Dhiata e Vjetër 2022
12 Qershor. Si e Dëgjoj Zërin e Zotit? Ruthit; 1 Samuelit 1–3


“12 Qershor. Si e Dëgjoj Zërin e Zotit? Ruthit; 1 Samuelit 1–3”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“12 Qershor. Si e Dëgjoj Zërin e Zotit?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

familje duke studiuar shkrimet e shenjta

12 Qershor

Si e Dëgjoj Zërin e Zotit?

Ruthit; 1 Samuelit 1–3

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Cilat përvoja të kohëve të fundit i kanë forcuar dëshmitë tona?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka nevojë për ndihmën dhe lutjet tona? Çfarë ndihemi të nxitur të bëjmë për t’i ndihmuar ata?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund të jemi një dritë për pjesëtarët e familjes ose miqtë që nuk kanë të njëjtat bindje si ne?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund të tregojmë më shumë dashuri dhe përkrahje për familjet tona dhe të sjellim një ndryshim për mirë në shtëpitë tona?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Shumë anëtare të klasës ose anëtarë të kuorumit tuaj mund të jenë në gjendje të gjejnë ngjashmëri me djaloshin Samuel. Kur Zoti i foli atij, Samueli nuk kishte ende përvojë të mjaftueshme me zbulesën sa ta dallonte zërin e Zotit. Këshilluesi i Samuelit, Eli, ishte në gjendje ta ndihmonte Samuelin të mësonte që ta dallonte këtë zë. Ashtu si Eli, ju keni mundësinë për t’u dëshmuar atyre që u jepni mësim, se Zoti dëshiron t’u flasë atyre. Ju mund t’i ndihmoni ata të mësojnë ta dallojnë zërin e Zotit, ashtu siç edhe ju po mësoni ta dëgjoni Atë. Së bashku, ju mund të studioni se çfarë kanë dhënë mësim profetët e Tij rreth zbulesës vetjake. Dhe ju mund të mësoni t’i thoni Zotit, siç bëri Samueli: “Folë, sepse shërbëtori yt të dëgjon” (1 Samuelit 3:10).

Përveç leximit të 1 Samuelit 3 këtë javë, ju mund të përgatiteni që të jepni mësim duke lexuar mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Dëgjojeni Atë” (Liahona, maj 2020, f. 88–92).

i ri duke studiuar shkrimet e shenjta

Presidenti Rasëll M. Nelson na ka kërkuar ta “rrit[im] aftësinë [tonë] shpirtërore për të marrë zbulesë”.

Mësoni së Bashku

Për t’i përgatitur ata të cilëve u jepni mësim për diskutimin sot, merrni parasysh t’u kërkoni atyre të shqyrtojnë vargjet te 1 Samuelit 3:1–14. Ftojini ata të tregojnë se çfarë mësojnë nga ky rrëfim rreth dëgjimit të zërit të Zotit. Cilat janë disa mënyra të tjera se si Zoti komunikon me ne? Veprimtaritë në vijim mund t’i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për zbulesën vetjake.

  • Këtu është një mënyrë për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë më mirë se si të marrin zbulesë. Ju mund t’i shkruani në tabelë referencat nga shkrimet e shenjta të sugjeruara te pjesa “Burimet Mbështetëse” (ose të tjera që dini). Ftojini të rinjtë dhe të rejat ta lexojnë çdo shkrim të shenjtë. Më pas ata mund të shkruajnë në tabelë në krah të çdo reference, atë që ai shkrim i shenjtë na mëson rreth marrjes së zbulesës vetjake. Ftojini ata të tregojnë përvojat që kanë pasur me kërkimin dhe marrjen e zbulesës. Si të jetë e përshtatshme, tregoni vetë përvojat tuaja.

  • Ne marrim bekime të mëdha kur mësojmë ta dëgjojmë zërin e Zotit. Ju mund të filloni një diskutim rreth kësaj duke u kërkuar të rinjve dhe të rejave të tregojnë arsyet përse ata ose ato mund të kenë nevojë për zbulesë. Më pas kërkojuni atyre të shqyrtojnë mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Dëgjojeni Atë”. Ftojini ata të kërkojnë këshilla që i ndihmojnë të kuptojnë se si ta dëgjojnë zërin e Zotit. Ju gjithashtu mund të shfaqni një ose më shumë materiale filmike nga koleksioni “Dëgjoje Atë” (ChurchofJesusChrist.org/media). Përse është kaq e rëndësishme që ne të mësojmë ta dëgjojmë zërin e Zotit? Nxitini të rinjtë dhe të rejat ta shënojnë atë që mësojnë në ditarët e tyre ose në copa letre për t’i shfaqur në shtëpitë e tyre.

  • Të rinjtë dhe të rejat të cilave u jepni mësim, mund të kenë pyetur veten se si ta dinë se kur Fryma e Shenjtë po u flet atyre. Merrni parasysh të shfaqni materialet filmike “How Can I Tell the Difference between the Holy Ghost and My Emotions?” [“Si Mund ta Dalloj Ndryshimin Midis Frymës së Shenjtë dhe Emocioneve të Mia?”] dhe “How Can I Feel the Holy Ghost More Often?” [“Si Mund ta Ndiej Frymën e Shenjtë më Shpesh?”] nga “Face to Face with President Eyring and Elder Holland” [“Ballë për Ballë me Presidentin Ajring dhe Plakun Holland”] (ChurchofJesusChrist.org). Çfarë mësojmë nga këto materiale filmike rreth dallimit midis nxitjeve të Shpirtit dhe mendimeve tona? Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të tregojnë se si do t’i përgjigjeshin një miku ose mikeshe që ka pyetje të ngjashme me ato të diskutuara në këto materiale filmike.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse