“25 Prill. Si Mund të Jem më Shumë si Krishti në Shërbimin Tim ndaj të Tjerëve? Doktrina e Besëlidhje 41–44”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)
“25 Prill. Si Mund të Jem më Shumë si Krishti në Shërbimin Tim ndaj të Tjerëve?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021
25 Prill
Si Mund të Jem më Shumë si Krishti në Shërbimin Tim ndaj të Tjerëve?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):
-
Kuorumi ose klasa jonë. Kush është anëtar i ri ose anëtare e re në lagjen tonë dhe si mund ta ndihmojmë të ndihet i/e mirëpritur? Çfarë po bëjmë që ta bëjmë domethënëse kohën tonë në mbledhjet e kuorumit ose të klasës?
-
Detyrat ose përgjegjësitë tona. Cilat janë disa detyra dhe përgjegjësi që i kemi si të rinj ose të reja? Si mund t’i përmbushim ato më mirë?
-
Jeta jonë. Çfarë po bëjmë që të bëhemi më shumë si Jezu Krishti dhe që ta marrim fuqinë e Tij në jetën tonë? Çfarë po bëjmë ne për t’i ndihmuar familjet tona që të vijnë tek Ai?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Kur Zoti i urdhëroi shenjtorët që të mblidheshin në Kirtland të Ohajos, shumë njerëz me besnikëri i lanë shtëpitë e tyre dhe udhëtuan për atje. Por kjo shpërngulje nuk ishte thjesht për të jetuar në një vend të ri – ishte gjithashtu për të jetuar në një mënyrë të re. Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund tʼi kenë studiuar seksionet te Doktrina e Besëlidhje 41–44 këtë javë dhe mund të kenë mësuar rreth shpërnguljes së shenjtorëve drejt Kirtlandit dhe ligjit që Zoti ua dha si zbulesë atje. Ndër të tjera, Zoti priste që shenjtorët të bëheshin të bashkuar ndërkohë që e donin dhe i shërbenin njëri‑tjetrit (shih Doktrina e Besëlidhje 42:30–31, 38–39, 45; 44:6). Çfarë përvojash mund të tregoni që do ta ndihmonin kuorumin ose klasën tuaj të ndiejë rëndësinë e shërbimit si të Krishtit?
Për t’ju ndihmuar që të përgatiteni të jepni mësim rreth shërbimit si të Krishtit, ju mund të rishikoni pjesën “Shërbimi” te broshura Për Forcën e Rinisë ([2011], f. 32–33) dhe mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Urdhërimi i Dytë i Madh” (Liahona, nëntor 2019, f. 96–100).
Mësoni së Bashku
Për të filluar një diskutim rreth shërbimit si të Krishtit, ju mund të shkruani në tabelë “Jeto së bashku në dashuri” (Doktrina e Besëlidhje 42:45). Ftojeni kuorumin ose klasën tuaj që të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 42:30–31, 38–39, 45; 44:6 dhe të renditë mënyrat se si donte Zoti që shenjtorët t’i shërbenin njëri‑tjetrit. Çfarë mundësish kemi, si brenda shtëpive tona ashtu dhe jashtë tyre, për t’u shërbyer atyre që kanë nevojë fizikisht, emocionalisht ose shpirtërisht? Zgjidhni nga idetë më poshtë për ta frymëzuar kuorumin ose klasën tuaj që t’u japë shërbim si të Krishtit të tjerëve.
-
Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të mësojnë nga shembulli i Shpëtimtarit për shërbimin, ju mund t’i caktoni secilit person të lexojë një fragment të shkrimit të shenjtë rreth shërbimit të Shpëtimtarit ndaj dikujt (shih “Burime Mbështetëse”). Çdo person mund ta përmbledhë fragmentin e shkrimit të shenjtë dhe të shpjegojë se çfarë bëri Shpëtimtari për t’u shërbyer të tjerëve. Çfarë na mësojnë këta shembuj rreth asaj se çfarë do të thotë të shërbejmë siç bëri Shpëtimtari? Cili është ndryshimi midis të shërbyerit sipas mënyrës së Shpëtimtarit dhe mënyrave të tjera të shërbimit? Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të tregojnë përvoja kur ata janë përpjekur të shërbejnë ashtu siç bëri Shpëtimtari ose kur të tjerët u kanë shërbyer atyre në këtë mënyrë.
-
Mund të jetë e dobishme për kuorumin ose klasën tuaj që të rishikojë ato që kanë dhënë mësim Shpëtimtari dhe profetët e Tij lidhur me shërbimin. Ja ku janë disa fragmente të shkrimit të shenjtë që ata mund t’i lexojnë së bashku: Mateu 25:31–46; Lluka 10:25–37; Gjoni 13:34–35; Jakob [Bibël] 1:27; Mosia 2:17; 18:8–10. Nxitini t’i shkruajnë ato që mësojnë rreth shërbimit ndaj të tjerëve, dhe të shprehin mendime e përvoja të cilat lidhen me ato që kanë mësuar. Më pas ata mund të planifikojnë mënyra për të dhënë shërbim si të Krishtit. (Ata mund të marrin ide duke parë një ose më shumë materiale filmike te pjesa “Burime Mbështetëse” ose duke vizituar faqen JustServe.org.)
-
Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës në përpjekjet e tyre për t’u dhënë shërbesë të tjerëve, merreni parasysh të shqyrtoni së bashku mesazhin e Presidentes Boni H. Kordën “Të Bëhesh Bari” (Liahona, nëntor 2018, f. 74–76). Ju mund të filloni duke treguar disa figura të Shpëtimtarit duke shërbyer (Presidentja Kordën tregoi disa të tilla gjatë mesazhit të saj). Çfarë na mësojnë këto figura rreth mënyrës se si mund të japim shërbesë në mënyra të ngjashme me Krishtin? Më pas merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të lexojnë në dyshe një nga pjesët e mesazhit dhe të tregojnë atë që mësuan rreth mënyrës se si të shërbejnë si Shpëtimtari. Ata gjithashtu mund të tregojnë atë që po mësojnë rreth shërbimit si të Krishtit teksa u japin shërbesë të tjerëve.
Veproni me Besim
Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.
Burime Mbështetëse
-
Mateu 14:13–21; Gjoni 9:1–11; 13:4–5, 12–17; 1 Nefi 11:31; 3 Nefi 17:5–10 (Shembuj të Jezu Krishtit duke u shërbyer të tjerëve)
-
Xhoi D. Xhons, “Për Të”, Liahona, nëntor 2018, f. 50–52
-
“If We Forget Ourselves” [“Nëse e Harrojmë Veten Tonë”], “Teachings of Thomas S. Monson: Rescuing Those in Need” [“Mësime të Tomas S. Monsonit: Shpëtimi i Njerëzve në Nevojë”], “Youth in Action” [“Rinia në Veprim”], “Opportunities to Do Good” [“Mundësi për të Bërë Mirë”], (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org