“14 Nëntor. Përse Martesa e Përjetshme Është e Rëndësishme? Doktrina e Besëlidhje 129–132”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)
“14 Nëntor. Përse Martesa e Përjetshme Është e Rëndësishme?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021
14 Nëntor
Përse Martesa e Përjetshme Është e Rëndësishme?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):
-
Kuorumi ose klasa jonë. Kush ka nevojë për ndihmën dhe lutjet tona? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar? Kë duhet të ftojmë në një aktivitet të ardhshëm?
-
Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë detyrash kemi përmbushur? Çfarë detyrash nevojitet të caktojmë? Si i kemi ftuar të tjerët të vijnë te Krishti dhe si mund të ftojmë të tjerë tani?
-
Jeta jonë. Çfarë përvojash të kohëve të fundit i kanë forcuar dëshmitë tona? Çfarë po ndodh në jetën tonë dhe si mund ta përkrahim njëri‑tjetrin?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Ndërsa anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj fitojnë një dëshmi për martesën në tempull ndërkohë që janë të rinj, ata kanë më shumë të ngjarë ta dëshirojnë dhe të përgatiten për këtë bekim të madh. Në planin e lumturisë së Atit tonë Qiellor, besëlidhja e përjetshme e martesës është thelbësore për ekzaltim (shih Doktrina e Besëlidhje 131:1–4). Por martesa në tempull nuk ka të bëjë vetëm me atë që do të marrim në jetën tjetër – ajo mund të sjellë bekime të mëdha edhe në këtë jetë. Për shembull, besëlidhjet e shenjta me Perëndinë mund të ndikojnë në mënyrën se si bashkëshorti dhe bashkëshortja e shikojnë marrëdhënien e tyre me njëri‑tjetrin. Dhe një burrë e një grua që janë vulosur me njëri‑tjetrin për kohën dhe gjithë përjetësinë, kanë sigurinë se për shkak të Jezu Krishtit, marrëdhënia e tyre do të vazhdojë përgjithmonë, nëse janë të vërtetë ndaj besëlidhjeve të tyre.
Si mund t’i ndihmoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj që të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’u vulosur në tempull? Për tʼu përgatitur që të jepni mësim rreth martesës në tempull, ju mund të hulumtoni artikullin “About a Temple Sealing” [“Rreth një Vulosjeje në Tempull”] në temples.ChurchofJesusChrist.org ose lexoni “Martesë” tek Të Vërtetë ndaj Besimit ([2005], f. 84–88).
Mësoni së Bashku
Për t’u dhënë anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës një mundësi për të treguar atë që kanë studiuar te shkrimet e shenjta këtë javë, ju mund të shkruani në tabelë një pyetje të tillë si: Pse është e rëndësishme martesa e përjetshme në tempullin e Perëndisë? Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës më pas mund të gjejnë referencën për një varg që lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 129–132, e cila mund të ndihmojë për t’i dhënë përgjigje pyetjes dhe ta shkruajnë referencën pranë pyetjes. (Nëse është e dobishme, ju mund t’i drejtoni ata te Doktrina e Besëlidhje 131:1–4; 132:13–19.) Lexojini së bashku disa nga referencat dhe diskutoni se çfarë na mësojnë ato. Ju mund të përdorni cilëndo nga veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar të rinjtë e të rejat që ta kuptojnë më mirë rëndësinë e martesës në tempull.
-
Për shkak se martesa e përjetshme është unike për ungjillin e rivendosur, ata të cilëve u jepni mësim, mund të kenë mundësi t’ua shpjegojnë atë njerëzve që nuk e njohin. Për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që ta bëjnë këtë, ju mund t’i ftoni të përfytyrojnë sikur kanë një shok/shoqe i cili/e cila e pyet veten pse shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se të martohesh në tempull është kaq e rëndësishme. Kërkojuni të lexojnë shkrimet e shenjta te “Burime Mbështetëse”, dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org) ose faqet 84–88 tek Të Vërtetë ndaj Besimit. Ata mund të kërkojnë fjalë, fraza dhe ide të cilat mund të përfshihen në një letër drejtuar shokut/shoqes së tyre për t’i shpjeguar rëndësinë e martesës në tempull. Ata mund të shohin gjithashtu “Why Is Marriage Sacred to Heavenly Father? [“Përse Martesa Është e Shenjtë për Atin Qiellor?”] nga “Face to Face with Elder and Sister Renlund” [“Ballë për Ballë me Plakun dhe Motrën Renland”] ([transmetim mbarëbotëror për rininë, 5 gusht 2017], FacetoFace.ChurchofJesusChrist.org). Mund t’u jepni kohë për të shkruar një letër dhe më pas t’i ftoni të tregojnë atë që shkruan.
-
Të parit e një shembulli të një martese besnike mund t’i frymëzojë ata të cilëve u jepni mësim, që ta kërkojnë vetë këtë bekim. Një mënyrë se si ta bëni këtë është që të shqyrtoni pjesë nga mesazhi i Plakut L. Uitni Klejton “Martesa: Shikoni dhe Mësoni” (Liahona, maj 2013, f. 83–85). Çfarë mësojnë nga ky mesazh anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth mënyrës se si të ndërtojnë një martesë të lumtur e të përjetshme? Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shqyrtojnë gjithashtu idetë te pjesa “Arritja e një Martese të Lumtur” tek Të Vërtetë ndaj Besimit (faqet 86–88). Ata mund të shohin gjithashtu “How Did Elder and Sister Bednar Meet?” [“Si u Takuan Plaku dhe Motra Bednar”] nga “Face to Face with Elder and Sister Bednar [“Ballë për Ballë me Plakun dhe Motrën Bednar”] ([transmetim mbarëbotëror për rininë, 12 maj 2015], FacetoFace.ChurchofJesusChrist.org).
-
Kërkojuni anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës të mendojnë për disa nga gjërat që mund t’i mbajnë larg nga vulosja në tempull. Çfarë mund të bëjmë tani që t’i mposhtim këto gjëra? Më pas ata mund të shqyrtojnë “Eternal Marriage [Martesa e Përjetshme]” në kapitullin 3 të Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] ([2019], f. 89), për të gjetur parime dhe zakone që çojnë drejt martesave dhe familjeve të lumtura. Ata mund të renditin disa nga gjërat që mund të bëjnë tani për t’u përgatitur për një martesë të përjetshme. Cili është roli i Shpëtimtarit për të na ndihmuar që të përgatitemi për një martesë të përjetshme dhe ta arrijmë atë?
Veproni me Besim
Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.
Burime Mbështetëse
-
Doktrina e Besëlidhje 49:16–17; 131:1–4; 132:13–19 (Martesa e përjetshme është thelbësore në planin e Perëndisë)
-
Shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Martesë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.
-
“What Is a Temple Wedding Like?” [“Si Është një Martesë në Tempull?”] (material filmik), temples.ChurchofJesusChrist.org
-
Plaku D. Tod Kristoferson tha: “T’i shpallim të vërtetat themel[ore] që lidhen me martesën e familjen, nuk do të thotë që nuk i vlerësojmë ose i pakësojmë sakrificat dhe sukseset e atyre për të cilët gjendja ideale nuk është një realitet i tanishëm. … Shumë prej asaj që është e mirë, shumë prej asaj që është thelbësore – madje nganjëherë gjithçka që është e nevojshme për tani – mund të arrihet edhe në rrethana më pak nga idealet. … Me vetëbesim ne dëshmojmë se Shlyerja e Jezu Krishtit e ka paraprirë dhe, më së fundi, do ta dëmshpërblejë gjithë mungesën e mundësive dhe humbjen për ata që kthehen tek Ai” (“Përse Martesa, Përse Familja”, Liahona, maj 2015, f. 52).