“13 Qershor. Si Mund t’i Rezistoj Pornografisë? Doktrina e Besëlidhje 63”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)
“13 Qershor. Si Mund t’i Rezistoj Pornografisë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021
13 Qershor
Si Mund t’i Rezistoj Pornografisë?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):
-
Kuorumi ose klasa jonë. Çfarë aktivitetesh kemi pasur kohët e fundit? A patën sukses ato? Çfarë shkoi mirë dhe si mund t’i përmirësojmë ato?
-
Detyrat ose përgjegjësitë tona. Kush ka nevojë për shërbimin tonë? Si mund t’i ndihmojmë ata?
-
Jeta jonë. Me cilat synime po veprojmë individualisht? Çfarë përvojash mund të tregojmë? Çfarë bekimesh kemi marrë?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund ta kenë studiuar seksionin Doktrina e Besëlidhje 63 këtë javë dhe të kenë lexuar rreth paralajmërimit të Zotit ndaj shenjtorëve të hershëm për rrezikun e epshit – një paralajmërim që Ai e ka bërë vazhdimisht (shih Doktrina e Besëlidhje 63:13–16; Mateu 5:27–28; 3 Nefi 12:27–30). Ndërkohë që këto paralajmërime kanë gjetur zbatim për njerëzit në të gjitha epokat e kohës, ato gjejnë zbatim në mënyrë më të ngutshme në kohën tonë, kur pornografia është një plagë e përhapur gjerësisht. Me cilat rreziqe dhe trysni që lidhen me pornografinë, mund të përballen anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj? Cilat parime të ungjillit dhe çfarë masash parandaluese mund t’i ndihmojnë ata që t’i mbajnë mendimet dhe veprimet e tyre të pastra?
Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, merreni parasysh të shqyrtoni pjesët “Argëtimi dhe Media” dhe “Pastërtia Seksuale” në broshurën Për Forcën e Rinisë ([2011], f. 11–13, 35–37) dhe Virtyti Duhet t’i Stolisë Mendimet e Tua (broshurë, 2006).
Mësoni së Bashku
Për të filluar një diskutim rreth pornografisë, ju mund t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 63:13–16 dhe të diskutojnë për ide nga këto vargje, që i ndihmojnë ata të kuptojnë pse pornografia është kaq e dëmshme. Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj që të kuptojnë se si t’i rezistojnë pornografisë, përdorni njërën ose më shumë nga veprimtaritë vijuese. Në përfundim të diskutimit tuaj, ju mund të ndiheni të nxitur të diskutoni se si mund t’i ndihmojë peshkopi ata që janë të përfshirë në pornografi (shih Për Forcën e Rinisë, f. 12, 37).
-
Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj mund të kenë pyetje rreth rezistencës ndaj pornografisë. Për t’i ndihmuar që të gjejnë përgjigje, ju mund t’i shkruani pyetjet vijuese në tabelë: Çfarë është pornografia? Përse është e dëmshme? Si mund të largohemi nga tundimi i pornografisë? Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të gjejnë përgjigje për dy pyetjet e para, kërkojuni të shqyrtojnë pjesën “Pornografi” në librin Të Vërtetë ndaj Besimit (faqe 125), “Argëtimi dhe Media” dhe “Pastërtia Seksuale” në broshurën Për Forcën e Rinisë (faqet 11–13, 35–37). Për t’i ndihmuar që të gjejnë përgjigje për pyetjen e tretë, kërkojuni të shqyrtojnë Zanafilla 39:1–12; Romakëve 12:21; 2 Timoteut 2:22; Alma 39:3–9; Moroni 10:30; Doktrina e Besëlidhje 27:15–18; 121:45–46. Ftojini të tregojnë përgjigjet që gjetën.
-
Për ta ndihmuar kuorumin ose klasën tuaj të zbulojë mënyra se si t’i rezistojë pornografisë, ju mund ta vini që të shqyrtojë mesazhin e Plakut Xhefri R. Holland “Jo Më Vend për Armikun e Shpirtit Tim” (Liahona, maj 2010, f. 44–46) dhe të Motrës Linda S. Rivs “Mbrojtja nga Pornografia – një Shtëpi e Përqendruar te Krishti” (Liahona, maj 2014, f. 15–17). Ata mund të përfytyrojnë sikur po bisedojnë me birin ose bijën e tyre të ardhshme rreth arsyes përse pornografia është kaq shkatërruese dhe se si ta shmangë atë. Çfarë informacioni do të tregonin ata nga mesazhet e konferencave që shqyrtuan? Ftojini të formojnë dyshe dhe të tregojnë përgjigjet që gjetën. Kërkojuni gjithashtu që të shkruajnë se çfarë do të bëjnë për ta shmangur pornografinë.
-
Ftojini ata të cilëve u jepni mësim, që të lexojnë te 1 Korintasve 10:13 dhe Alma 13:28. Pyetini se si mendojnë që lidhen këto shkrime të shenjta me sfidat tona për t’i rezistuar pornografisë sot. Ju gjithashtu mund t’u kërkoni të përfytyrojnë sikur kanë një shok/shoqe që ka pasur probleme me pornografinë dhe dëshiron të pendohet. Çfarë gjejnë ata te shkrimet e shenjta, nën pjesën “Burime Mbështetëse” dhe te faqet 1–4 të broshurës Virtyti Duhet t’i Stolisë Mendimet e Tua, që do ta ndihmonte shokun/shoqen e tyre? Çfarë mund ta ndihmojë shokun/shoqen e tyre të kuptojë se peshkopi mund ta ndihmojë atë? (Shih Për Forcën e Rinisë, f. 12, 37.)
Veproni me Besim
Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.
Burime Mbështetëse
-
Isaia 1:18; Mosia 4:2; Doktrina e Besëlidhje 58:42–43 (Ne mund të marrim falje nëse pendohemi)
-
1 Nefi 17:3; Mosia 24:14–15; Alma 26:12 (Perëndia do të na forcojë në përpjekjet tona për t’i zbatuar urdhërimet)
-
Pjesa “Individuals” [“Individët”] te faqja AddressingPornography.ChurchofJesusChrist.org
-
“Watch Your Step” [“Shikoni Hapin”], “To Look Upon” [“Të Vështrosh”], “Chastity: What Are the Limits?” [“Dëlirësia: Ku Janë Caqet?”] “Pornography Addiction: Is There Hope?” [“Varësia nga Pornografia: A Ka Shpresë?”] “Redeeming the Dead Redeemed Me” [“Shëlbimi i të Vdekurve më Shëlboi Mua”] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org