dëshiron që secili prej nesh t’i ftojë njerëzit përreth që të vijnë tek Ai.

Çfarë përvojash keni pasur me ftesën ndaj të tjerëve për të mësuar rreth ungjillit të Shpëtimtarit? Çfarë mund të bëni për t’i frymëzuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që ta përmbushin detyrën e tyre për të sjellë shpirtra te Jezu Krishti? Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, merreni parasysh të shqyrtoni “What Is My Purpose as a Missionary? [“Cili Është Qëllimi Im si Misionar?” në Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] ([2019] f. 1–16) dhe mesazhin e Plakut Diter F. Uhtdorf “Puna Misionare: Shprehja e Asaj që Keni në Zemër” (Liahona, maj 2019, f. 15–18).

të reja duke qeshur

Duke i ftuar miqtë tanë që të marrin pjesë në mbledhje apo veprimtari të Kishës, ne i ndihmojmë ata që të mësojnë për Krishtin.

Mësoni së Bashku

Doktrina e Besëlidhje 30 përmend emrat e disa njerëzve të cilët u thirrën në misione në ditët e hershme të Kishës. Disa ditë para mbledhjes suaj, ju mund t’i jepni çdo anëtari të kuorumit ose anëtareje të klasës njërin prej këtyre emrave (shih titujt e seksioneve 30–36) dhe ta ftoni të mësojë se çfarë këshille dha Zoti për ta ndihmuar atë person që të përhapte ungjillin. Si mund ta zbatojmë atë këshillë për veten tonë? Idetë më poshtë mund t’i frymëzojnë më tej ata të cilëve u jepni mësim, që t’i ftojnë njerëzit përreth tyre të vijnë te Krishti.

  • A e kuptojnë ata të cilëve u jepni mësim, se çfarë do të thotë të vijnë te Krishti? Ju mund t’u kërkoni atyre që të shprehin mendimet e tyre. Nëse do të ishte e dobishme, mund të jepni këtë shpjegim: “Që të vijnë te Shpëtimtari, njerëzit duhet të kenë besim tek Ai për t’u penduar – duke bërë ndryshimet e nevojshme për ta sjellë jetën e tyre në harmoni me mësimet e Tij (Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim], f. 2). Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të lexojnë gjithashtu shkrime të shenjta që përfshijnë fraza të tilla si “ejani tek unë” ose “[ejani] te Krishti” për t’i ndihmuar që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje – për shembull, Mateu 11:28–30; Omni 1:26; Moroni 10:32; Doktrina e Besëlidhje 20:59. Përse ne dëshirojmë që njerëzit të vijnë te Krishti? Cilat janë disa gjëra të thjeshta që mund të bëjmë për t’i ndihmuar ata? Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të bëjnë plane për ta ftuar dikë që njohin, që të vijë më pranë Krishtit.

  • Të mësoni se si të tjerët e kanë përhapur ungjillin është një mënyrë e shkëlqyer për t’i frymëzuar ata të cilëve u jepni mësim. Ju mund të shfaqni një ose më shumë materiale filmike që gjenden në pjesën “Burime Mbështetëse” ose t’i ftoni anëtarët e kuorumit apo anëtaret e klasës që të lexojnë këshillat dhe shembujt që gjenden në mesazhin e Motrës Kristina B. Franko “Gjetja e Gëzimit te Shpërndarja e Ungjillit” (Liahona, nëntor 2019, f. 83–86). Çfarë mësojmë nga këta shembuj? Diskutoni së bashku se çfarë mund të bëjë kuorumi ose klasa juaj për t’i ftuar të tjerët të vijnë te Krishti.

  • Kur bëhet fjalë për përhapjen e ungjillit, Plaku Diter F. Uhtdorf tha që disa prej nesh mund të “ndihemi të pasigurt se si ta bëjmë këtë. Ose mund të ndihemi të druajtur për të dalë jashtë zonës sonë të rehatisë” (“Puna Misionare: Shprehja e Asaj që Keni në Zemër”, Liahona, maj 2019, f. 16). Nëse anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës ndihen kështu, pesë sugjerimet e thjeshta që dha Plaku Uhtdorf në mesazhin e tij, mund t’i ndihmojnë ata. Ju mund ta ftoni secilin anëtar të klasës që të lexojë një nga sugjerimet e tij dhe të thotë atë që mësoi.

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

  • 1 Timoteut 4:12 (Jini një shembull i besimtarëve)

  • Alma 17:2–4 (Bijtë e Mosias u përgatitën për ta përhapur ungjillin)

  • Doktrina e Besëlidhje 42:6–7(Predikojeni ungjillin me anë të fuqisë së Shpirtit)

  • Rasëll M. Nelson dhe Uendi Nelson, “Shpresa e Izraelit” (takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018), material shtesë për revistat New Era dhe Ensign, f. 2, HopeofIsrael.ChurchofJesusChrist.org

  • “Inviting All to Come unto Christ: Sharing the Gospel” [“Ftesa ndaj të Gjithëve që të Vijnë te Krishti: Përhapja e Ungjillit”], “Ftesa ndaj të Tjerëve që ‘Të Vijnë e të Shohin’”, “Ftesa ndaj të Tjerëve që ‘Të Vijnë e të Ndihmojnë’”, “Ftesa ndaj të Tjerëve që të ‘Vijnë dhe të Qëndrojnë’”, (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari i ftoi të tjerët që të dëshmonin për të vërtetat me qëllim që Shpirti të mund t’i prekte zemrat e tyre. “Kush thoni se jam unë?” ‑ pyeti Ai. Kur Pjetri u përgjigj, dëshmia e tij u forcua: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë” (Mateu 16:15–16). Si mund t’i forcojë përhapja e ungjillit dëshmitë e anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës?