“27 Shkurt. Përse Martesa e Përjetshme Është e Rëndësishme? Zanafilla 24–27”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)
“27 Shkurt. Përse Martesa e Përjetshme Është e Rëndësishme?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022
27 Shkurt
Përse Martesa e Përjetshme Është e Rëndësishme?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.
-
Jetojeni ungjillin. Çfarë temash ka diskutuar peshkopata në mbledhjet e këshillit të lagjes sonë për rininë? Çfarë mund të bëjmë si klasë ose kuorum bazuar në ato diskutime?
-
Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Si mund t’i ndihmojmë njerëzit në mënyra të ngjashme me të Krishtit kur shohim një nevojë dhe nuk dimë se çfarë të themi?
-
Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Çfarë kemi gjetur tek ungjilli i Jezu Krishtit që na sjell gëzim? Si mund ta përhapim atë gëzim tek të tjerët?
-
Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë po bëjmë për të gjetur emrat e paraardhësve tanë që kanë nevojë për ordinancat e tempullit? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar të tjerët të gjejnë emrat e paraardhësve të tyre?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Kur erdhi koha që Isaku të martohej, Abrahami i kërkoi shërbëtorit të tij të gjente një grua për Isakun. Abrahami dhe Isaku donin të gjenin një grua për vetë Isakun që të mund të bënte dhe të mbante besëlidhjet me Zotin dhe t’ua mësonte ato fëmijëve të saj. Rebeka ishte një grua besnike e cila hyri në besëlidhjen e martesës me Isakun. Ndërsa shkrimet e shenjta e bëjnë të qartë se martesa ka rëndësi të madhe për Perëndinë, mësimet e Perëndisë rreth martesës po sfidohen në kohën tonë. Por profetët e Tij kanë shpallur se martesa “shugurohet nga Perëndia” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Është e rëndësishme që ata të cilëve u jepni mësim, t’i kuptojnë të vërtetat e përjetshme rreth martesës. Bërja e kësaj do t’i ndihmojë ata të përgatiten dhe të dëshmojnë për këtë pjesë të rëndësishme të planit të Atit tonë Qiellor.
Si ndihen të rinjtë dhe të rejat të cilave u jepni mësim, rreth martesës së përjetshme? Si mund t’i ndihmoni ata të marrin parasysh arsyen përse martesa e përjetshme është thelbësore në planin e Atit Qiellor? Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, ju mund të shqyrtoni mesazhin e Plakut D. Tod Kristoferson “Përse Martesa, Përse Familja” (Liahona, maj 2015, f. 50–53). Ju gjithashtu mund të shqyrtoni dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org).
Mësoni së Bashku
Të rinjtë dhe të rejat të cilave u jepni mësim, mund të kenë përsiatur mbi rëndësinë e martesës ndërsa lexuan këtë javë kapitujt Zanafilla 24–27. Ftojini ata të shqyrtojnë kapitullin Zanafilla 24. Kërkojuni atyre të thonë vargje ku tregohet se martesa ishte e rëndësishme për njerëzit që përshkruhen në këtë kapitull. Ftojini ata të marrin parasysh arsyen përse martesa e përjetshme është thelbësore në planin e Perëndisë. Veprimtaritë më poshtë mund t’i ndihmojnë ata ta kuptojnë më mirë rëndësinë e martesës.
-
Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj mund të kenë mundësi të shpjegojnë se përse martesa është e rëndësishme për ta. Ftojini ata të përfytyrojnë sikur kanë një mik ose mikeshë që beson se martesa është e dalë mode dhe e panevojshme. Ata mund t’i shkruajnë një pusullë këtij miku ose kësaj mikeshe për t’i shpjeguar rëndësinë e martesës në planin e Atit Qiellor. Nxitini ata të përfshijnë të vërtetat që gjejnë te dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Ata gjithashtu mund të përdorin shkrimet e shenjta që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse” ose te “Martesë, Martoj” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Ftojini ata t’ia tregojnë klasës [ose kuorumit] atë që shkruan.
-
Për të filluar një diskutim rreth rëndësisë së martesës, shkruani në tabelë Përse martesa e përjetshme është e rëndësishme? Jepuni të rinjve dhe të rejave disa minuta për të shkruar përgjigjet për pyetjen. Më pas ftojini ata të tregojnë përgjigjet e tyre. Ata mund të kërkojnë përgjigje shtesë te mesazhi i Plakut D. Tod Kristoferson “Përse Martesa, Përse Familja” (Liahona, maj 2015, f. 50–53). Ata gjithashtu mund të shohin materialin filmik “Why Is Marriage Sacred to Heavenly Father?” [“Përse Martesa Është e Shenjtë për Atin Qiellor?”] nga “Face to Face with Elder and Sister Renlund” [“Ballë për Ballë me Plakun dhe Motrën Renland”] (ChurchofJesusChrist.org). Ftojini ata të japin dëshmitë e tyre se përse martesa është e rëndësishme.
-
Ndërsa i pranojmë mësimet e Perëndisë rreth martesës dhe përpiqemi fort për t’i jetuar ato, ne marrim shumë bekime. Por disa njerëz – përfshirë ata që po bëjnë më të mirën e tyre për ta jetuar ungjillin – përballen me sfida gjatë krijimit të martesave të lumtura e të përjetshme. Ju mund t’u kërkoni të rinjve dhe të rejave të flasin rreth disa prej atyre sfidave. Çfarë mund të bëjmë tani për t’u përgatitur për të tilla sfida? Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata të lexojnë dy pjesët e fundit të mesazhit të Plakut Nil L. Andersen “Syri i Besimit” (Liahona, maj 2019, f. 34–38). Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj mund të diskutojnë për shembuj që kanë parë në jetën e tyre ose histori të tyre familjare, të njerëzve që u përballën me besim me sfida si ato që përmendi Plaku Andersen. Si mund t’i ndihmojë Shpëtimtari të gjithë ata që përballen me sfida ndërsa kërkojnë bekimet e një martese të përjetshme?
Veproni me Besim
Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.
Burime Mbështetëse
-
Doktrina e Besëlidhje 49:16–17 (Martesa ndihmon në përmbushjen e qëllimit të Krijimit)
-
Doktrina e Besëlidhje 131:1–4; 132:15–21 (Martesa e përjetshme kërkohet për ekzaltimin)
-
“Renaissance of Marriage” [“Rilindja e Martesës”], “How Did Elder and Sister Bednar Meet?” [“Si u Takuan Plaku dhe Motra Bednar?”] nga “Face to Face with Elder and Sister Bednar” [“Ballë për Ballë me Plakun dhe Motrën Bednar”] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org