Doktrina e Besëlidhje 2021
25 Korrik. Përse Duhet të Jem i/e Bindur ndaj Urdhërimeve të Perëndisë? Doktrina e Besëlidhje 81–83


“25 Korrik. Përse Duhet të Jem i/e Bindur ndaj Urdhërimeve të Perëndisë? Doktrina e Besëlidhje 81–83”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“25 Korrik. Përse Duhet të Jem i/e Bindur ndaj Urdhërimeve të Perëndisë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

të reja duke kënduar

25 Korrik

Përse Duhet të Jem i/e Bindur ndaj Urdhërimeve të Perëndisë?

Doktrina e Besëlidhje 81–83

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Çfarë mund të bëjmë që të ndërtojmë unitet mes anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës? Për cilat synime do të donim të punonim së bashku?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë po bëjmë për ta përhapur ungjillin? Çfarë përvojash kemi pasur gjatë bërjes së punës në tempull dhe punës për historinë familjare?

  • Jeta jonë. Si e kemi parë dorën e Zotit në jetën tonë? Çfarë na ka frymëzuar në studimin tonë të shkrimeve të shenjta këtë javë?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Me raste, ne mund të mendojmë se urdhërimet e Perëndisë i vënë cak lirisë sonë vetjake dhe e kufizojnë lirinë tonë për të zgjedhur. E vërteta është se urdhërimet e përmirësojnë lirinë tonë. Te Doktrina e Besëlidhje 82:8–10, ne mësojmë se urdhërimet na ndihmojnë ta kuptojmë vullnetin e Perëndisë dhe, kur ne u bindemi atyre, veprimet tona do të na “kthehe[n] për shpëtimin t[onë]”. Në fakt, kur ne i bindemi Perëndisë, Ai “lidhe[t]” për të na dhënë të gjitha bekimet që ka premtuar (vargjet 9–10). Si ju ka bekuar Ati Qiellor ndërsa i jeni bindur urdhërimeve të Tij? Për t’u përgatitur që të jepni mësim, ju mund të lexoni mesazhin e Plakut Dejll G. Renland “Të Mbushur me Bekime” (Liahona, maj 2019, f. 70–73) ose të përsiatni disa nga burimet tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta nën zërin “Bindje” (topics.ChurchofJesusChrist.org).

e re duke studiuar

Shembujt e shërbëtorëve besnikë të Perëndisë në të kaluarën mund të na frymëzojnë të jetojmë me besnikëri sot.

Mësoni së Bashku

Anëtarët e kuorumit tuaj ose anëtaret e klasës suaj mund të jenë duke hasur vështirësi për t’iu bindur disa prej urdhërimeve. Ndihma për ta kuptuar pse bindja është e rëndësishme mund t’i frymëzojë ata. Shkruajeni titullin e këtij përvijimi në tabelë dhe ftojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të tregojnë përgjigjet. Ju mund t’i vini që të kërkojnë ide shtesë te Doktrina e Besëlidhje 82:8–10, të cilat mund t’i kenë studiuar këtë javë. Pastaj përzgjidhni një ose më shumë nga veprimtaritë më poshtë për t’i ndihmuar që të kuptojnë më mirë se përse është gjithmonë e rëndësishme që t’i bindemi Perëndisë, edhe kur kjo është e vështirë.

  • Mund të jetë më e lehtë t’iu bindemi urdhërimeve kur i kuptojmë arsyet që qëndrojnë pas tyre. Për të mësuar pse Perëndia na jep urdhërime, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shqyrtojnë referencat e shkrimeve të shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse” (ose të tjera që ju mendoni). Si mund të na ndihmojnë këto shkrime të shenjta kur e kemi të vështirë që t’i bindemi një urdhërimi? Si pjesë e këtij diskutimi, ju mund të lexoni së bashku pjesën e titulluar “Së katërti, mos harroni ‘përse‑në’ e ungjillit” në mesazhin e Presidentit Diter F. Uhtdorf “Mosmëharro” (Liahona, nëntor 2011, f. 122).

