Doktrina e Besëlidhje 2021
23 Maj. Si e Marr Dhuratën e Frymës së Shenjtë? Doktrina e Besëlidhje 51–57


“23 Maj. Si e Marr Dhuratën e Frymës së Shenjtë? Doktrina e Besëlidhje 51–57”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“23 Maj. Si e Marr Dhuratën e Frymës së Shenjtë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

e re duke u veçuar

23 Maj

Si e Marr Dhuratën e Frymës së Shenjtë?

Doktrina e Besëlidhje 51–57

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Çfarë mund të bëjmë që të ndërtojmë unitet mes anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës? Për cilat synime do të donim të punonim së bashku?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë po bëjmë për ta përhapur ungjillin? Çfarë përvojash kemi pasur gjatë bërjes së punës në tempull dhe punës për historinë familjare?

  • Jeta jonë. Si e kemi parë dorën e Zotit në jetën tonë? Çfarë na ka frymëzuar në studimin tonë të shkrimeve të shenjta këtë javë?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Pasi pagëzohemi, mbajtësit e priftërisë na i vendosin duart mbi kokë për të na dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë. Anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës mund t’ju jetë kujtuar kjo kur studiuan seksionet te Doktrina e Besëlidhje 51–57 këtë javë. Sidoqoftë, marrja e Frymës së Shenjtë kërkon më shumë sesa këtë. Për ta marrë Frymën e Shenjtë si shoqëruesin tonë të vazhdueshëm, ne duhet ta dëshirojmë praninë e Tij, ta ftojmë Atë në jetën tonë dhe t’i zbatojmë me besnikëri urdhërimet. Çfarë bekimesh do të vijnë në jetën e atyre të cilëve u jepni mësim ndërkohë që kërkojnë ndikimin e Tij?

Për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për të dhënë mësim, ju mund të shqyrtoni pjesën “Dhurata e Frymës së Shenjtë” tek Të Vërtetë ndaj Besimit ([2005], f. 57–58) dhe mesazhin e Presidentit Henri B. Ajring “Të Keni Shpirtin e Tij me Ju” (Liahona, maj 2018, f. 86–89).

të rinj dhe të reja në klasë

Për të marrë udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë, ne duhet ta kërkojmë çdo ditë ndikimin e Tij.

Mësoni së Bashku

Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që ta kuptojnë më mirë dhuratën e Frymës së Shenjtë, ju mund të filloni duke biseduar rreth mënyrës se si jepet dhurata e Frymës së Shenjtë. Ata mund të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 52:10; 53:3; 55:1–3 dhe të diskutojnë për atë që mësojnë. Theksoni se mbajtësi i priftërisë nuk e jep Frymën e Shenjtë, por e fton anëtarin që ta marrë Frymën e Shenjtë. Cili është ndryshimi? Veprimtaritë më poshtë mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, që të kuptojnë më mirë se si ta marrin këtë dhuratë të jashtëzakonshme.

  • Ajo që bëri Lehi dhe familja e tij për t’u udhërrëfyer nga Liahona, është e ngjashme me atë që duhet të bëjmë ne për ta marrë ndikimin udhërrëfyes të Frymës së Shenjtë. Ju mund të paraqitni një figurë të Lehit dhe të Liahonës (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 68) dhe t’u kërkoni anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës që të tregojnë atë çfarë dinë rreth Liahonës. Më pas, ju mund ta ftoni gjysmën e tyre që të lexojë te 1 Nefi 16:14–29 dhe gjysmën tjetër që të lexojë te 1 Nefi 18:8–22, duke kërkuar mënyrat se si Liahona është e ngjashme me Frymën e Shenjtë. Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i familjes së Lehit që mund të na ndihmojë ta marrim më plotësisht Frymën e Shenjtë?

  • Secila pjesë te broshura Për Forcën e Rinisë përmban këshilla rreth të jetuarit të standardeve dhe urdhërimeve të Zotit. Të jetuarit e këtyre urdhërimeve e fton fuqinë e Frymës së Shenjtë në jetën tonë. Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që secili/secila të zgjedhë një nga pjesët te broshura Për Forcën e Rinisë, ta lexojë atë dhe të shenjojë gjërat që duhet ose nuk duhet të bëjë për ta ndihmuar që të marrë Frymën e Shenjtë. Më pas ata mund t’ia tregojnë atë që mësuan pjesës tjetër të kuorumit ose klasës. Ftojini të vendosin një synim që do t’i ndihmojë ta marrin më plotësisht Frymën e Shenjtë. Përse dëshirojmë që ta kemi Frymën e Shenjtë me vete? (Shih Gjoni 14:26–27; 15:26; 16:13; 2 Nefi 32:3.)

  • Në mesazhin e tij “Të Keni Shpirtin e Tij me Ju” (Liahona, maj 2018, f. 86–89), Presidenti Henri B. Ajring tha: “Shpresa ime sot është që ta shtoj dëshirën tuaj dhe aftësinë tuaj për ta marrë Frymën e Shenjtë” (faqe 86). Kërkojuni anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës që të lexojnë nëntë paragrafë të mesazhit të tij duke filluar nga “Përvojat e Profetit Jozef Smith” (faqe 88). Ftojini ata që të kërkojnë atë çfarë bëri Jozef Smithi për të marrë ndikimin e Frymës së Shenjtë. Ata mund të renditin në tabelë atë që gjejnë. Si të jetë e përshtatshme, ju mund t’i ftoni të tregojnë përvojat e tyre për marrjen e udhërrëfimit nga Fryma e Shenjtë. Çfarë po bënin ata në kohën e këtyre përvojave, të cilat çuan në marrjen e udhërrëfimit nga Fryma e Shenjtë? Edhe ju mund të tregoni një përvojë.

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Në përgatitje për shërbesën e Tij tokësore, Shpëtimtari “u drejtua nga Shpirti për në shkretëtirë” për të agjëruar, për t’u lutur dhe “për të qenë me Perëndinë” (Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Mateu 4:1 [ose në Biblën në anglisht Mateu 4:1, shënimi b në fund të faqes]). Mësimdhënie e fuqishme e ungjillit nuk do të thotë thjesht të përgatitim një mësim, por të përgatitim veten. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 12.)