“26 Mars. Si Mund të Punojnë Të Rejat dhe Të Rinjtë së Bashku për të Ndihmuar të Ndërtohet Mbretëria e Perëndisë? Mateu 13; Lluka 8; 13”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)
“26 Mars. Si Mund të Punojnë Të Rejat dhe Të Rinjtë së Bashku për të Ndihmuar të Ndërtohet Mbretëria e Perëndisë?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023
26 Mars
Si Mund të Punojnë Të Rejat dhe Të Rinjtë së Bashku për të Ndihmuar të Ndërtohet Mbretëria e Perëndisë?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.
-
Jetojeni ungjillin. Si po gjejmë gëzim duke ndjekur Jezu Krishtin?
-
Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka nevojë për ndihmën tonë në lagjen e Kishës ose komunitetin tonë? Si mund t’i ndihmojmë ata?
-
Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin që të përgatitemi për shërbim misionar?
-
Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund të kontribuojmë në përpjekjet e lagjes sonë për të bërë punë për historinë familjare dhe punë në tempull?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Me një seri shëmbëlltyrash që gjenden te Mateu 13, Shpëtimtari dha mësim të vërteta të rëndësishme për mbretërinë e Perëndisë dhe rritjen e saj të jashtëzakonshme në kohën tonë. Në dy nga këto shëmbëlltyra, diçka e vogël dhe e thjeshtë solli diçka të madhe. Dhe ishin veprimet e një biri ose bije të Perëndisë që ndihmuan të ndodhte mrekullia. Një farë e vockël sinapi rritet e bëhet një pemë aq e madhe sa zogjtë “gjejnë strehë në degët e saj” kur “e merr një njeri dhe e mbjell në arën e vet” (Mateu 13:31–32). Dhe një sasi e vogël majaje bën që të vijë një sasi e madhe brumi kur “e merr një grua dhe zë brumë me tri masa miell” (Mateu 13:33). Mbretëria e Perëndisë në kohën tonë rritet dhe përhapet sepse shenjtorët e Tij – përfshirë të rinjtë dhe të rejat – punojnë së bashku me Të për ta ndërtuar atë.
Përveç leximit të kapitujve te Mateu 13 dhe Lluka 8; 13 këtë javë, merrni parasysh të lexoni mesazhin e Presidentit M. Rasëll Ballard “Men and Women in the Work of the Lord” [“Burrat dhe Gratë në Punën e Zotit”] (New Era, prill 2014, f. 2–5) dhe mesazhin e Presidentes Xhin B. Bingham “Të Bashkuar në Përmbushjen e Punës së Perëndisë” (Liahona, maj 2020, f. 60–63).
Mësoni së Bashku
Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të cilëve u jepni mësim, të përfytyrojnë shëmbëlltyrat te Mateu 13, merrni parasysh të paraqitni figurat e një fare sinapi, majasë (si tharmi), një margaritari dhe një rrjete peshkimi. Të rinjtë dhe të rejat mund të shqyrtojnë vargjet te Mateu 13:31–33, 45–48 dhe tregojnë se çfarë mësojnë nga secila këto shëmbëlltyra për mbretërinë e qiellit. Si mund t’i zbatojmë mesazhet e këtyre shëmbëlltyrave në vetë jetën tonë? Çfarë po bëjmë për ta ndihmuar Zotin të ndërtojë mbretërinë e Tij? Këtu janë disa veprimtari që mund të ndihmojnë për diskutimin.
-
Përpara mbledhjes, ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të mësojnë për gratë dhe burrat që janë ose ishin shembullorë për të ndihmuar të ndërtohet mbretëria e Perëndisë. Këta njerëz mund të jenë nga shkrimet e shenjta (shih “Burime Mbështetëse”), nga historia e Kishës ose nga vetë jeta e tyre. Kërkojuni të rinjve dhe të rejave të tregojnë atë që mësuan. Në çfarë mënyrash e kanë ndihmuar këta njerëz Zotin të ndërtojë mbretërinë e Tij? Si mund t’i ndjekim shembujt e tyre?
-
Nëse u jepni mësim të rinjve, ftojini ata të shqyrtojnë mesazhin e Presidentes Boni L. Oskarson “Të Rejat në Punë” (Liahona, maj 2018, f. 36–38) dhe të kërkojnë e tregojnë mënyra se si të rejat kontribuojnë në punën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Të rejat mund të bëjnë një kërkim të ngjashëm te mesazhi i Vëllait Daglas D. Holms “Çfarë Ka Nevojë të Kuptojë Çdo Mbajtës i Priftërisë Aarone” (Liahona, maj 2018, f. 50–53). Si janë të ngjashme përgjegjësitë e të rejave dhe të të rinjve? Si mund të punojmë më mirë së bashku ndërsa bëjmë punën e Perëndisë?
-
Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të kuptojnë se si gratë dhe burrat punojnë së bashku për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë, ju mund të shkruani në tabelë pyetje si këto: “Pse Perëndia ka nevojë që gratë dhe burrat të punojnë së bashku për të ndihmuar në ndërtimin e mbretërisë së Tij? Si mund të punojnë më mirë së bashku presidencat e klasave dhe të kuorumeve?” Të rinjtë dhe të rejat mund të shqyrtojnë pjesë të mesazhit të Presidentit M. Rasëll Ballard “Men and Women in the Work of the Lord” [“Burrat dhe Gratë në Punën e Zotit”] ose mesazhin e Presidentes Xhin B. Bingham “Të Bashkuar në Përmbushjen e Punës së Perëndisë”, në veçanti pjesën që fillon me pyetjen: “Pra, çfarë do të thotë kjo për ju dhe mua?” Të rinjtë dhe të rejat mund t’i japin përgjigjet që gjejnë për pyetjet.
-
Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të kuptojnë se si ata mund të ndihmojnë të ndërtohet mbretëria e Perëndisë, merrni parasysh të shfaqni një ose më shumë nga materialet filmike “We Are Strong Together” [“Ne Jemi të Fortë së Bashku”], “A Promise for the Lord’s Battalion” [“Një Premtim për Batalionin e Zotit”] dhe “Youth Responsibility in the Work of Salvation” [“Përgjegjësia e Të Rinjve dhe Të Rejave në Punën e Shpëtimit”] (ChurchofJesusChrist.org). Çfarë po bëjmë ne në shtëpitë tona, lagjen tonë dhe komunitetin tonë për të ndihmuar për punën e Perëndisë? Merrni parasysh t’i kërkoni presidentes së klasës ose presidentit të kuorumit të sjellë në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë çështjet e diskutuara që janë të përshtatshme për t’u treguar. Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të japin ide për mënyrën se si mund të ndihmojnë për çështjet.
Veproni me Besim
Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.
Burime Mbështetëse
-
Lluka 2:21–38 (Simeoni dhe Ana); Veprat e Apostujve 9:36–41 (Tabitha ose Gazela); Mosia 18:1–17 (Alma); Mosia 28:1–3 (bijtë e Mosias); Alma 8:18–27 (Amuleku); Alma 19:15–17 (Abishi); Doktrina e Besëlidhje 25:5–8 (Ema Smithi); Moisiu 5:10–12 (Adami dhe Eva)