  • Kur ata të cilëve u jepni mësim, e kuptojnë shembullin e përsosur të Shpëtimtarit për bindjen, ata mund të frymëzohen që t’i binden më plotësisht Perëndisë. Kur iu bind Jezu Krishti Atit të Tij, madje edhe në rrethana të vështira? (Shih Mateu 4:1–11; Lluka 22:39–44.) Shembuj të burrave dhe grave që ishin të bindur, mund të gjenden te Hebrenjve 11. Ndoshta kuorumi ose klasa juaj mund të zgjedhë një nga këto shembuj – ose të tjerë që i di, përfshirë në familjet e tyre – dhe të tregojë atë që e frymëzon nga këta njerëz. Përse zgjodhën ata që t’i bindeshin Zotit? Si na ndihmon Shpëtimtari kur zgjedhim të jemi të bindur?

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që t’i shohin urdhërimet si bekime dhe jo si barrë, ju mund të tregoni mësimet nga Plaku D. Tod Kristoferson të cilat gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse”. Ju mund të shfaqni ose të vizatoni një figurë të një shkalle dhe t’u kërkoni atyre të cilëve u jepni mësim, që ta etiketojnë secilën shkallëz me një urdhërim të cilin një i ri apo e re mund ta ketë të vështirë për ta kuptuar ose për t’iu bindur. Si mund ta ndihmojnë fjalët e Plakut Kristoferson dikë që has vështirësi për t’i zbatuar urdhërimet?

  • Disa materiale filmike që japin mësim për bindjen, mund të gjenden në faqen ChurchofJesusChrist.org dhe në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (shih “Burime Mbështetëse”). Ju mund t’i caktoni çdo anëtari të kuorumit ose anëtareje të klasës që të shikojë një nga këto materiale filmike përpara mbledhjes dhe të vijë i/e përgatitur për të treguar ato që mësoi për bindjen. Ndoshta kuorumi ose klasa mund të planifikojnë vetë materialin e tyre filmik rreth bindjes ndaj urdhërimeve të Perëndisë. Ata më pas mund të organizojnë një veprimtari për ta krijuar materialin filmik dhe për ta shpërndarë atë në mediat shoqërore.

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

  • 1 Nefi 17:3; Mosia 2:41; Doktrina e Besëlidhje 130:20–21 (Ne bekohemi nga bindja ndaj urdhërimeve)

  • Ligji i Përtërirë 10:12–13; Gjoni 14:15; 1 Gjon 5:1–3 (Ne u bindemi urdhërimeve sepse e duam Perëndinë)

  • Doktrina e Besëlidhje 93:20 (Bindja na lejon të marrim nga plotësia e Perëndisë)

  • Obedience [Bindja]”, në kapitullin 3 të Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] (2019), f. 75

  • Plaku D. Tod Kristoferson dha mësim: “Disa shohin vetëm sakrificën dhe kufizimet në bindjen ndaj urdhërimeve të besëlidhjes së re dhe të përjetshme, por ata që jetojnë përvojën – që e japin veten lirisht dhe pa rezerva ndaj një jete në besëlidhje – gjejnë më shumë liri dhe përmbushje. Kur me të vërtetë kuptojmë, ne kërkojmë më shumë urdhërime, jo më pak. Çdo ligj apo urdhërim i ri që mësojmë dhe jetojmë, është si një shkallë[z] apo hap më shumë në një shkallë, që na bën të mundur të ngjitemi lart e më lart. Me të vërtetë, jeta në ungjill është jeta e mirë” (“Fuqia e Besëlidhjeve”, Liahona, maj 2009, f. 23).

  • “The Sting of the Scorpion” [“Pickimi i Akrepit”], “Stay within the Lines” [“Qëndro brenda Vijave”], “A Secure Anchor” [“Një Spirancë e Sigurt”], “Shower of Heavenly Blessings” [“Breshëri Bekimesh Qiellore”], “Blessed and Happy Are Those Who Keep the Commandments of God” [“Të Bekuar dhe të Lumtur Janë Ata që i Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë”], materiale filmike, ChurchofJesusChrist.org

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari i ftoi dishepujt e Tij që të dëshmonin dhe, ndërsa dëshmuan, Shpirti ua preku zemrat. Ndërsa jepni mësim, ftojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të shprehin dëshmitë e tyre për rëndësinë e zbatimit të urdhërimeve.